Thursday, November 21, 2024

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Në librin e sapobotuar "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" (redaktuar nga Profesor Sahar F. Aziz dhe Profesor John L. Esposito), një grup studiuesish dhe ekspertësh ndërkombëtarë shqyrtojnë përhapjen alarmante të Islamofobisë sot, veçanërisht mënyrën se si njerëzit në pushtet shfrytëzojnë pakënaqësinë publike duke përdorur retorikën përçarëse “ne kundër atyre”, duke çuar në sulme gjithnjë e më të ashpra ndaj të drejtave dhe lirive të muslimanëve në mbarë botën.

Kanë kaluar 22 vjet që kur ish-Presidenti George W. Bush nisi “Luftën kundër Terrorit” në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit. Në dekadat që pasuan, ky konflikt pa kufij dhe i papërcaktuar ka marrë miliona jetë, ka zhvendosur dhjetëra miliona njerëz, dhe ka kushtuar miliarda dollarë. Kjo luftë ka nxitur po ashtu rritjen dhe normalizimin e Islamofobisë, të cilën Bridge Initiative e përkufizon si një frikë dhe armiqësi e fortë ndaj Islamit dhe muslimanëve, e cila shpesh manifestohet nëpërmjet gjuhës së urrejtjes, krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit social e politik. Në dy dekadat e fundit, Islamofobia ka hedhur rrënjë në institucionet dhe strukturat e shoqërive në mbarë botën. Ky normalizim ka ndikuar edhe në rritjen e populizmit të ekstremit të djathtë, veçanërisht rreth vitit 2015, kur fushata presidenciale e Donald Trumpit dhe zgjedhja e tij përforcuan një axhendë anti-muslimane nga zyra më e lartë e superfuqisë botërore.

Në librin e sapobotuar Islamofobia globale dhe ngritja e populizmit” (redaktuar nga Profesor Sahar F. Aziz dhe Profesor John L. Esposito), një grup studiuesish dhe ekspertësh ndërkombëtarë shqyrtojnë rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë. Çdo kapitull eksploron se si stereotipet dhe narrativat anti-muslimane janë përdorur në mënyrë strategjike nga politikanët dhe qeveritë e ndryshme për të fituar mbështetje elektorale, duke krijuar një mjedis të dëmshëm, diskriminues, të rrezikshëm dhe shpeshherë vdekjeprurës për muslimanët. 

Populizmi ka marrë forma të ndryshme në vende të ndryshme. Në Indi, hindutva ose nacionalizmi hindu, përfaqëson ideologjinë qeverisëse të Partisë Bharatiya Janata (BJP) nën drejtimin e Kryeministrit Narendra Modi. Hindutva është një ideologji politike që përprah epërsinë e hinduve në Indi. Me mbështetjen e Modit dhe qeverisë së tij, nacionalistët hindu janë forcuar dhe kanë ndërmarrë fushata terrori kundër muslimanëve indianë. Kjo përfshin linçimet publike, pogromet, ngacmimet dhe diskriminimin social dhe ekonomik. Krahas turmave të nacionalistëve hindu në terren, qeveria sëbashku me politikanët dhe udhëheqësit fetarë të ekstremit të djathtë si Yogi Adityanath dhe Yati Narsinghan dhe Saraswati kanë promovuar politika diskriminuese për të kufizuar të drejtat dhe liritë e muslimanëve indianë.

Në Kinë, Islamofobia ka çuar në burgosjen e miliona muslimanëve ujgurë nëpëe kampe pune dhe “riedukimi”; një rrjet kampesh përqendrimi, ku raportimet për tortura dhe abuzime janë të shumta. Autoritetet madje e kanë cilësuar Islamin si një “sëmundje mendore”, kurse këto kampe i përshkruajnë si “spitale” që kanë për qëllim “shërimin” e individëve nga kjo “sëmundje.” Sipas vëzhguesve dhe kritikëve, qëllimi i këtyre masave shtypëse është zhdukja e kulturës dhe identitetit ujgur dhe asimilimi i dhunshëm i miliona personave që ata të bëhen pjesë e grupit etnik Han. 

Libri përfshin edhe disa kapituj mbi Evropën, një kontinent që çdo vit po shkon drejt ekstremit të djathtë. Nga Austria në Mbretërinë e Bashkuar, Islamofobia në kontinent përforcohet nga partitë qeverisëse. Në shtator 2024, Partia Austriake e Lirisë (FPO), e themeluar nga nazistët, fitoi zgjedhjet parlamentare në vend. Në të njëjtin muaj, Gjermania pa suksesin e një partie të djathtë anti-muslimane, ku Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi për herë të parë zgjedhjet lokale, një sukses që vendi nuk e kishte parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në kapitullin që kam shkruar për Mbretërinë e Bashkuar, argumentoj se dalja e vendit nga Bashkimi Evropian ishte një shembull i qartë i mënyrës se si një fushatë populiste e djathtë u bë mainstream përmes shfrytëzimit të Islamofobisë. Fushata e njohur si Brexit përdori taktika populiste, duke shfrytëzuar pakënaqësitë e perceptuara të klasës punëtore të bardhë. E udhëhequr nga politikani i krahut të djathtë, Nigel Farage, fushata përdori klishe anti-muslimane dhe imazhe ksenofobike, duke pretenduar se emigrantët dhe refugjatët muslimanë përbënin një kërcënim për mënyrën britanike të jetesës. Këto argumente gjetën terren për shkak të racizmit anti-musliman tashmë të përhapur në shoqëri. 

