Friday, November 22, 2024

Si ka ndikuar 11 Shtatori në luftën e rreme të Kinës kundër terrorizmit

Pranimi nga ana e SHBA -ve të pretendimeve kineze për 'terrorizmin ujgur' bëri të mundur shtypjen masive të këtij komuniteti.

Nga Kristian Petersen | Al Jazeera

Gjatë dy dekadave të fundit, kriza në Rajonin Ujgur Autonom të Kinës Xinjiang është përkeqësuar në mënyrë drastike. Kjo ka të bëjë kryesisht me shtimin e madh të masave shtypëse pas vitit 2001 me synim shtypjen e pakënaqësive mes ujgurëve, e mbështjellë me retorikën mbi antiterrorizmin.

Pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara filluan “luftën kundër terrorit”, e cila mbështeti përpjekjet e bëra në vendet e tjera për të zhpërbërë organizatat terroriste. Pas këtyre ngjarjeve Partia Komuniste Kineze (PKK) e përcaktoi rezistencën ujgur si pjesë e urgjencës botërore të “terrorizmit” dhe jo si një çështje lokale të “separatizmit” siç ishte përdorur në të kaluarën.

Ky përkufizim u vërtetua drejtpërdrejt nga qeveria amerikane kur e klasifikoi Lëvizjen Islamike të Turkistanit Lindor (ETIM), një grup i errët i armatosur që vepronte në Afganistan, si një “organizatë terroriste” duke burogosur ​​ujgurët në kampin e paraburgimit në Guantanamo. Kështu, lufta e Amerikës kundër terrorit e ndihmoi Kinën të niste një goditje masive ndaj popullsisë ujgure, që ka çuar deri në burgimin e 1 milion ujgurëve etnikë në një “kamp internimi masiv të mbuluar nga fshehtësia”, sipas Kombeve të Bashkuara.

Ujgurët kanë jetuar për shekuj me radhë në rajonin e njohur ndryshe edhe si Altishahr, Turkestani Lindor ose Xinjiang. Në 1759, ata ranë nën sundimin e Perandorisë Qing, e cila e quajti atdheun e tyre “Territori i Ri” (Xinjiang). Pavarësisht disa rebelimeve në fillim të shekullit të 20-të, krahina mbeti pjesë e Kinës dhe në 1955 asaj iu dha autonomia nga udhëheqësi i PKK Mao Ce Dun.

Në dekadat në vijim, investimet ekonomike dhe materiale në rajon ngritën standardin e jetesës dhe siguruan disa avantazhe për banorët e tij jo-Han, por këto shërbime kishin një kosto. Migrimi në rritje i Hanëve i zhvendosi ujgurët nga tokat e tyre autoktone duke shkaktuar tensione.

Janë këto dinamika shoqërore që vendosën bazat për atë që krijoi skenën e trazirave në Xinjiang, jo një nxitje fetare për të bërë “xhihad” siç është pretenduar. Kështu, në fund të shekullit të 20-të, tensionet etnike në krahinë kishin të bënin me shqetësimet ujgure mbi vetëqeverisjen, ruajtjen kulturore, mundësitë për arsimim apo me çështjet e punësimit dhe shëndetit.

Pabarazitë midis emigrantëve Hanë dhe vendasve luajtën një rol të rëndësishëm në nxitjen e ndjenjave dhe lëvizjeve separatiste në rajon. Ujgurët kishin shqetësime legjitime për sovranitetin dhe liritë e tyre, por kishin pak fuqi për të bërë ndryshime. Shpesh demonstratat lokale kundër politikave të qeverisë janë shtypur, ndërkohë që dhuna shtetërore u intensifikua pas ngjarjeve në Sheshin Tiananmen në 1989.

Përgjatë viteve 1990 u krijuan lëvizjet lokale dhe transnacionale që bënin thirrje për pavarësinë e ujgurëve, kryesisht Qendra e Informacionit e Turkestanit Lindor dhe Kongresi Botëror i Rinisë Ujgure.

Nga fundi i viteve 1990, ndodhën një seri shpërthimesh në transportin publik dhe në një stacion policie në kryeqytetin Xinjiang Ürümqi të cilat iu mveshën “separatistëve të Turkestanit Lindor”. Në 1997, PKK filloi fushatën e quajtur “Goditja e fortë” për të luftuar separatizmin. Ajo iu dha dritën jeshile agjencive të sigurisë për të miratuar arrestime masive dhe ekzekutime të shpejta të separatistëve të dyshuar.

Aktivistët ujgurë argumentuan se qeveria po përdorte akuzat për separatizëm me qëllim që të shtypte çdo formë pakënaqësie dhe kritike të ujgurve ndaj politikave shtetërore. Disa madje pretenduan se incidentet e dhunshme u mvesheshin gabimisht separatistëve ujgurë në mënyrë që të justifikonin shtimin e masave shtypëse.

Sulmet e 11 Shtatorit i dhanë kësaj fushate anti-separatizëm një drejtim krejt të ri. Pas sulmeve, Presidenti amerikan George W Bush paralajmëroi udhëheqësit botërorë se ata duhet të bënin një zgjedhje: të ishin me Amerikën ose në anën e terroristëve. Kina e bëri të qartë zgjedhjen e saj: Ajo votoi në favor të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB -së që nxisnin veprime ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe shprehu angazhimin e saj për “luftën kundër terrorizmit”.

SHBA-ja ia ktheu këtë shenjë bashkëpunimi duke e identifikuar ETIM-in, pak të njohur në atë kohë, si një organizatë terroriste mbarëbotërore duke e shtuar në verën e vitit 2002 në Listën Përjashtuese të Terrorizmit. OKB-ja veproi njësoj në përvjetorin e parë të 11 Shtatorit.

