Friday, April 19, 2024

Farkëtimi i Islamofobisë: ja pse burimet e Muç Nanos nuk janë të besueshme

Mustafa Nano e nis artikulin e tij te fundit “Politically incorrect: Çfarë ka që nuk shkon sot me Islamin shqiptar?” duke u mbeshtetur në një anketim të Gatestone Institute sipas të cilit në Angli më shumë se 100 mijë myslimanë kishin shprehur simpati për kamikazët, shumë prej tyre dëshironin të vendosnin Sheriatin, të lejonin poligaminë, të nënshtronin gratë dhe gurëzonin ato gra që kryenin kurvëri. Përmes këtij anketimi Nano ndërton “gogolin” e Islamit fundamentalist që ka përshkruar Evropën dhe e kundërve atë me “Islamin shqiptar” të urtë e të butë që është një specie në rrezik zhdukjeje nga imamët të cilët në vend se të ushqehen me “qumështin e pastër” të Islamit shqiptarë janë përzier me “lëndët toksike” që mbart Islami global.

Po cili është Instituti Gatestone të cilit i referohet Nano? Një vështrim i shkurtër i faqes Wikipedia për institutin në fjalë zbulon proçkën e rradhës së Muçit. Faqja Wikipedia fillon me këto fjalë “Instituti Gatestone… është një think-tank i ekstremit të djathtë politik, i cili publikon artikuj në lidhje me Islamin apo Lindjen e Mesme. Organizata është kritikuar për faktin se publikon artikuj të pasaktë”. Faqja e Wikipedias vazhdon duke thënë: “Gatestone është kritikuar për faktin se e shoqëron veten me Geert Wilders i cili thotë se “e urren Islamin” dhe është përshkruar si anti-musliman”. Revista prestigjoze the Guardian vëren se shkrimet e Geert Wilders publikohen rregullisht nga Gatestone Institute . Gazeta tjetër prestigjioze The Hill e kritikon institutin në fjalë duke e përshkruar si “paranoik” për faktin se e sheh emigrimin e myslimanëve në Evropë si një “xhihad civilizues” (civilizational jihad) dhe një “pushtim të myslimanëve”. Duke u mbështetur tek idetë e një islamofobi të mirënohur, Daniel Pipes, instituti deklaroi në 2011 dhe 2012 se në Evropë ekzistonin zona ku nuk lejohej hyrja e jomyslimanëve dhe të ciat udhëhiqeshin nga Sheriati. Pas kritikave të shumta, Instituti u detyrua të pranonte pasaktësinë e raportimeve.

Në një artikull të shkruar nga Max Blumenthal mbi Institutin Gatestone dhe thelemuesen e tij milioneren Nina Rosenwald të titulluar “The Sugar Mama of Anti-Muslim Hate” , Blumenthal vë në pah jo vetëm mbështetjen e institutin për islamofobin e famshëm Geerts Wilders por edhe miliona dollarët që Nina Rosenwald ka përdorur për të kultivuar idenë e një pushtimi Islamik të evropës dhe frikën e vendosjes së sheriatit si edhe për të fuqizuar lidhjet me lobin sionist në Evropë. Në fakt, Blumenthal e përmbledh artikullin e tij që në hyrje me fjalët: “Filantropistja Nina Rosenwald ka përdorur miliona e saj për të çimentuar aleancën midis lobit pro-izraelit dhe grupeve ekstreme islamofobike”. Në një analizë për alternet Hilary Aked analizon rolin e stërmadh të këtij instituti në krijimin e teorive konspirative rreth eurarabisë, apo pushtimit Islam të evropës. Ajo vë në pah se si idetë e këtij instituti përputhen me ato të terroristit norvegjez Anders Breivik. Në fakt, Aked argumenton se shumica e autorëve të përmendur nga Breivik në traktatin e tij famëkeq promovohen nga Rosenwald dhe instituti i saj Gatestone.

Këto janë disa informacione lehtësisht të aksesueshme përmes një lundrimi të thjesht në internet. Nano duket se nuk ka qenë i zoti as të zhvillojë kërkimin më të thjesht për burimet që citon. Ose ndoshta ai ka qenë krejtësisht i vetëdijshëm për natyrën e burimeve por mesa duket e ka gjetur veten në përputhje të plotë me vizionin e paraqitur nga institute të tilla si ai i “Gatestone”. Për më tepër, Nano nuk e shpalos origjinën ideologjike të burimit të tij, por në vend të kësaj shkrimi i tij të lë përhtypjen sikur aketimi të jetë bërë nga ndonë ent prestigjioz me reputacion të pacënueshëm. Siç e ka shpjeguar edhe Christopher A. Bail në librin e tij të mrekullueshëm Terrified: How Anti-Muslim Fringe Organizations Became Mainstream” , autori tjetër Arun Kundnani në librin e tij “The Muslims Are Coming: Islamophobia, Extremism, and the Domestic War on Terror”, apo edhe studjuesit Nathan Lean në librin e tij The Islamophobia Industry: How the Right Manufactures Fear of Muslims”, në ditët tona Islamofobia është shndërruar në një industri globale ku qindra miliona dollar hidhen çdo vit për të shtyrë përpara axhenda Islamofobike. Rrjeti i Islamofobisë globale shtrihet në cdo vend ku ka myslimanë, përfshi edhe vende si Shqipëria. Fatkeqësisht efektet e këtij diskursi vërehen përditë në diskursin publik shqiptar.

(Shën. red.) Duke patur parasysh këtë lloj tendence në debatin publik, Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë (Observer.al) në bashkëpunim me Forumin Musliman të Shqipërisë kanë përpiluar një listë me emrat e disa prej  personave që shpesherë janë në vijën e frontit të përdorimit të diskursit islamofobik, urrejtënxitës e përçarës. Ndër ta edhe Mustafa Nano. 

Përgatiti Rezart Beka

Observer.al

Të ngjashme
Related

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?

Dita Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë: një thirrje globale për veprim

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të luftuar Islamofobinë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.

Manipulimi me “Fenë e vjetër’ të shqiptarëve në letërsinë shqipe

Falsifikimi i fakteve dhe i të vërtetave historike dhe fetare, për gjoja “fenë e vjetër- “krishterimin dardan”, nuk i bën asnjë dobi krishterimit sot ndër shqiptarë.
Verified by MonsterInsights