Nga Stephen Goeman
Ekziston një trend shqetësues: me një frekuencë alarmuese, po degjojmë histori të amerikanëve me ngjyrë që vriten apo sulmohen vetëm pse ngjajnë si muslimanë. Në një rast të kohëve të fundit [2013], një banor i Floridas u qëllua disa herë me një armë jashtë Walmartit. Viktima, Cameron Mohammed, në fakti ishte i armatosur me një armë të vërtetë, por zgjodhi që të mos qëllonte. Ndërkohë që ky veprim – apo mosveprim – mund të kishte nxitur një diskutim të rëndësishëm mbi faljen dhe etikën e mjajtjes së armëve, kjo ngjarje gjithashtu tregon një karakteristikë thelbësore të Islamofobisë: ajo është në një masë të madhe një formë racizmi.
Redaktori i Religion Dispatches, Haroon Moghul ka shkruar një një pjesë të gjatë dhe të plotë mbi islamofobinë në prag të vrasjes së Sunando Sen, një amerikan hindu, i cili pati një vdekje të tmerrshme vetëm pse ngjante si musliman. Pjesa e shkruar nga Moghul është një përgjigje ndaj kritikëve, të cilët e shohin termin “Islamofobi” në vetvete si një mjet për të heshtur kritikat e hapura ndaj Islamit… Ia vlen që të shpenzoni kohën tuaj duke punuar për këtë. Megjithatë, nuk besoj se Moghul shkon larg sa duhet kur diskuton ndërthurjen e racizmit dhe islamofobisë. Shpjegimi i tij nuk është në përputhje me të dhënat nga incidetet e dhunshme të kohëve të fundit.
Rasti i Cameron Muhamedit është shembulli më i qartë se si racizmi është një nga arsyet që nxit urrejtjen e islamofobëve. Përsoni që sulmoi Muhamedin, në mënyrë të drejtëpërdrejtë e pyeti nëse ai ishte musliman, apo nga Lindja e Mesme. Kur ai u përgjigj negativisht (Muahmmedi kishte lindur në Karaibe dhe ishte rritur në Florida), kjo nuk e pengoi atë që ta sulmonte. As nuk i ndaloi sharjet raciste me të cilat u shoqërua dhuna. Pohimet e sulmuesit në polici pas incidentit tradhëtojnë arsyen e vërtetë të këtij sulmi: “Kur policët i thanë se viktima e tij nuk ishte musliman, ai u përgjigj se nuk i bëhej vonë. Ata janë të gjithë njësoj,” u tha Schoneman reporterëve.
“Njerëzit me ngjyrë, janë të gjithë njësoj”
Ajo që është interesante në lidhje me krimet islamofobe është se kohët e fundit, të paktën deri në një farë mase, ato nuk drejtohen vetëm ndaj muslimanëve. Kur sulmuesit e këtij lloj krimi ballafaqohen me faktin se përsoni me ngjyrë që kanë vrarë ose sulmuar nuk përfaqësonte ideologjinë të cilën mendonin se po e luftonin, ata nxitojnë që të justifikojnë sulmin e tyre. Sulmuesit i Muhamedit bëri të njëjtën gjë, duke lënë të kuptohet se të gjithë njerëzit me ngjyrë në një farë mënyrë kanë pjesë në “esktremizmin islamik”; sulmuesit e Sen-it dhanë një justifikim të ngjashëm kur autoritetet i thanë atij se Sen-i ishte në fakt një hindu nga India: “Kam shtyrë një Musliman në shinat e trenit, sepse i urrej të gjithë hindutë dhe muslimanët që prej 11 Shtatorit kur ata rrëzuan kullat binjake. Që prej asaj kohë i kam sulmuar ata vazhdimisht.”
