Friday, May 9, 2025

Sulmet terroriste në Zelandën e Re, pasojë e normalizimit të Islamofobisë

Kur Islamofobia normalizohet dhe bëhet e pranueshme, këto janë rezultatet.

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë i dënon me forcë sulmet e tmerrshme terroriste në dy xhamitë në Christchurch në Zelandën e Re më datë 15 March 2019, të cilat morën jetën e të paktën 50 muslimanëve të pafajshëm, përfshirë burra, gra e fëmijë, të cilët ishin mledhur për të falur namazin e xhumasë. Jemi jashtëzakonisht të tronditur nga ky akt i dhunshëm ekstrem. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat e pafajshme të këtij sulmi makabër. Lutjet tona janë me familet e viktimave dhe dëshmorët që humbën jetën.

Këto sulme janë pasojë e gjuhës së urrejtjes dhe propagandës së vazhdueshme anti-muslimane në mbarë botën. Kur Islamofobia normalizohet dhe bëhet e pranueshme, këto janë rezultatet.

Në këto momente të vështira, ne solidarizohemi me viktimat, familjet e tyre, popullin e Zelandës së Re dhe mbarë Umetin musliman.

Allahu i pastë pranuar në mëshirën e tij dëshmorët e këtij sulmi. Ndërsa të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë. 

Observer.al

Të ngjashme
Related

Dëshira e flaktë e shqiptarëve për të qenë “evropian”

Islamofobia e përbrendësuar e shqiptarëve është normalizuar aq shumë saqë kalon pa u vërejtur.

Nën hijen e kolonializmit: një diskurs mbi subjektin musliman të kolonizuar

Bazian argumenton se bota muslimane vuan nga një "e tashme koloniale" mendore dhe epistemike.

Qytetërimi i mohuar: kush e shpiku “Epokën e Errët”?

"Epoka e Errët" e supozuar ishte në fakt një periudhë e ndritur për qytetërimin islam, duke sjellë shpikje të rëndësishme, të cilat ndikuan thellësisht në zhvillimin e botës moderne, ndërsa Evropa ishte në errësirë injorance.

Islamofobia si problem për përkufizimin e Islamofobisë

Përpjekja e qeverisë së Starmer për ta përkufizuar Islamofobinë është një sipërmarrje e caktuar të dështojë, përderisa ajo vijon të kriminalizojë muslimanët që shprehin hapur bindjet e tyre politike. 
.cardo-regular { font-family: "Cardo", serif; font-weight: 400; font-style: normal; } .cardo-bold { font-family: "Cardo", serif; font-weight: 700; font-style: normal; } .cardo-regular-italic { font-family: "Cardo", serif; font-weight: 400; font-style: italic; }
Verified by MonsterInsights