Në rastin më të mirë, baza për këtë përcaktim ishte e dobët. Pekini akuzoi ETIM-in për terrorizëm të dhunshëm që shkaktoi vdekje të shumta në vitet 1990, por kishte pak prova për të mbështetur këto pretendime. Inteligjenca amerikane pohoi se ata kishin mbledhur informacione përkatëse në lidhje me aktivitetin e dyshuar terrorist të grupit gjatë marrjes në pyetje të 22 ujgurëve në Guantanamo, të cilët u arrestuan në Afganistan dhe Pakistan. Dëshmitë e tyre zbuluan se në 2002 ETIM-i ishte një grup i vogël luftëtarësh me qendër në Afganistan pa lidhje reale me rrjetet globale “xhihadiste”, e që nuk përbënte ndonjë kërcënim terrorist serioz.

Megjithatë, kjo nuk kishte rëndësi. Me mbështetjen zyrtare ndërkombëtare të ithtarëve të “luftës kundër terrorit”, aparati ligjor dhe politik ishte vënë tashmë në lëvizje për të kornizuar dhe justifikuar goditjen që PKK-ja bënte ndaj çdo mospajtimi ujgur si përpjekje antiterrorizëm. Përcaktimi i ETIM-it si një organizatë terroriste u bë në këtë mënyrë pika kryesore e bashkëpunimit të SHBA-ve për shtypjen e Ujgurëve nga PKK-ja.

Shpeshtësia e protestave të ujgurëve brenda Xinjiang-ut ra gjatë viteve 2000, pjesërisht për shkak të masave gjithnjë e më shtypëse të miratuara pas 11 Shtatorit. Sidoqoftë, në korrik 2009, tensionet shoqërore midis banorëve Han dhe Ujgurëve në Ürümqi u rritën. Një sërë çështjes të ndërlikuara të lidhura me punësimin, zërat e dyshimtë publike, paragjykimet racore dhe zhgënjimin e përbashkët rezultuan në dhunë ndëretnike, e cila vrau pothuajse 200 njerëz dhe plagosi më shumë se 1.000, sipas qeverisë kineze.

Zyrtarët e PKK dhe mediat shtetërore kineze pretenduan se trazirat u nxitën nga Rebiya Kadeer, presidente e Kongresit Botëror të Ujgurëve, për të cilin gjithashtu pohuan se ishte një grup “terrorist” që punonte me ETIM-in.

Narrativa mbi terrorizmit ujgur ka justifikuar edhe praktikat më të ashpra të kontrollit shoqëror në Xinjiang. Përpjekjet e sigurimit u intensifikuan në mënyrë drastike me promovimin e Chen Quanguo si Sekretar i Komitetit të PKK në Xinjiang në 2016. Pas vitesh zhvillimi të teknikave të mbikëqyrjes, menaxhimit të rrjetit dhe programeve të riedukimit në Tibet, Chen e solli projektin e tij në Xinjiang.

Ujgurët janë përballur me masa ekstreme kundër terrorizmit, përfshirë skanimin e syve, kërkime të pakufizuara të telefonave inteligjentë, bllokim të burimeve të jashtme të mediave dhe internim masiv në qendrat e paraburgimit.

Normat shoqërore, kulturore dhe fetare që konsiderohen të papajtueshme me mënyrësn e jetesës së shumicës së popullsisë Han u kriminalizuan, përfshirë gratë që mbajnë mbulesa në fytyrë dhe burrat me mjekër të gjatë. Çdo shfaqje e fesë në mesin e ujgurëve është konsideruar e dyshimtë dhe një shenjë për qëllime të mundshme terroriste.

Përzierja që PKK i bën i mospajtimeve dhe kërkesave të ujgurve me “fundamentalizmin islamik” dhe “terrorizmin” pasqyron logjikën e SHBA-ve në “luftën kundër terrorit”, e cila automatikisht barazon aktivitetin politik mysliman me terrorizmin.

Në vitet e fundit, gjendja e ujgurëve më në fund arriti të tërheqë simpatinë ndërkombëtare, veçanërisht pas zbulimeve në lidhje me kushtet e neveritshme me të cilat pëballeshin të burgosurit ujgurë në kampet e internimit. Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara më në fund hoqën përcaktimin e ETIM-it si “organizatë terroriste” dhe shkuan aq larg sa e konsideruan gjenocid shtypjen e ujgurëve.

Sidoqoftë, kjo nuk zhbën rolin kryesor që qeveria amerikane ka luajtur në pranimit ndërkombëtar të masave shtypëse të Pekinit kundër komunitetit. Lufta e SHBA-ve kundër terrorit ka qenë vërtetë shkatërruese për miliona myslimanë, të cilët nuk kanë pasur asnjë lidhje me sulmet e 11 shtatorit, përfshirë ujgurët. 

Kristian Petersen është asistent profesor në Departamentin e Filozofisë dhe Studimeve Fetare në Universitetin Old Dominion. Ai është autori i “Interpretimi i Islamit në Kinë: Pelegrinazhi, Shkrimi dhe Gjuha në Han Kitab” dhe redaktues i “Muslimanët në filma: Një antologji globale” dhe “Qasje të reja ndaj Islamit në filma”. Ai gjithashtu bashkë-drejtues i podkastin Librat e Rinj në Studimet Islame në Rrjetin e Librave të Ri.

Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të Observer.al.

Observer.al

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Libri "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" shqyrton rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.
Verified by MonsterInsights