Saturday, April 20, 2024

U akuzua padrejtësisht për lidhje me terrorizmin: flet akademiku austriak

Politologu i shquar austriak, Farid Hafez, një kritik i hapur i politikave islamofobe të Austrisë, dëshmon se si puna e tij akademike mbi islamofobinë u etiketua si "formë terrorizmi".

Datë:

Nga Shoaib Shafi

Herët në mëngjesin e 9 nëntorit 2020, forcat speciale austriake bastisën shtëpitë e 70 drejtuesve të komunitetit musliman dhe akademikëve në të gjithë vendin nën dyshimin për krijim të organizatave terroriste, organizim të terrorizmit dhe pastrim parash. Duke përfshirë më shumë se 900 oficerë policie, agjentë specialë dhe zyrtarë në katër shtete, Operacioni Luxor, i quajtur sipas një qyteti antik në Egjipt, ishte bastisja më e madhe e koordinuar e policisë në Austri që nga Lufta e Dytë Botërore. 

Në mesin e të ndaluarve ishte edhe politologu Farid Hafez. I lindur në shtetin verior të Austrisë së Epërme nga një baba egjiptian dhe një nënë e bardhë austriake, Hafez është i njohur për raportin e tij vjetor mbi Islamofobinë në Evropianë dhe si themelues i Shoqatës së Rinisë Muslimane Austriake. Urdhri për të kontrolluar shtëpinë e Hafezit në Graz pretendonte se ai po punonte për të shkatërruar Izraelin dhe për të rrëzuar qeverinë e Sisit në Egjipt e për të krijuar një kalifat islamik mbarëbotëror. 

“Rreth 20 deri në 30 njerëz të armatosur rëndë hynë në shtëpinë time në pesë të mëngjesit dhe më drejtuan armët mua dhe fëmijëve të mij”, tha Hafez, duke folur përmes një lidhjeje në Zoom nga Williamstown në Massachusetts, ku tani punon si profesor i përkohshëm në Kolegji Williams.

“Batisjet ishin aq të dhunshme sa që policia shkatërroi derën e hyrjes dhe theu një nga xhamat. Pasuritë dhe llogaritë e mia bankare u ngrinë, duke më lënë të pamundur për të paguar avokatët. Ishte një vrasje ekonomike dhe politike, një mënyrë për të më thënë të largohem nga vendi ose do të më shkatrrojmë.”

Gjatë një konference për shtyp, në ditën stervitjes së militarizuar rëndë, ministri i Brendshëm i atëhershëm Karl Nehammer – i cili ishte i pranishëm gjatë bastisjes – e cilësoi Operacionin Luxor si një “masë të suksesshme” të marrë kundër pranisë në rritje të “islamit politik” në Austri. 

Kjo ndodhi vetëm një javë pasi një simpatizant i ISIS-it ndërmorri sulme me të shtënat masive në Vjenë, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 23 të tjerë. Bastisjet nuk ishin një përgjigje zyrtare ndaj sulmeve të Vjenës, por për Hafezin kishte një lidhje të qartë.

“Politikisht, ishte një mënyrë për t’i treguar publikut, ‘Shiko, ne djallosëm më 2 nëntor, por tani ju mund të shihni se po bëjmë diçka.’ Ishte një mënyrë për të shpërqendruar njerëzit nga ajo që kishte ndodhur një javë më parë dhe për të pozicionuar ministrin e Brendshëm si njeriun e fortë që ka gjithçka nën kontroll dhe efektivisht po shkon pas islamikëve të këqij.” 

Për Dr Helmut Krieger, një shkencëtar politik në Universitetin e Vjenës, bastisjet duhet të shihen gjithashtu brenda kontekstit të politikës së jashtme austriake.

“Operacioni Luxor ishte menduar si një mjet për të kriminalizuar muslimanët politikisht aktivë në Austri nën etiketimin e Islamit politik,” tha ai. Mënyra sesi shteti austriak e kupton Islamin politik është thellësisht e ndikuar nga kuptimi i tij nga ana e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit. 

“Shteti austriak ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me këto tre shtete dhe nuk është vetëm në nivel politik apo diplomatik, por është një marrëdhënie e ngushtë edhe në nivelin e aparateve të sigurisë dhe në atë se kush perceptohet si armik i  i përbashkët, i brendshëm apo global.”

Përvoja personale e Hafezit për racizmin anti-musliman filloi disa vite përpara operacionit Luxor. Në vitin 2015, nën kancelarin e atëhershëm Sebastian Kurz, qeveria austriake miratoi Aktin Islam, duke kufizuar fondet e huaja për xhamitë austriake dhe komunitetet islame. 

Kurz shërbeu si kancelar nga dhjetori 2017 deri në maj 2019, dhe më pas përsëri nga janari 2020 deri në tetor 2021. Qeveritë e tij zbatuan një sërë politikash të perceptuara gjerësisht si të pafavorshme ndaj muslimanëve, duke përfshirë planet për mbylljen e disa xhamive, me pretendimin se ato ishin të financuara nga jashtë dhe se promovoi ekstremizmin dhe radikalizimin. Në vitin 2017, vendi prezantoi një ndalim të diskutueshëm të burkës, duke ndaluar mbajtjen e mbulesës së plotë të fytyrës në hapësirat publike.

Hafez ka qenë një kritik i hapur i politikave, duke argumentuar se këto ligje nuk ekzistojnë për komunitetet e krishtera apo hebreje dhe kështu diskriminojnë muslimanët austriakë.

