Thursday, November 21, 2024

Si e ka kthyer Europa Islamofobinë në një mit të rrezikshëm

Qeveritë e Francës, Austrisë dhe Gjermanisë po mohojnë realitetin e racizmit anti-musliman dhe po shënjestrojnë ata që tërheqin verëjtjen ndaj tij.

Në vitet e fundit, në Francë, Austri dhe Gjermani ka nisur një luftë e hapur kulturore kundër studimeve mbi Islamofobinë.  Qeveritë europiane, partitë politike dhe ideologët e mohojnë Islamofobinë si problem në vendet e tyre dhe në politikat ndaj komuniteteve muslimane.

Masat shtypëse ndaj studjuesve të Islamofobisë

Gjatë dy dekadave të fundit, studimi i Islamofobisë ka dalë gjithnjë e më shumë në pah si një nën-degë akademike që dokumenton dhe sfidon racizmin anti-musliman, diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën nëpër botë. Informacionet mbi shkaqet dhe impaktin e Islamofobisë janë paraqitur nëpër libra, revista shkencore, konferenca, raporte mediatike dhe sondazhe të mëdha.- e megjithatë, disa qeveri europiane akoma përpiqen ta mohojnë ekzistencën e saj.

Në Francë, qeveria ka marrë masa shtypëse ndaj lirisë së universiteteve për të kryer hulumtime. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ministra të rëndësishëm kanë prenduar se  “Islamo-majtizmi” rrezikon të korruptojë shoqërinë franceze, e sidomos universitetet. Ministri i Arsimit të Lartë Frederique Vidal ka akuzuar disa studiues  se po promovojnë ide “radikale” dhe “aktiviste”, me pretendimin se studiuesit e racës dhe gjinisë e shohin “çdo gjë përmes prizmit të dëshirës për të futur përçarje, dobësuar e për të identifikuar armikun”.

Qeveria franceze dhe mbështetësit e saj nuk e pranojnë skolastikën kritike dhe debatin në fushën e studimeve mbi Islamofobinë, duke e cilësuar atë si përgjegjëse për krijimin dhe promovimin e një ndarjeje shoqërore të rrezikshme. Filozofi bashkohor francez Pascal Bruckner tregon në librin e tij Një Racizëm Imagjinar: Islamofobia dhe Faji” se Islamofobia është një fabrikim që përdoret si armë nga islamistët për të trembur masat. Ai del në përfudimin se anti-racistët janë kthyer vetë në racistë dhe bën thirrje për mbrojtjen e “vlerave perëndimore”.

Ky lloj diskursi islamofob është përdorur edhe nga qeveri dhe potilikanë të tjerë europianë për të heshtur çdo kritikë ndaj politikave asimiluese kundër klasës punëtore muslimane. 

“Meantaliteti i shtetrrethimit”

Lorenzo Vidino, një jurist i akuzuar për promovimin e teorive konspirative mbi Vëllazërinë Muslimane, ka shërbyer si këshilltar i disa qeverive europiane dhe ka lidhje me një sërë think-tankesh anti-muslimane në SHBA dhe Europë. 

Nacionalisti i bardhë norvegjez dhe vrasësi në masë Anders Behring Breivik, është mbështetur pjesërisht në idetë e përhapura nga Vidino mbi “infiltrimin” Vëllazërinë Muslimane në Europë.

Vidino ka pohuar se organizatat e Vellazërisë Muslimane janë “kuaj trojanë modernë të përfshirë në një subversion, apo përmbysje, që synon dobësimin e shoqërisë europiane nga brenda, duke hedhur me durim themelet e zëvendësimit të saj me një rend islamik.” Ai po ashtu ka pretenduar se ky rrjet “i ri” i Vëllazërisë Muslimane ka “një makineri propagande mbreslënëse” për të diskredituar kundërshtaret duke i akuzuar për Islamofobi. 