Në Evropë, liderët dhe zërat populistë të krahut të djathtë kanë instrumentalizuar racizmin anti-musliman për të polarizuar shoqëritë për përfitime elektorale. Kontinenti ka kaluar debate të ashpra rreth imigracionit dhe refugjatëve, veçanërisht gjatë krizës së refugjatëve sirianë në vitin 2015. Ata që janë kundër imigracionit kanë përdorur trope (klishe) anti-myslimane, duke pretenduar se refugjatët dhe emigrantët muslimanë janë të paaftë për “asimilim” pasi kultura e tyre bie ndesh me “vlerat evropiane.” Racizmi anti-musliman, bashkë me rritjen e pabarazisë ekonomike, ka lejuar që populizmi etnonacionalist të fitojë terren dhe të përhapet.

Në SHBA, zgjedhja e Donald Trumpit në vitin 2016 shënoi rritjen e populizmit të djathtë në vend. Siç vëren Asma T. Uddin në kapitullin e saj, “Demonizimi i vazhdueshëm i muslimanëve nga Trumpi dhe sfidat ndaj të drejtave të tyre, shfrytëzon idenë e shumë amerikanëve konservatorë të krishterë se krishterimi është “nën sulm” në SHBA dhe se muslimanët, të përkrahur nga e majta politike, janë çelësi i këtij sulmi.” Megjithatë, zgjedhja e Trumpit nuk ishte shkaku i Islamofobisë, por më tepër pasojë e zhvillimeve të ndryshme në shoqërinë amerikane. Siç e përshkruan Sahar Selod, përfaqësimi i muslimanëve “në Lëvizjen Tea Party, protestat kundër Xhamisë pranë Ground Zero, teoritë e konspiracionit të birthers dhe mobilizimi për ligje anti-sharia” tregon “se si grupe të ndryshme janë bashkuar për të përhapur Islamofobinë, duke kontribuar në një populizëm anti-imigrant dhe anti-musliman në rritje në mbarë vendin.” Një sërë zërash ekstremistë në internet që kanë promovuar pikëpamjet anti-muslimane në dekadën e parë të shekullit të 21-të u bënë më të njohur ndërsa këto ngjarje u zhvilluan (Lëvizja e Tea Party, Paratestet e Xhamisë Ground Zero, etj.). Përfundimisht, një numër i këtyre individëve e gjetën veten ose në administratën e Trumpit ose të lidhur me të emëruarit e administratës Trump, duke treguar kështu përhapjen në masë të Islamofobisë në Shtetet e Bashkuara.

Një temë qendrore e librit është mënyra se si Islamofobia është kthyer në një platformë për zërat e ekstremit të djathtë për të fituar pranimin e masës. Ndërsa racizmi anti-musliman është normalizuar gjithnjë e më shumë, madje në disa raste festohet në mbarë botën, ideologjitë ekstremiste që mbrojnë epërsinë e grupeve të caktuara janë zhvendosur nga margjinat drejt qendrës. Këto zëra kanë gjetur pranim në media të rëndësishme dhe institucione të respektuara, duke vënë në dukje se sa thellë është ngulitur Islamofobia. Libri shqyrton përhapjen alarmante të Islamofobisë sot, veçanërisht mënyrën se si njerëzit në pushtet shfrytëzojnë pakënaqësinë publike duke përdorur retorikën përçarëse “ne kundër atyre”, duke çuar në sulme gjithnjë e më të ashpra ndaj të drejtave dhe lirive të muslimanëve në mbarë botën.

 Libri në anglisht mund të blihet këtu.

Solli në shqip Observer.al.

Mobashra Tazamal
Mobashra Tazamal
Mobashra Tazamal është Drejtoreshë e Asociuar e Iniciativës Bridge. Puna e saj fokusohet në ndikimin e diskursit mbi Luftën kundër Terrorizmit dhe Islamofobisë së sponsorizuar nga shteti në mbarë botën. Duke qenë eksperte në këtë fushë, ajo shërben si burim për edukatorë dhe gazetarë, ndërsa analizat e saj janë cituar në media globale si New York Times, NBC, Salon, Washington Post dhe Al Jazeera. Përveç botimit të artikujve dhe raporteve për Bridge, analizat e saj janë publikuar gjithashtu në The Independent, Al Jazeera, Middle East Eye, Truthout, The New Arab dhe Byline Times. Ajo ka një diplomë masteri nga SOAS, Universiteti i Londrës. Ajo ka përvojë të mëparshme në avokimin e të drejtave të njeriut dhe ligjin për imigracionin.

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.

Fytyra e normalizimit të racizmit: çfarë e pret Austrinë nëse fiton ekstremi i djathtë?

Partia kundër emigrantëve dhe anti-islame FPÖ mund të dalë si partia më e votuar në zgjedhjet e së dielës.
Verified by MonsterInsights