Thursday, November 21, 2024

Historia e pa treguar e “Europës Muslimane”

Muslimanët janë europianë që prej gati 14 shekujsh - shumë më përpara se të bardhët të bëheshin amerikanë. E megjithatë, kur përmend "Europën Muslimane", njerëzit ende janë skeptikë.

Nga Tharik Hussain

Pak më shumë se një vit më parë botova librin tim të parë, “Minaret në male; një udhëtim në Europën muslimane”. Në atë kohë nuk e dija, por ai do të ishte fillimi i një kalvari të gjatë për të bindur njerëzit se ekziston një “Europë muslimane”. Jo një Evropë ku muslimanët jetojnë tani, por një Europë ku muslimanët kanë jetuar gjithmonë.

I nominuar për çmimet më prestigjioze në Mbretërisë e Bashkuar për librat jo-fiction ashtu edhe për librat me udhëtime, padyshim që ata që e lexojnë librin bien dakord. E megjithatë, akoma e gjej veten duke shpjeguar pa pushim se çfarë dua të them me “Europën muslimane”.

Një nga ironitë e mëdha të të gjithë kësaj historie është se vetë shkaktarja e kësaj Europe moderne muslimane – Perandoria Osmane – e cila sundoi mbi zonën që mbuloj në librin tim, Ballkanin Perëndimor, për gati gjashtë shekuj, mori fund pikërisht një shekull më parë.

Dhe ajo që e bën këtë edhe më zhgënjyese është se muslimanët kanë qenë në Europë shumë kohë përpara kësaj – që nga shekulli i 7-të në fakt – i njëjti shekull kur Islami u shpall si besim.

Pra janë bërë gati 14 shekuj që muslimanët janë  europianë – shumë më përpara se të bardhët të bëheshin amerikanë. E megjithatë, nëse përmend “Europën Muslimane”, njerëzit ende janë skeptikë.

Merrni rastin e Ballkanit, i cili ka dalë nga Perdja e Hekurt. Për një kohë të gjatë, të gjithë shkrimtarët e udhëtimeve që donin të shkruanin për vende si Bosnja, Shqipëria dhe Kosova flisnin vetëm për kohën kur këto vende ishin nën komunizëm, pa thënë pothuajse asjë fjalë për faktin se këto tre vende janë në fakt vende muslimane europiane (bazuar në popullsinë e tyre me shumicë muslimane). Dhe se, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ato gjenden në një rajon që është shtëpia e përqendrimit më të madh të muslimanëve autoktonë europianë në kontinent.

Ky obsesion jo i shëndetshëm me historinë e komunizmit në Ballkan ka bërë që mezi t’i hidhet një sy trashëgimisë së tij magjepsëse muslimane gjashtëshekullore. Kjo ka rezultuar në një nënvlerësim të madh të xhamive dhe monumenteve spektakolare të epokës osmane.

Kjo do të thotë se kulturat muslimane si ato që lindën shtëpizat mistike si Teqeja Arabati Baba në Tetovë, Maqedonia e Veriut dhe Teqeja e Blagajve në Bosnje, janë anashkaluar plotësisht; dhe qytetet historike përrallore, duke përfshirë Beratin dhe Gjirokastrën e Shqipërisë, janë praktikisht të panjohura.

Edhe ato monumente muslimane europiane – si pallati Alhambra në Granadë ose xhamia e parë e kontinentit, tani Mezquita-Katedralja në Kordobë, të dyja në Spanjën jugore, një vend që ishte kryesisht musliman nga shekujt 8-15 ka bërë që të jenë shpesh të keqinterpretuara ose të deislamizuara.

Një nga mënyrat se si bëhet kjo është duke përdorur fjalë si “maure”, “saraçenë” apo edhe “turq” në vend të “musliman” dhe “islam” kur diskutohet për kulturën që krijoi këto mrekulli – terma që ishin historikisht të këmbyeshëm me muslimanët ose Islamin, por që tani shërbejnë vetëm për të distancuar një vend apo kulturën e tij nga rrënjët e tij muslimane.

Efekti i kësaj është se jo vetëm që na mohohet një aspekt i tërë magjepsës i kulturës dhe trashëgimisë europiane, por na mohohet edhe historia e kontinentit tonë në tërësinë e vet. Kjo është arsyeja pse edhe një vizitor musliman në Maltë nuk mendon të pyes se pse çdo emër rruge fillon me “Tarik” (“rrugë” në arabisht), ose se a kupton pse kur vendasit flasin, ajo që mund të dëgjojnë është në fakt gjuha e vetme “arabe” e kontinentit.

Observer.al


Tharik Hussain është autor, shkrimtar dhe gazetar i specializuar në trashëgiminë dhe kulturën muslimane.

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Libri "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" shqyrton rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.
Verified by MonsterInsights