Friday, March 29, 2024

De-patriotizimi i shqiptarëve myslimanë!

Gjurmët e kësaj fryme anti-islame dhe anti-myslimane i sheh edhe sot, ku edhe kërkesa normale për ndryshimin e një urdhri administrativ absurd për ndalimin e mbajtjes së shamisë në shkolla në Kosovë pritet me të njëjtën retorikë islamofobe

Tendenca për ta parë fetarinë e myslimanëve shqiptarë si anti-shqiptarizëm dhe anti-kombëtarizëm daton që herët në radhët e shqiptarëve. Kështu që në fillimet e nacionalizmit shqiptar kishte zëra të mekur e të veçuar, të cilët nisur nga feja e shumicës së shqiptarëve e shihnin Islamin jo vetëm si pengesë për shkëputjen nga shteti osman, por edhe si pengesë për vetë patriotizmin shqiptar!

Edhe pse këta zëra ishin të pakët dikur, në periudhën e komunizmit ato u shtuan duke e kthyer atë në një ideologji mbisunduese në një pjesë të mirë të qarqeve intelektuale. Për shkak të rrethanave politike, fetare dhe sociale kjo ide u kultivua më së shumti në trojet shqiptare të Kosovës, ku iu mëshua idesë se fetarizimi i shqiptarëve mysliman dhe theksimi i këtij identiteti fetar është produkt direkt i shërbimeve sekrete jugosllave e serbe dhe një politikë e mirëfilltë e Serbisë, me qëllim de-shqiptarizimin e shqiptarëve myslimanë!

Të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe stisur këtë ide kanë qenë ose me përkatësi të ndryshme fetare nga ajo islame ose laikë e ateistë të indoktrinuar. Kështu që burimi i kësaj urrejtje patologjike ndaj fetarisë së myslimanëve shqiptarë ka origjinë fetare dhe ideologjike dhe aspak nuk buron nga vetë patriotizmi. Dhe kjo duket më qartë edhe nga retorika dhe artikulimet e tyre sesi herë pas herë ia atribuojnë shqiptarinë e vërtetë vetëm njerëzve të një besimi të caktuar fetar joislam, apo ideologjisë sunduese të kohës dhe trendit të politikës shtetërore.

Gjurmët e kësaj fryme anti-islame dhe anti-myslimane i sheh edhe sot, ku edhe kërkesa normale për ndryshimin e një urdhri administrativ absurd për ndalimin e mbajtjes së shamisë në shkolla #ndryshojeni_ua_për_shaminë në Kosovë pritet me të njëjtën retorikë islamofobe, se kjo qenka një hap që shpie në rrugën e shkombëtarizimit të shqiptarëve!

Sipas këtyre njerëzve të jesh mysliman i mirë je shqiptar i keq, sepse Islami na lidh me Lindjen, me arabët, me turqit dhe jo me Evropën dhe Perëndimin. Pra sipas tyre shqiptar i vërtetë dhe i mirë je kur je properëndimor, proikrishterë, proevropian, prolaik dhe anti-lindor, anti-turk, anti-arab dhe anti-Islam.

Në kohën e komunizmit ishte e njëjta gjë, vetëm se lindja komuniste dhe Evropa lindore zëvendësonte atë perëndimore. Kështu që nëse një ditë Kina apo shtetet e Afrikës do të bëhen sundimtare ushtarake, politike dhe ekonomike të botës, do t’i shohësh sojin e kameleonëve tanë të marrin të njëjtat ngjyrime si ato të këtyre vendeve.

Atëherë kjo frymë islamofobe, anti-shami, e anti-fetare nuk është patriotizëm, e as shqiptarizëm, por vetëm se një armë vrastare e kombit shqiptar, i cili nëse nuk do të kishte qenë me shumicë myslimane nuk do të kishte qenë më shqiptar.

Është e vërtetë se nacionalizmi shqiptar nuk qe në themelet e tij fetar, por nëse nuk do të ishte vullneti i shumicës myslimane për të pasur një shtet komb të pavarur, sot shumica e shqiptarëve, e de-shqiptarizuar, do të ishte duke folur gjuhët fqinje, por jo shqip dhe nuk do të ekzistonin jo më dy shtete shqiptare, por asnjë i tillë.

Justinian Topulli
Justinian Topulli
Justinian Topulli ka një PhD në Sociologji- Antropologji Sociale, nga Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri. Ai po ashtu ka kryer studimet në Universitetin Islamik të Medinës në Arabinë Saudite. Topulli gjithashtu ka shërbyer si kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Popular

Të ngjashme
Related

A po rikthehet Islamofobia sot si pas 11 Shatorit?

Si dikur pas 11 shatorit, edhe sot me luftën e Izraelit në Gaza mediat perëndimorë e shfrytëzojnë maskën e çlirimit për të çuar përpara agjendat e tyre koloniale.

Debati mbi Islamofobinë: nuancat dhe semantika

Manifestimet e Islamofobisë në vendet me shumicë muslimane shpesh errësohet nga fokusi i madh që i kushtohet këtij fenomeni në kontekstet perëndimore.

Pse bota hesht për ndalimin e abajas në Francë?

Perëndimi e mbrojti fort të drejtën e grave iraniane për të hequr shaminë, ndërsa tani që qeveria franceze po kufizon të drejtat e tyre, të gjithë heshtin.

Turqit qipriotë: një popull musliman i izoluar nga Islamofobia

Nga Paul Bristow  Kjo javë shënoi Ditën Ndërkombëtare për Luftimin...
Verified by MonsterInsights