Friday, June 20, 2025

Nisma ‘Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë’

Fushata nuk kërkon të mbulohen gratë, por kërkon që grave të mbuluara të mos u mohohet e drejta për shkollim.

Datë:

Verë e nxehtë në Kosovë këtë vit. Jo vetëm nga temperaturat larta, por sidomos nga debati i nxehtë i përvitshëm në lidhje me mbartjen e shamisë nëpër shkolla.

Çfarë po ndodh konkretisht?

Në rrjetet sociale ka filluar nisma vullnetare nga aktivisti Liridon Kurti dhe juristi Durim Berisha, nën moton  “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” (nën hashtagun #ndryshojeni_ua_përshaminë). Nisma ka për qëllim që të ndryshohet neni i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me hixhab të vijojnë procesin mësimor. 

Të dy nismëtarët e fushatës i kanë drejtuar Ministrisë së Arsimit një kërkesë për anullim e nenit në fjalë. Ata i kanë dhënë 45 ditë kohë afat për këtë anullim.

Fushata ka marrë përmasa të mëdha duke gjetur mijëra mbështetës ndër to edhe personalitete të njohura si politikanë dhe hoxhallarë. 

Ndër to, edhe Besa Ismaili. Ajo u shpreh: “Të drejtat e Njeriut janë universale, të pandashme, të ndërvarura dhe të padebatueshme! Mendimi se liria e besimit dhe barazia gjinore janë norma të të drejtave të njeriut që kundërshtojnë njëra tjetrën është i gabuar. Në Kosovë janë bërë shumë padrejtësi. Viktimat kanë qenë vajzat. Vetëm vajzat. Mos gjej arsyetim për të vazhduar me diskriminimin e vajzave! Nuk ka arsyetim! Respekto Kushtetutën e Republikës së Kosovës!”

Hoxha Enis Rama, kryetari i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, gjatë hutbesë së xhumasë së kaluar në xhaminë “Isa Beg” në Mitrovicë, falenderoi të rinjtë që nisën këtë fushatë. Ai tha se kjo fushatë përkrahet edhe nga BIK (Bashkia Islame e Kosovës). “Shamia është një e drejtë e motrave tona që e kanë zgjedhur, mirëpo padrejtësisht me një udhëzim iu është ndaluar vijimi i mësimit”, tha ai gjatë hutbes. 

Ndërsa hoxha Shefqet Krasniqi në profilin e tij në rrjetet sociale ka shpërndarë hashtagun e fushatës duke e shoqëruar me postimin: “Ne kemi ngritur zërin që nga paslufta në vazhdimësi rreth kësaj çështje ashtu edhe siç kemi përkrahur të gjitha iniciativat rreth kësaj kërkese e sigurisht se e përkrahim edhe këtë iniciativë.”

Po ashtu, Bashkësia Islame e Kosovës, i ka dërguar një letër Qeverisë së Kosovës ku i ka kërkuar ndryshimin e Udhëzimit Administrativ. 

Burrat përkrahin gratë…

Edhe pse ndoshta është thuajse nga të parat, apo të rrallat herë ku një nismë e tillë ndërmerret nga burra, dhe jo nga vetë gratë muslimane, në një realitet ndryshe një vendim i tillë do kishte qenë për t’u lavdëruar. Por meqë jetojmë në një realitet islamofob, ku llogjikës i është falur xhenazja për një gjobë të majme të cilës nuk i dihet shuma, por burimi mund të parashikohet lehtësisht. 

“U kënaqën burrat duke bërë fushatë për t’i mbuluar gratë!”, paskësh thënë një gazetar të cilit i shkruan dora para mendjes, në rast se e ka një të tillë. Por akuza të tilla janë të dështuara që në ngjizje, pasi fushata nuk është për të mbuluar gratë por për të lejuar që të arsimohen. Se helbete pastaj do thonë: ja gratë muslimane të pashkolluara, të paarsimuara, injorante dhe të paintegruara! 

Nada Dosti
Nada Dosti
Studjuese dhe gazetare e pavarur. Aktualisht po kryen doktoraturën në Universitetin e Shkencave Sociale, dega Studime për Rrjetet Sociale. Është bashkëutorja e Raportit Europian për Islamofobinë, përgjegjëse për Shqipërinë për vitet 2019, 2020, dhe 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Tuneli i errët narrativ i Ben (Gvir) Blushit për Izraelin si viktimë, e Gazën si fajtore

Në narrativën e Blushit audienca mbetet e bllokuar dhe e përhumbur në brendinë e një labirinti narrativ ku viktimizimi i njërës palë shërben për të fshehur, dhe madje për të legjitimuar, harresën e “tjetrit”. 

Islamokracia dhe Islamofobia si dëmtues të fesë islame në kosovë

Në këtë shkrim, autori trajton ndikimin e të ashtuquajturit "Islam politik" (Islamokracisë) dhe "Islamofobisë" në praktikën dhe perceptimin e fesë islame në Kosovën e pasluftës.

Nakba ishte vetëm fillimi; lufta e Izraelit kundër Palestinës e tejkalon çdo dhunë të së kaluarës

Gjenocidi aktual i Izraelit ndaj Palestinës shënon një fazë të re, të paprecedentë, të dhunës masive, shkatërrimit dhe aneksimit të paligjshëm.

Dëshira e flaktë e shqiptarëve për të qenë “evropian”

Islamofobia e përbrendësuar e shqiptarëve është normalizuar aq shumë saqë kalon pa u vërejtur.
Verified by MonsterInsights