Raporti: 60% e mbulimin mediatik mbi Islamin dhe muslimanët është negativ në Britani

Hulumtimi nxjerr në dukje paragjykimet që udhqehet nga mediat mainstream në Mbretërinë e Bashkuar

Mbulimi i muslimanëve dhe islamit në Mbretërinë e Bashkuar është kryesisht negativ ku Mediat në internet arrijnë pothuajse 60% dhe klipet televizive pak nën 50%, tregoi të martën raporti nga Këshilli Mysliman i Qendrës për Monitorimin e Medias (CfMM) të Britanisë.

Hulumtimi analizoi mbi 48,000 artikuj në internet dhe 5,500 klipe të transmetuara në një hark kohor nga 2018 deri në 2020. Agjencitë e lajmeve Reuters, Associated Press dhe Agence France-Presse (AFP) u përmenden si mediat që publikojnë më shpesh artikuj negativë për muslimanët. Lajmet e tyre merren nga shumë media dhe rrjete të transmetimit, duke krijuar efektin e dallgëve të mëdha në mediat që kryesisht i kopjojnë dhe publikojnë artikujt.

Gjetjet e tjera kryesore tregojnë se 7% e të gjithë artikujve që u analizuan përfshinin një ose më shumë përgjithësime rreth myslimanëve, Islamit si “shkelësit më të këqij që kanë prirje të djathtë ose religjioze”, thuhet në raport. Përqindja më e lartë e përgjithësimeve bëhet për temat e terrorizmit apo ekstremizmit me 25%, e ndjekur nga politika me 18%. Më pas me 17% vjen tema e Lindjes së Mesme dhe feja me 15%.

Raporti prej 162 faqesh tregon në detaje se sa i njëanshëm është raportimi – me të përjavshmen në Mbretërinë e Bashkuar “The Spectator” që është më e keqja në “paragjykimet antagoniste” dhe “paragjykimet mbështetëse” ndaj muslimanëve dhe Islamit.

Pas publikimit të raportit, redaktorët e The Sunday Times dhe Daily Mirror shprehën mbështetjen e tyre dhe bënë thirrje për raportim më të drejtë. Emma Tucker e The Sunday Times tha: “Unë e mirëpres këtë raport – me vetëdije të plotë se ai përmban kritika ndaj shtypit, përfshirë gazetën time.”

“Ky raport i Qendrës për Monitorimin e Medias tregon se sa shumë ne si gazetarë duhet të pyesim veten dhe punën që po prodhojmë në lidhje me raportimin e muslimanëve dhe Islamit”, tha kryeredaktori i The Mirror, Alison Philips.

Përveç renditjes së statistikave të zbuluara, CfMM ka dhënë disa rekomandime për mediat. Së pari, kërkohet shmangia e lidhjes së zakonshme e besimit musliman me krimin, terrorizmin ose ekstremizmin, përveç nëse ka një arsye specifike të justifikueshme për ta bërë këtë. Së dyti, ofrimi i një platforme për perspektivat dhe zërat muslimanë. E treta, të mbështet rekomandimi i dytë me përfaqësim më të lartë të redaktorëve muslimanë. Së fundi, inkurajimi i ndërgjegjësimit dhe reflektimi mbi paragjykimet e mundshme, të qëllimshme ose të paqëllimshme, dhe aty ku është e nevojshme ofrimi i trajnimeve.

Shefi i CfMM Rizwana Hamid tha në lidhje me raportin se ai nuk kërkon të fajësojë asnjë lojtar në media. “CfMM mbetet e përkushtuar për një media të lirë, e cila raporton pa frikë apo favore dhe kërkon llogari nga ata që janë në pozitat e pushtetit,” thotë Hamid, duke shtuar se është koha që industria ta pranojë këtë, “me raste dhe shumë shpesh kur bëhet fjalë për muslimanët dhe Islamin, i bën gjërat gabim.”

“Profesionistët e medias duhet ta mirëpresin këtë shqyrtim dhe të zbatojnë këto rekomandime për të përmirësuar standardet gazetareske.”

Autori i raportit Faisal Hanif thekson se as muslimanët dhe as Islami nuk duhet të jenë të imunizuar ndaj kritikave apo hetimeve, por “ne presim që kjo të bëhet në mënyrë të drejtë dhe me kujdesin e duhur, pa përdorur përgjithësime dhe trope (stereotipe anti-muslimane). 

Observer.al

Të ngjashme
Related

Si u shndërrua një dokument i rremë serb “Top Secret” në propagandë anti-muslimane në Kosovë

Idetë që përmban ai dokument tashmë qarkullonin mes figurave islamofobe shqiptare vite përpara. Kjo ngre një pyetje më të rëndësishme: çfarë qëllimi i shërben kjo narrativë?

25 vjet luftë kundër terrorit: si u bë Islamofobia politikë zyrtare

Një çerek shekulli pas 11 shtatorit, "Lufta kundër Terrorit" nuk ka marrë fund. Ajo thjesht ka evoluar. Ajo që nisi si përgjigje ndaj një sulmi u kthye në një arkitekturë të qëndrueshme dyshimi, e cila e shpalli kërcënim sigurie vetë identitetin musliman.

Islamofobia është kthyer në Kalin e Trojës të Izraelit për të bërë për vete perëndimorët

Netanyahu dhe ministrat e tij tashmë punojnë për ta kthyer frikën evropiane ndaj muslimanëve në kapital politik

Çmimi i injorancës: A e njeh Perëndimi Islamin, apo e shtrembëron?

Islamofobia lind shpesh nga padija; ndërsa dija dhe dialogu mund ta zëvendësojnë frikën me mirëkuptim.