Shamia, një premtim i pa mbajtur që dëmton demokracinë

Mos ndryshimi i një Udhëzimi Administrativ të padrejtë që ndalon shaminë në shkolla e kthen qeverinë kurti në gjurmët e parardhësve dhe dëmton demokracinë e brishtë në vend.

Datë:

Ndryshimi midis një demokracie liberale dhe një demokracie autoritaritare është marrëdhënia që shteti vendos me të drejtat dhe liritë e qytetarëve të vet. Një vend demokratik funsionon dhe është i rregulluar në bazë të ligjeve, të cilat reflektojnë diversitetin e qytetarëve dhe garantojnë liritë e tyre, ndërsa një shtet me natyrë autoritare përdor ligjet për të kufizuar liritë e njerëzve e për të afirmuar pushtetin e elitave mbi popullin.

Sot, qytetarët e Republikës së Kosovës provuan një dozë të hidhur realiteti të natyrës së vërtetë të udhëheqjes. Vendimi për të mos e shfuqizuar Udhëzimin Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla është i padrejtë.

Së pari, mohimi i një të drejte kaq bazë si ajo e mbajtjes së shamisë është shkelje e Kushtetutës dhe çdo lloj konvente për të drejtat e njeriut. Në demokracitë liberale, liria e fesë dhe e ndërgjegjes është e garantuar. Asnjë shtet demokratik që respektohet nuk e kufizon lirinë e ndërgjegjes. E ndërgjegjia fetare është ndër më të rëndësishmet për një individ. Duke e kufizuar atë, shkelet një nga themelet mbi të cilat funksionon një shoqëri e lirë.

Se dyti, kjo është shkelje e një premtimi elektoral të Kurtit, i cili vazhdimisht deklaronte se nuk duhet të ketë kufizim të mbajtjes së shamisë. Tani që ndodhet në pozitën për ta bërë këtë premtim realitet, ai dhe qeveria e tij vendosin të ndjekin gjurmët e paraardhësve të tyre.

Së treti, duhet ta përsërisim edhe njëherë se laiciteti i institucioneve nuk ka lidhje me individët dhe besimin e tyre personal. Shteti dhe institucionet e tij janë të ndara nga feja, kurse  individi zgjedh vetë se çfarë marrëdhënie të ketë më besimin dhe fenë. E shamia, qoftë ajo e punonjësve apo e nxënësve, nuk ka lidhje e as nuk e prek natyrën sekulare të institucionit.

Se katërti, nuk mund të mos pyesim nëse vajzat e mbuluara nuk paskan vend në shkolla pasi po cenokan laiciteti, a do të thotë kjo se Qeveria Kurti po ia mbyll derën çdo femre të mbuluar që të punojë në administratë shtetërore? Pasi sipas kësaj llogjike, shamia brenda mureve të institucionit disi po e cenoka këtë laicitet.

Së fundmi, qeveria aktuale duhet ta ketë të qartë se adoptimi i një kuptimi anti-fetar të laicizmit, të ngjashëm me modelin francez, nuk do të ndihmojë në konsolidimin e të drejtave të njeriut e as nuk do ta bëjë më të lehtë procesin e shtet-ndërtimit.

Kosova si shtet i ri, duhet të marrë shembullin e demokracive më të zhvilluara në këtë drejtim si Shtetet e Bashkuara, kur liria fetare është e garantuar, ku feja dhe praktikuesit e saj janë të mbrojtur nga politikat diskriminuese të shtetit.

Po ashtu, ky qëndrim i qeverisë Kurti ndaj shamisë në shkolla legjitimon të gjithë zërat islamofobë që e përdorin natyrën shekullarë të shtetit për të bërë thirrje kundër të drejtave fetare të muslimanëve. Me këtë qëndrim, qeveria Kurti, i ka bërë një dëm të madh shoqërisë kosovare, duke fuqizuar më shumë përçarësit e kombit që vazhdimisht kërkojnë zhdukjen e Islamit dhe të traditës fetare në vend.

Më qasje të tilla, Kosova i largohet modelit të demokracive liberale, duke shkuar në drejtim të modelit të demokracive autoritare, ku liritë vendoset nga lideri e jo nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Qeveria Kurti po humbet një rast të artë për të çuar në vend një të drejtë të mohuar prej kaq vitesh. Një e drejtë, e cila herët a vonë do shkojë në vend.

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Gratë muslimane nuk kanë nevojë që bota “t’i shpetojë”

Në diskursin politik bashkëkohor, asnjë grua nuk është “shpëtuar” aq pa reshtur sa gruaja muslimane. Ajo paraqitet si viktimë pasive që pret dikë ta çlirojë, ndërsa zgjedhjet e saj lexohen si simptoma shtypjeje. Siç argumenton Soumaya Ghannoushi, kjo grua nuk ekziston: është figurë imagjinare.

Si u shndërrua një dokument i rremë serb “Top Secret” në propagandë anti-muslimane në Kosovë

Idetë që përmban ai dokument tashmë qarkullonin mes figurave islamofobe shqiptare vite përpara. Kjo ngre një pyetje më të rëndësishme: çfarë qëllimi i shërben kjo narrativë?

25 vjet luftë kundër terrorit: si u bë Islamofobia politikë zyrtare

Një çerek shekulli pas 11 shtatorit, "Lufta kundër Terrorit" nuk ka marrë fund. Ajo thjesht ka evoluar. Ajo që nisi si përgjigje ndaj një sulmi u kthye në një arkitekturë të qëndrueshme dyshimi, e cila e shpalli kërcënim sigurie vetë identitetin musliman.

Islamofobia është kthyer në Kalin e Trojës të Izraelit për të bërë për vete perëndimorët

Netanyahu dhe ministrat e tij tashmë punojnë për ta kthyer frikën evropiane ndaj muslimanëve në kapital politik