Në fakt, sipas kësaj logjike, nuk është nevoja që ju të “jeni” musliman në kuptim fetar apo kulturor që të jeni viktimë e këtyre sulmeve. Por, ajo që ka rëndësi është mënyra se si ngjani. Ky duket një rast që e klasifikon islamofobinë si një formë racizmi, por Moghul këtu ngre një kundërshtim interesant:
“Nuk po them se islamofobia është racizëm, apo se islamofobët janë racistë, sepse nuk është ky rasti. Tek islamofobët futen ish-muslimanët… ndërsa racistët nuk do ta bënin (nuk do të mund ta bënin) të njejtën gjë.”
Në fakt, kjo është pikërisht ajo që bëjnë racistët. Kjo quhet tokenizëm: një praktikë ku vetëm disa anëtarë të përzgjedhur nga një komunitet i margjinalizuar janë të mirëpritur, veçanërisht ata që i përshtatën grupit dominues. Racistët nganjëherë mirëpresin njerëz me ngjyrë, të cilët janë larguar disi nga identiteti i tyre në drejtim të shumicës së bardhë, ashtu si islamofobët me raste mirëpresin ish-muslimanët të cilët kanë braktisur besimin e tyre që supozohet si i dhunshëm.
Pak njerëz do ta emërtonin veten me dëshirë si racistë. Të gjithë i njohim fanatikës/bigotët të cilët fillojnë të dehumanizojnë histori të caktuara duke thënë: “Unë nuk jam racist, megjithatë…” Shpesh, për të mos u dukur si fanatikë, racistët ndërtojnë një mit që pretendon se ka ndryshim midis asaj pjese të njerëzve me ngjyrë që ata urrejne dhe pjesës tjetër të njerëzve me ngjyrë në përgjithësi. Kjo gjë e manifeston veten më së miri me thënien: “Ka ndryshim midis një njeriu me ngjyrë dhe një zezaku.”
Tokenizmi karakterizohet gjithashtu nga forma të tjera të urrejtjes të ngjashme me racizmin, si homofobia. Duke parë një postim në twitter nga Azealia Banks: “Nuk është i p*** një homosekual mashkull. Por, i p**** është çdo mashkull që sillet si femër. Ka një ndrsyhim të madh. [censurimi është bërë nga autori].
Banks nuk i urren gejt që i kanë përvetësuar këto cilësi femrash. Pra, ajo nuk e sheh veten si homofobe. Megjithatë, përdorimi i kësaj gjuhe të ashpër/ofenduese tregon pikërisht të qënit homofob. Në mënyrë të ngjashme, të paturit e një miku me ngjyrë nuk e përjashton të qënit racist. Simpatia për disa njerëz me ngjyrë, por urrejtja ndaj zezakëve është përkufizimi i vërtetë I tokenizmit. Kështuqë, është e çuditshme të themi se tokenizmi brenda islamofobisë është një karakteristikë e cila përjashtohet si formë racizmi. Prandaj, fakti që islamofobët lartësojnë ish-muslimanët tregon ngjashmërinë e tyre me racistat, e jo mospërputhmërinë e tyre me këtë koncept.
Këtu duhet të sqarojmë diçka që duhet të jetë e qartë në çdo diskutim rreth islamofobisë. Nuk ka asgjë të gabuar të urresh të keqën që behet në emër të fesë. Në fakt, kjo është forca shtytëse në çdo organizim ndërfetar… Këto koalicione drejtohen nga njerëz, të cilët narrativa përsonale i shtyn që të refuzonë çdo padrejtësi dhe të promovojnë të mirën e përbashkët, pavarësisht besimit që kanë. Kur ne e kalojmë kufirin e urrejtjes ndaj të keqes dhe fillojmë ta përgjithësojmë atë duke e lidhur me një popullsi të caktuar, duke i konsideruar ata si mbështetës të dhunës vetëm për shkak të mënyrë se si duken, atëherë ne tradhëtojmë këtë mision fisnik.
Islamofobia manifestohet përmes karakteristikave sipërfaqësore të racës. Gabimisht ne mendojmë se mund ta gjykojmë tjetrin për shkak të ngjyrës së lëkurës, mënyrës së vishet, apo emrit që ngjan si nga Lindja e Mesme. Kjo nuk është mbrojtje; por është racizëm, një e keqe shoqërore që duhet kundërshtuar.