“Unë kam qenë një kritik shumë i fortë i atij legjislacioni të ri,” tha ai. “Njerëz në akademi, qarqe politikash dhe media të afërta me shtetin filluan të përhapin teori konspirative rreth lidhjeve të mija me lëvizjet islamike. U bë një fushatë e egër kundër meje. Në një farë mënyre, kuptova se gjërat do të bëheshin më të ashpra, por nuk mund ta imagjinoja kurrë se do të përdornin legjislacionin kundër terrorizmit dhe një bastisje me polici për të ma mbyllur gojën.” 

Disa muaj pas Operacionit Luxor, Hafezi apeloi kundër bastisjes në Gjykatën Rajonale të Gracit. Ky apel u rrëzua. Gjykata argumentoi se puna e tij për Institutin Bridge të Universitetit Georgetown dhe puna e tij si bashkëredaktor i Raportit Evropian të Islamofobisë ishte justifikimi për hetimin ndaj si një kërcënim për sigurinë. 

Shkencëtari politik i tha Al Jazeera-s në një dokumentar rreth Operacionit Luxor se akuzat e ngritura kundër tij ishin “çmenduri” dhe se studimi i tij mbi islamofobinë ishte “inkuadruar” si “formë terrorizmi”.

Një vit më vonë, Hafezi e zhvendosi apelin e tij në Gjykatën e Lartë Rajonale të Gracit, e cila vuri në dyshim “vlefshmërinë e provave” të vendimit të gjykatës së mëparshme, duke vënë në dukje se nuk kishte asnjë bazë në përfundimin se ai ishte anëtar i një organizate ekstremiste. Më në fund, në shkurt 2023, të gjitha akuzat kundër Hafezit u hoqën nga gjykata më e lartë dhe hetimi i policisë për akuzat për terror ndaj tij u mbyllën.

“Që prej fillimit, ideja nuk ishte të gjenin prova se isha terrorist, sepse ata e dinin shumë mirë që nuk kam asnjë lidhje me terrorizmin. Siç më informoi avokati im, vetë hetimi ishte një dënim”, tha Hafez. 

“Ishte një mjet frikësimi. Unë isha simboli i një brezi të tërë intelektualësh të rinj muslimanë në Austri. Ky operacion ishte një mënyrë për të përcjellë një mesazh për pakicën më të madhe brenda Austrisë.”

Krieger pajtohet se shteti austriak po punon në ndërtimin e stereotipeve që akademiku dhe autori Mahmood Mamdani i ka përshkruar si “Musliman i mirë, Musliman i keq”. Muslimanët që janë laikë dhe perëndimorë portretizohen si të mirë, ndërsa ata që janë kritikë ndaj ideve perëndimore konsiderohën të këqij.

“Kjo dikotomi është baza themelore për kriminalizimin e pakicave muslimane këtu në Austri,” tha Krieger. “Ajo që është bërë e qartë është se bastisjet ishin absolutisht të paligjshme. Pra, nëse qeveria austriake e kupton veten si një qeveri demokratike liberale, do t’i duhet të dëmshpërblejë viktimat e operacionit Luxor materialisht, por edhe jomaterialisht. Kjo do të thotë të hapin dosjet e tyre dhe të shpjegojnë pse e bënë këtë gabim.”

Pavarësisht ndalimit dhe marrjes në pyetje të më shumë se 70 personave, pasuritë e të cilëve u konfiskuan dhe llogaritë bankare u ngrinë, Operacioni Luxor nuk rezultoi në asnjë arrestim. Kur u pyet për të shpjeguar këtë, Ministria e Brendshme e Austrisë i drejtoi pyetje Gjykatës Rajonale të Gracit ku ishte ngritur çështja kundër Hafizit. Prokurori publik në Graz, megjithatë, nuk pranoi t’i përgjigjet kërkesave të vazhdueshme për të komentuar. 

Duke lënë mënjanë ligjshmërinë, Hafezi është skeptik se qeveria do të pajtohej ndonjëherë me këtë. 

“Së pari, ata janë krenarë që po luftojnë atë që ata e quajnë ‘islami politik’,” tha ai. “Por, mbi të gjitha, mënyra austriake për t’u marrë me problemet e brendshme është të fshehësh gjithçka poshtë tapetit, jo ​​të dalësh dhe të kërkosh falje.”

Disa muaj para se të bëhej bastisja, Hafezit i ishte ofruar një post profesori vizitor në një kolegj të arteve liberale në Massachusetts, të cilin ai kishte vendosur ta shtynte për shkak të pandemisë. Pas incidentit të 9 nëntorit, megjithatë, duke qenë se nuk ndihej më i sigurt në Austri, vendosi ta pranonte vendin e punës.

Kur u pyet nëse kishte plane për t’u kthyer në Austri, përgjigja e tij ishte kategorike.

“Jo, aspak. Ligjërisht jam jashtë këtij problemi, si person, por nga pikëpamja strukturore nuk ka asnjë arsye për të besuar se gjërat do të shkojnë më mirë”, tha ai. “Nëse shikoni mënyrën se si shërbimi i inteligjencës ende vazhdon t’i shohë muslimanët, nuk ka asnjë ndryshim.” 

Intervistë e dhënë për hyphenonline.com. Solli në shqip Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Analizë: Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?

Dita Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë: një thirrje globale për veprim

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të luftuar Islamofobinë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.
Verified by MonsterInsights