Raporti mbi planin gjenocidial të Kinës: ‘derisa të gjitha kombësitë muslimane të pushojnë se ekzistuari’

Një institut me bazë në Amerikë thotë se gjetjet e tij ligjore tregojnë se Kina ka shkelur Konventen e Gjenevës në Xinjiang dhe ka kryer gjenocid ndaj muslimanëve atje.

Nga Riyaz Ul Khaliq | AA

Kina po kryen gjenocid kundër komunitetit ujgur në rajonin autonom të Xinjiangut, thotë një raport i ri i publikuar të martën.

Raporti i titulluar “Gjenocidi Ujgur: Një shqyrtim i Shkeljeve të Kinës ndaj Konventës mbi Gjenocidin e vitit 1948, “bazohet mbi një shqyrtim gjithpërfshirës të provave ekzistuese dhe aplikimit të ligjit ndërkombëtar ndaj provave dhe fakteve në terren,” thuhet në publikimin e Newslines Institute me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Eskpertët morën në shqyrtim faktin nëse Kina mban përgjegjësi shtetërore ndaj shkeljeve të nenit 2 të Konventës mbi Gjenocidin.

“Duke aplikuar dispozitat e sipërpërmendura të Konventës mbi Gjenocidin ndaj provave të shumta të paraqitura këtu, ky raporto del në përfundimin se, bazuar në standarde të qarta dhe bindëse të provave, Kina është përgjegjëse për shkeljet e secilës dispozitë të nenit 2 të Konventës (mbi Gjenocidin),” nënvizohet në raport.

Artikulli i lartëpërmendur i Konventës e përkufizon gjenocidin kështu: “kur ndonjë nga aktet e shumta kryhen me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht (grupin që është në mbrojtje).”

Qëllimi matet me standarde objektive, përfshirë deklaratat e zyrtarëve, policisë, planin e përgjithshëm, modelin e sjelljes, dhe aktet e përsëritura shkatërruese, të cilat kanë një vijimësi logjike.

Raporti thotë se Presidenti kinez Xi Jinping “Nisi një ‘Luftë të Popullit ndaj Terrorizmit’, në rajon duke i kthyer zonat e banuara nga ujgurët në fonte lufte me justifikimin se ekstremizmi ka zënë rrenjë në shoqërinë ujgure.”

“Raportohet se rojet e kampit ndjekin urdhëra për ta mbajtur në këmbë sistemin, derisa ‘kazakët, ujgurët dhe kombësitë e tjera muslimane, të zhduken…. derisa të gjitha kombësite muslimane të pushojnë se ekzistuari’,” thuhet ne raport. 

“Zyrtarë të lartë kanë dhënë urdhëra për të “rrethuar këdo që është e nevojshme,’ ‘për t’i shfarosur komplet… për t’i shkulur me rrënje e dhëmballë,’ ‘për të zhdukur rracën e tyre, rrënjet e tyre, e për të shkëputur lidhjet e shkatërruar origjinën e tyre’,” thuhet në raport.

Zyrtarët kinezë i kanë “krahasuar fushatat masive të internimit me ‘zhdukjen e tumorit’ madje edhe me shkuljen e barëvare të këqija, të cilat duan spërkatje me kimikate për t’i vrarë të gjitha’.”

Çështja Ujgure

Kina është akuzuar gjerësisht për burgosjen e ujgurëve në kampe ku ka pasur raporte për sterilizim të detyruar të grave ujgure.

Grupet e të drejtave të njeriut si Amnesty International dhe Human Rights Watch (HRW) e akuzojnë Pekinin për shtypjen e 12 milion ujgurëve në Kinë, shumica e të cilëve janë muslimanë. 

Shumë ujgurë – rreth 1 milion deri në 1.6 milion, sipas Kongresit Botëror Ujgur – kanë ikur nga Kina për të jetuar jashtë vendit.

Kina i ka mohuar vazhdimisht akuzat për kampet e internimit në rajonin e Xinjiangut, i cili është shtepia e komunitetit ujgur, duke pretenduar se ato shërbejnë “për t’i riedukuar” ujgurët. 

Observer.al

Të ngjashme
Related

Si u shndërrua një dokument i rremë serb “Top Secret” në propagandë anti-muslimane në Kosovë

Idetë që përmban ai dokument tashmë qarkullonin mes figurave islamofobe shqiptare vite përpara. Kjo ngre një pyetje më të rëndësishme: çfarë qëllimi i shërben kjo narrativë?

25 vjet luftë kundër terrorit: si u bë Islamofobia politikë zyrtare

Një çerek shekulli pas 11 shtatorit, "Lufta kundër Terrorit" nuk ka marrë fund. Ajo thjesht ka evoluar. Ajo që nisi si përgjigje ndaj një sulmi u kthye në një arkitekturë të qëndrueshme dyshimi, e cila e shpalli kërcënim sigurie vetë identitetin musliman.

Islamofobia është kthyer në Kalin e Trojës të Izraelit për të bërë për vete perëndimorët

Netanyahu dhe ministrat e tij tashmë punojnë për ta kthyer frikën evropiane ndaj muslimanëve në kapital politik

Çmimi i injorancës: A e njeh Perëndimi Islamin, apo e shtrembëron?

Islamofobia lind shpesh nga padija; ndërsa dija dhe dialogu mund ta zëvendësojnë frikën me mirëkuptim.