Vidino, i cili ka lavdëruar Austrinë si “model në goditjen e islamistëve në Europë”, ka shkruar një raport në 2017 për qeverinë austriake ku pretendon, pa prova, se Vëllazëria Muslimane i fryn incidentet e Islamofobisë “për të nxitur mentalitetin e shtetrrethimit te komunitetet muslimane lokale me argumentimin se qeveritë dhe shoqëritë perëndimore janë armiqësore ndaj tyre dhe ndaj Islamit në përgjithësi”. Ai ka thënë se kjo narrativë viktimizuese, hapi i parë drejt radikalizimit, mund të çojë në dhunë. 

Raporti u përdor si kriter nga zyrtarët dhe organet e qeverisë austriake për të diskredituar disktutimet mbi Islamofobinë. Partia Austrike e Lirisë e të djathtës ekstreme dhe Partia Austriake Popullore në pushtet, nën lidershipin e Sebastian Kurz, kanë një rekord të gjatë me fjalime dhe ligje Islamofobe.  

Në Gjermani, partitë konservatore kristiane në pushtet, CDU dhe CSU, së fundmi kanë publikuar një dokument ku citojnë teologun musliman Mouhanad Khorchide, i cili ka thënë se “terma si Islamofobia dhe racizmi anti-musliman janë kthyer në terma luftarakë të Islamit politik”. Një letër e hapur (e publikuar) para dokumentit theksonte rëndësinë e të mos qënit “i frikësuar nga akuzat e pabaza për Islamofobi.”

Pasoja të rrezikshme

Duke u nisur nga ky qëndrim kundër studimit dhe ndërgjegjësimit mbi Islamofobinë, politikanët në Austri, Gjermani dhe Francë kanë vlerësuar se “Islami politik”, “separatizmi islamik” apo “islamizmi” përbëjnë kërcënimin më të mëdh me të cilin po përballet shoqëria europiane. 

Për pasojë, kemi qenë dëshmitarë të bastisjeve të organizatave muslimane të shoqërisë civile dhe xhamive në emër të mbrojtjes së shtetit. Sidoqoftë, politika të tilla minojnë lirinë e fesë, ndërgjegjës, fjalës (së lirë) dhe mendimit, të mbrojtura nga kushtetuta. 

Një shembull i kohëve të fundit i pasojave të rrezikshme të kësaj kulture lufte ishte një bastisje që kishte në shënjestër 30 terroristë të dyshimtë nëntorin e kaluar në Austri. Ministri i Brendshëm tha se ishte për qëllim “prerja e rrënjëve të islamit politik”. Por më pas kur u morën në hetuesi, të dyshuarve iu bënë pyetje që nuk kishin shumë lidhje me dhunën, por kishin më shumë lidhje me një perspektivë orientaliste ndaj Islamit. 

Pyetjet përfshinin: Çcfarë kupton me termin “Islamofobi”? Sipas mendimit tënd, a është i justifikuar ky term? A janë të shtypur muslimanët në Austri? A është terrorizmi islamist botëror mbase arsyeja e frikës ndaj Islamit, apo është shtypja, sidomos ndaj grave dhe njerëzve të besimeve të tjera, nga normat e Sheriatit? A e zgjon gruan për faljen e mengjesit? A u lejohet fëmijëve të t’u të dëgjonë muzikë? A ke miq jo-muslimanë? A i lejohet vajzës tënde të martohet më një të krishterë, hebre apo ateist?

Pyetje të tilla tregojnë se deri në çfarë shkalle Islamofobia është bërë term problematik për autoritetet shtetërore, ndërkohë që vazhdon goditja e shoqërisë civile muslimane dhe shollarëve kritikë. 

John Esposito
John Esposito
John L Esposito është Profesor i Religjionit, Çështjeve Ndërkombëtare dhe i Studimeve Islame në Universitetin Georgetown dhe drejtor e themelues i Qendrës Princ Alwaleed Bin Talal për Mirëkuptimin Muslimano-Krishterë në Shkollën Walsh të Shërbimit të Jashtëm të Georgetown-it.

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Libri "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" shqyrton rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.
Verified by MonsterInsights