Tuesday, December 3, 2024

Si prodhohet Islamofobia dhe racizmi anti-palestinez përmes dezinformimit

Këto trajektore të dhunshme sjellin në mendje maksimën ushtarake që i atribuohet dramaturgut të lashtë grek Eskilit, i cili paralajmëron se "Në luftë, e vërteta është viktima e parë". Në kohë lufte dhe konflikti, dezinformimi është arma e parë që përdoret.

Në komunikimin politik, një gënjeshtër e madhe – ajo që njihet si “ efekti i së vërtetës iluzore” – është kur përsëritja e vazhdueshme e dezinformatave i bën njerëzit më të prirur ta pranojnë atë si të vërtetë.

Përsëritja është mënyra se si gënjeshtra fiton vëmendje. Sa më shumë ekspozim ndaj ideve dhe tropeve specifike që mund të jenë pretendime të rreme, aq më shumë ka të ngjarë që ky keqinformim të kuptohet si i vërtetë.

Një mori lajmesh të rreme qarkullojnë në internet dhe media sociale. Ndryshe nga dezinformimi, i cili i referohet informacionit të rremë ose të pasaktë, fushatat e dezinformimit përhapin qëllimisht propagandë për të krijuar frikë dhe dyshim.

Industritë e dezinformimit dhe agjentët që shkëmbejnë këtë monedhë të rreme, kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të qarkulluar propagandë dhe teori konspirative në një publik më të gjerë, jashtë dhomave të tyre të jehonës (echo chambers).

Prodhimi i trillimeve sociale

Nëpërmjet mediave dhe rrjeteve të koordinuara qarkullojnë trope dhe komplote islamofobe e anti-palestineze. Me kalimin e kohës, ato konsiderohen si fakte sociale, veçanërisht në kohë lufte, mes konfliktesh dhe tensionesh të forta politike.

Gjatë këtyre kohërave të vështira, aftësia për të autorizuar dhunën me shumicë mbështetet në qarkullimin e tropeve çnjerëzore dhe “historive frikësuese“. Kjo propagandë e shënjestruar i cilëson popullata të tëra si “njerëz djaj” të devijuar, përgjegjës për krime dhe probleme sociale. Kjo më pas krijon panik moral, që përdoret për të justifikuar aktet e shtypjes.

Një kërcënim i dhunshëm

Në librin tim, “Nën rrethim: Islamofobia dhe gjenerata e 11 shtatorit”, unë dokumentoj se si që nga 11 shtatori, dy miliardë muslimanë në mbarë botën janë përballur me ndëshkim kolektiv. Të ndërtuar si njerëz-djaj që rrezikojnë shoqëritë perëndimore, muslimanët janë cilësuar si të lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe promovimin e dhunës.

Kohët e fundit, këto trope kanë qenë të dukshme në deklaratat publike të bëra nga politikanët kanadezë, përfshirë kryeministrin Justin Trudeau. Kryetarja e bashkisë së Torontos, Olivia Chow, i përshkroi mitingjet dhe lëvizjet e fundit të solidaritetit palestinez si “lavdëruese” të dhunës dhe e cilësoi si “mbështetës të Hamasit” këdo që merr pjesë në këto ngjarje.

Kudo, përhapja e Islamofobisë ka çuar në stereotipe të përgjithësuara ndaj muslimanëve dhe palestinezëve (përfshirë ata që nuk janë muslimanë) si të prirur ndaj dhunës dhe terrorizmit. Kur këto narrativa raciste përkrahen nga politikanët, ato barazojnë në mënyrë të rreme mbështetjen ndaj popullit palestinez me mbështetjen për terrorizmin, duke ngjalluar frikë dhe panik moral ndaj pranisë muslimane në këtë vend dhe gjetkë.

Politikat anti-muslimane

Besimi i publikut në narrativat poshtëruese kundër muslimanëve të dhunshëm mund të bëhet natyrë e dytë për ata njerëz që shikojnë raportime lajmesh të njëanshme në mediat kryesore dhe një shumëllojshmëri platformash të mediave sociale që qarkullojnë narrativa anti-muslimane.

