Saturday, December 28, 2024

Raporti EIR: Islamofobia, rritje shqetësuese në Kosovë

Përmbledhje e shkurtër e Raportit Evropian të Islamofobisë për Kosovën

Islamofobia mbetet një çështje e zakonshme dhe konsistente në Kosovë, një vend me shumicë muslimane në Evropë, theksohet në Raportin Evropian të Islamofobisë në kapitullin për Kosovën me autor Shan Karemanin dhe Jeta “Jetim” Lubotenin. Ne 2023 ka pas rritje shqetësuese në amplifikimin dhe përhapjen e racizmit anti-Musliman, kryesisht në platformat e mediave sociale si Facebook. Mediat sociale jo vetëm që bënë të mundur shpërndarjen e narrativave raciste, por gjithashtu shërbyen si një djep i teorive konspirative anti-muslimane, të promovuara shpesh përmes diskurseve akademike të Kosovës.

Dalja e “Lëvizjes së Deçanit”, e cila avokonte për braktisjen vullnetare të besimit Islam, futi një dimension të ri në Islamofobinë e brendshme të Kosovës. Duke instrumentalizuar mediat sociale si një mjet parësor, lëvizja mori vëmendjen duke e kornizuar refuzimin e Islamit si një rrugë jo vetem për përqafimin e Katolicizmit, por edhe për integrimin me Evropë.

Faqja në Facebook për Lëvizjen e Deçanit ka ngarkuar deklaratën e lëvizjes si foto kopertinë. Ndër të tjera, në deklaratë thuhet: “Deklarata unanime ishte se ‘Tash e tutje ne nuk jemi muslimanë’. Kjo deklaratë u dha njëzëri nga ky grup prej rreth 70 pjesëmarrësish. Deklarimi që në fillim është bërë me emra dhe mbiemra personalë. Kishte ide se feja e shqiptarëve ishte shqiptaria, se shqiptarët ishin ilirë etj. Kishte mesazhe mbështetëse nga shqiptarët e diasporës (të atyre që ishin të pranishëm), dhe kishte vullnet për të mbështetur iniciativën, për të shkuar direkt në Katolicizmi, deri në rrënjët e hershme, përkatësisht, në identitetin dhe kulturën evropiane”. 20 tetor 2023.

Për më tepër, Kosova vazhdon të përballet me sfida të vazhdueshme ligjore lidhur me lirinë fetare, siç shihet në incidentet në qytete si Gjakovë, Shtimë dhe Pejë, ku vajza muslimane u përjashtuan nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë. Shumica e tyre janë lejuar te rikthehen në shkollë me pression, që evidenton nje permirësim në situate me kalimin e kohës. Sidoqoftë, këto raste zbulojnë natyrën gjinore të politikave të tilla dhe nxjerrin në pah luftën e vazhdueshme për shprehje fetare brenda mjediseve arsimore.

Peizazhi politik i Kosovës u shfaq gjithashtu dukshëm në vitin 2023, me liderët që u rreshtuan publikisht me Izraelin dhe vendet perëndimore pro-Izraelite gjatë gjenocidit të Gazës, ndërsa qëndruan të heshtur ndaj mizorive të kryera kundër civilëve Palestinezë. Ironia qëndron në faktin se populli i Kosovës e përjetoi gjenocidin e vet 25 vjet më parë, duke e bërë veçanërisht dëshpëruese këtë mungesë solidariteti nga strukturat shtetërore të Kosovës.

Postimi i kryeministrit Albin Kurti në Twitter ku shpreh solidaritetin me Izraelin, X, 9 tetor 2023.

Në Kosovë, numrat nuk thonë gjithçka. Statusi i saj si vend me shumicë muslimane në letër nuk përkthehet në një pozitë të privilegjuar të Islamit si forcë reale apo diskursive në shoqëri. Përkundrazi, në pothuajse të gjitha fushat e theksuara më lart – media, qeveri, punësim, etj. – muslimanët praktikues në Kosovë shpesh gjenden në një pozitë mbrojtëse. Argumentet islamofobe mund të artikulohen lehtësisht, pasi ato përputhen me aspiratat e lakmuara euroatlantike dhe me trashëgiminë e ideologjive komuniste jugosllave. Këto ide përbëjnë shpesh qëndrimin e paracaktuar në shumë sfera të shoqërisë, organizatave dhe institucioneve.

Megjithatë, në sferën private, shumë njerëz identifikohen fort me Islamin dhe marrin pjesë në tradita të pasura e shekullore, ku shpesh është e vështirë të dallohet ku përfundon kultura dhe ku fillon feja. Kjo sfidon idenë se Islami është në thelb i huaj për Kosovën dhe, në një kuptim më të gjerë, për Evropën.

Sa i përket rekomandimeve për politika, raportet e mëparshme kanë theksuar nevojën për përmirësimin e mbledhjes së të dhënave statistikore dhe miratimin e masave ligjore që sigurojnë lirinë fetare, veçanërisht për gratë dhe vajzat muslimane që dëshirojnë të vishen sipas bindjeve të tyre. Ky raport e mbështet këtë qëndrim, duke theksuar se, edhe pas pesëmbëdhjetë vitesh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, qeveria ka bërë pak ose aspak përparim në këtë drejtim. Megjithatë, janë intensifikuar përpjekjet për të kundërshtuar ndalimet dhe për të kthyer vajzat në shkollë, ndonëse me pak mbështetje nga institucionet shtetërore.

Një tjetër rekomandim është që politikanët kosovarë duhet të rishikojnë seriozisht mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për Izraelin dhe politikat e tij gjenocidale. Në të kundërt, ata rrezikojnë që përvojat e Kosovës me gjenocidin të reduktohen në thjesht një pikë të zbrazët diskutimi gjeopolitik.

Në përgjithësi, mbetet për t’u parë se cilin drejtim do të marrin qeveria dhe sektorët shoqërorë të Kosovës lidhur me Islamin, sidomos në një kohë kur pozita ndërkombëtare e vendit bëhet gjithnjë e më e pasigurt.

Reportin e plotë në anglisht mund ta lexoni këtu.

Observer.al

Të ngjashme
Related

Raporti EIR 2023: Panoramë e zymtë e Islamofobisë në Evropë

EIR 2023 paraqet një panoramë të zymtë të gjendjes së Islamofobisë në Evropë, duke theksuar dështimet sistematike për të luftuar racizmin anti-musliman.

Raporti i Islamofobisë Evropë: Diskriminimi ndaj muslimanëve në rritje, kërkohen masa urgjente

Raporti Evropian i Islamofobisë 2023 zbulon se diskriminimi dhe krimet e urrejtjes ndaj muslimanëve janë në rritje në Evropë, duke theksuar nevojën për veprime urgjente për të adresuar këto çështje.

Pse janë kaq të tërbuar islamofobët në Kosovë?  

Islamofobët i riprodhojnë paragjykimet mesjetare në diskursin modern dhe i paraqesin si argumente dhe paradigma me të cilat synojnë krijimin e një vetëdije dhe opinioni refuzues të Islamit.

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.
Verified by MonsterInsights