Wednesday, January 15, 2025

Vendimi historik i OKB: Ndalimi i Burkës në Francë, shkelje e të drejtave të njeriut

Ligji francez i viti 2010 për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës në publik shënjestron në mënyrë shproporcionale pakicën e femrave muslimane të cilat e praktikojnë atë, ka gjykuar komiteti i OKB-së. Ata shtuan se Parisi nuk e ka shpjeguar mjaftueshëm arsyen pse duhej ky ndalim.

Në një vendim historik ditën e martë, Komiteti për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara ka gjetur se ligji francez që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës në publik shkel lirinë fetare të grave muslimane.

Kjo është hera e parë që OKB-ja jep një vendim të tillë në lidhje me ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës. Kjo mund të ketë implikime për disa shtete të tjera europiane që kanë implementuar ligje të ngjashme.

Ndër të tjera, OKB-ja ka theksuar faktin se Franca nuk e ka shpjeguar mjaftueshme e si duhet arsyen e këtij ndalimin. Gjithashtu, vendimi thekson se një ndalim i tillë ka efekt negativ për gratë muslimane, duke ua mohuar atyre aksesin në shërbimet publike e duke i margjinalizuar ato. Gjithashtu, Komiteti i ka kërkuar Francës që ta rishikojë ligjin dhe të kompensojë të gjitha gratë që janë prekur nga ky ligj.

Vendimi nuk është sulm kundër shekullarizmit

Grupi i përbërë nga 18 ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut nga vende të ndryshme të botës, ka theksuar se ky vendim nuk ka për qëllim të sfidojë kushtetutën shekullare të Francës.

Pse e ndaloi Franca burkën?

Në vitin 2010, në Francë u implementua një ligj i cili ndalonte mbajtjen e “çdo lloj rrobe që kishte për qëllim mbulimin e fytyrës” në publik. Kush shkelte ndalesën dënohej me 15 euro gjobë. Franca u justifikuar me idenë se ndalesa ishte e nevojshme për të ruajtur “kohezionin shoqëror” dhe sigurinë – një argumentim të cilin OKB-ja e refuzoi.

Implikimet e mundshme në ndalimin e mbulesës në Europë

Vendimi i të martës mund të ketë pasoja të shumta për disa vende të tjera në Europë të cilat aktualisht kanë në fuqi të ashtuquajturin “ngalimi i burkës”, përshirë Austrinë, Belgjikën, Danimarkën dhe Hollandën.

Ky vendim kundërshton gjithashtu një tjetër vendim të mëhershëm të vitit 2014 të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i cila përkrahte ndalimin e Francës, duke mos i marrë parasysh argumentimet për shelje të lirisë fetare.

Çfarë pritet të ndodhë?

Qeveria e Presidentit Francez Emmanuel Macron tani ka 180 ditë kohë për t’iu përgjigjur vendimit të Komitetit dhe për të treguar se çfarë vendimesh ka ndërmend të marrë.  Ndonëse Franca është e obliguar ta zbatojë këtë vendim, Komitetit i OKB-së nuk ka asnjë mekanizëm për ta detyruar atë që t’i përmbajet këtij vendimi.

Observer.al

Observer.al
Observer.al
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë është platformë që trajton problemet e Islamofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit Musliman në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e më gjerë.

Të ngjashme
Related

Pse dhuna dhe ideologjitë anti-muslimane injorohen në Gjermani?

Normalizimi i ndjenjave anti-muslimane, të nxitura nga forcat politike të ekstremit të djathtë dhe media si bashkëfajtore, ka krijuar një klimë ku dhuna kundër muslimanëve jo vetëm që tolerohet, por shpesh injorohet.

Raporti për Islamofobinë në Shqipëri: problem diskriminimi në punësim dhe dezinformatat në rrjetet sociale

Kapitulli i raportit për Shqipërinë, me autore Kristina Millona, përfshin incidentet kryesore islamofobe të regjistruara përgjatë vitit 2023 në media, punësim, internet, arsim, politikë dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Raporti EIR: Islamofobia, rritje shqetësuese në Kosovë

Ne 2023 ka pas rritje shqetësuese në amplifikimin dhe përhapjen e racizmit anti-Musliman, kryesisht në platformat e mediave sociale si Facebook.

Raporti EIR 2023: Panoramë e zymtë e Islamofobisë në Evropë

EIR 2023 paraqet një panoramë të zymtë të gjendjes së Islamofobisë në Evropë, duke theksuar dështimet sistematike për të luftuar racizmin anti-musliman.
Verified by MonsterInsights