Për shembull, qëndrimet negative kanadeze ndaj muslimanëve ishin të dukshme në një sondazh të Radio Canada të vitit 2017. Pesëdhjetë e një për qind e të anketuarve në Kanada – dhe 57 për qind në Québec – mendonin se prania e muslimanëve në vend i bënte ata “disi” ose “shumë të shqetësuar” për sigurinë. Gati një në katër kanadezë – 23 për qind – do të ishte në favor të ndalimit të imigrimit të muslimanëve në vend, një nivel mbështetjeje që shkonte në 32 për qind në Québec.

Ndjenjat e përhapura islamofobe përkthehen në politika dhe praktika anti-muslimane. Kohët e fundit, Biblioteka Publike Markham në Ontario hoqi përkohësisht ekspozitën  e Muajit të Trashëgimisë Islame në të gjitha degët e saj pasi stafit iu dërgua një email ku thuhej: “duke pasur parasysh situatën aktuale në Lindjen e Mesme, është më mirë që ne të mos e promovojmë në mënyrë aktive Muajin e Trashëgimisë Islame…”

Gjithashtu, Islamofobia ka pasoja më vdekjeprurëse. Në vitin 2021, katër anëtarë të një familjeje muslimane kanadezo-pakistaneze u goditën për vdekje nga një kamion në qytetin Ontario të Londrës (në Kanada). Provat e paraqitura në gjyqin ndaj të akuzuarit për vrasjet treguan se, kur u mor në pyetje nga policia pas arrestimit të tij, ai vazhdimisht i referohej historive frikësuese të trilluara për “bandat e vigjilentëve” muslimanë

Thashethemet dhe dezinformatat në internet

Pretendimet e pavërtetuara kundër Hamasit për prerje koke dhe djegien e 40 foshnjave izraelite u përsëritën nga krerët e disa shteteve nëpër botë, nga figura të famshme dhe mediat, pavarësisht se nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet izraelite për atë akt të tmerrshëm të pretenduar.

Megjithatë, përsëritja e kësaj historie të rreme çoi në tipizimin çnjerëzor të palestinezëve si “përbindësha të etur për gjak” dhe si “kafshë njerëzore“, duke nxitur përhapjen e racizmit anti-palestinez.

Këto fushata dezinformimi dhe demonizimi rezultuan gjithashtu në mënyrë tragjike në vrasjen e Wadea Al-Fayoume, një djali musliman palestinezo-amerikan gjashtëvjeçar, në Plainfield, Ill në Illinois. Ai dyshohet se u godit 26 herë me thikë nga pronari i bardhë i familjes së tij, i cili është akuzuar gjithashtu për therje të përsëritura me thikë ndaj nënën së Al-Fayoume, teksa bërtiste: ” Ju muslimanët duhet të vdisni!”

Viktimat e luftës

Këto trajektore të dhunshme sjellin në mendje maksimën ushtarake që i atribuohet dramaturgut të lashtë grek Eskilit, i cili paralajmëron se “Në luftë, e vërteta është viktima e parë”. Në kohë lufte dhe konflikti, dezinformimi është arma e parë që përdoret.Konsumimi jokritik i narrativave politike apo mediatike nuk është më zgjedhja e duhur. Në këto kohë distopike, publiku duhet të jetë në gjendje të ndajë faktet nga trillimet. Pasi kur trillimet maskohen si të vërteta, pasojat janë të tmerrshme.

Jasmin Zine
Jasmin Zine
Jasmin Zine është Profesore e Sociologjisë, Fesë dhe Kulturës në Universitetin Wilfrid Laurier. Ajo është anëtare e fakultetit e lidhur me Projektin e Kërkimit dhe Dokumentimit të Islamofobisë (IRDP) në UC Berkeley, Kaliforni. Ajo është autore e disa librave librave dhe e punimeve të shumta shkencore mbi Islamofobinë, feminizmin islam, gratë muslimane si dhe muslimanët dhe arsimin në diasporën kanadeze. Libri i saj më i fundit “Nën rrethim: Islamofobia dhe gjenerata e 11 shtatorit” (2022, McGill-Queens University Press) është futur në listën e Hill Times të 100 librave më të mirë të vitit 2022.

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Libri "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" shqyrton rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.
Verified by MonsterInsights