Monday, February 24, 2025

Muslimanët e padëshiruar: gjenocidi si zgjidhje përfundimtare

Ky punim trajton çështjen e gjenocidit ndaj muslimanëve dhe popullsive të tjera të margjinalizuara, duke analizuar rastet historike dhe aktuale të dhunës sistematike. Autori argumenton se gjenocidi nuk është një fenomen i izoluar, por një model i përsëritur i spastrimit etnik dhe represionit, shpesh i justifikuar nga ideologji supremaciste dhe interesa gjeopolitike. Me referenca të shumta nga historiografia dhe raportet ndërkombëtare, shkrimi mbështetet te Teoria e Gjenocidit e Gregory Stanton-it për të shpjeguar fazat e këtij fenomeni. Autori kritikon standardet e dyfishta në njohjen e gjenocideve dhe thekson nevojën për vetëdijësim dhe reagim global për të parandaluar përsëritjen e këtyre krimeve.

Shoqëria njerëzore njeh shumë fate të tmerrshme të gjenocideve të llahtarshme që kanë shkaktuar krime kundër njerëzimit, kulturave, qytetërimeve, identiteteve, pasurive, territoreve, të drejtave dhe lirive njerëzore:

  1. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐞𝐛𝐫𝐞𝐧𝐣ë𝐯𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐈𝐧𝐤𝐮𝐢𝐳𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧ë̈ 𝐒𝐩𝐚𝐧𝐣ë (shek. XV)[1] 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐈𝐧𝐤𝐮𝐢𝐳𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧ë 𝐏𝐚𝐥𝐞𝐬𝐭𝐢𝐧ë (shek. XI);[2]
  2. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐏𝐞𝐫𝐚𝐧𝐝𝐨𝐫𝐢𝐧ë 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐞 (1821 – 1922);[3
  3. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐟𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞𝐳 𝐧ë 𝐀𝐥𝐠𝐣𝐞𝐫𝐢 – 𝐀𝐟𝐫𝐢𝐤ë𝐧 𝐒𝐮𝐛-𝐒𝐚𝐡𝐚𝐫𝐢𝐚𝐧𝐞 (1830 – 1962);[4]
  4. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐚𝐛𝐨𝐫𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐀𝐮𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐢 (shek. XIX);[5]
  5. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐒𝐚𝐧𝐱𝐡𝐚𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐍𝐢𝐬𝐡𝐢𝐭 (1877 – 1878);[6]
  6. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐛𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧𝐢𝐤 𝐧ë 𝐈𝐧𝐝𝐢 (1880 – 1920);[7]
  7. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐛𝐞𝐥𝐠 𝐧ë 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐨 (1885 – 1908);[8]
  8. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧 𝐇𝐞𝐫𝐞𝐫𝐨-𝐍𝐚𝐦𝐚 𝐧ë 𝐍𝐚𝐦𝐢𝐛𝐢 (1904 – 1908);[9]  
  9. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐭𝐮𝐫𝐤 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐚𝐫𝐦𝐞𝐧ë𝐯𝐞 (1915 – 1920);[10]  
  10. 𝐇𝐨𝐥𝐨𝐤𝐚𝐮𝐬𝐭𝐢 (1941 – 1945);[11]  
  11. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐧ë Ç𝐚𝐦ë𝐫𝐢 (1944 – 1945);[12]
  12. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐛𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧𝐢𝐤 𝐧ë 𝐊𝐞𝐧𝐢 (1950 – 1960)[13]
  13. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐢 𝐆𝐮𝐚𝐭𝐞𝐦𝐚𝐥ë𝐬 (1960 – 1966);[14]
  14. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐈𝐧𝐝𝐨𝐧𝐞𝐳𝐢 (1965 – 1966);[15]
  15. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐁𝐚𝐧𝐠𝐥𝐚𝐝𝐞𝐬𝐡 (1971);[16]  
  16. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐤𝐚𝐦𝐛𝐨𝐱𝐡𝐢𝐚𝐧 (1975 – 1979);[17]  
  17. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐋𝐢𝐛𝐢 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐩𝐚𝐤𝐢𝐜ë𝐬 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞 𝐀𝐦𝐚𝐳𝐢𝐠𝐡 (1970 – 2011);[18]  
  18. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐊𝐮𝐫𝐝 (1988);[19]  
  19. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐢 𝐑𝐮𝐚𝐧𝐝ë𝐬 (1994);[20]  
  20. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐫𝐮𝐬 𝐧ë Ç𝐞𝐧𝐢 (1994 – 1996);[5]
  21. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐁𝐨𝐬𝐧𝐣𝐞 (1995);[21]  
  22. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐇𝐚𝐳𝐚𝐫𝐚𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐢𝐢𝐭𝐞 𝐧ë 𝐀𝐟𝐠𝐚𝐧𝐢𝐬𝐭𝐚𝐧 (1996 – 2001…);[22]  
  23. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë (1912 dhe 1998 – 1999);[1]  
  24. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐆𝐚𝐳𝐚 (2023 – 2025);[23]  
  25. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐌𝐲𝐚𝐧𝐦𝐚𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐬𝐢𝐬ë 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧𝐞 𝐑𝐨𝐡𝐢𝐧𝐠𝐲𝐚 (aktuale);[24]  
  26. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐒𝐮𝐝𝐚𝐧 (aktuale);[25]  
  27. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐍𝐢𝐠𝐞𝐫𝐢 (aktuale);[26]  
  28. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ë (aktuale);[27]  
  29. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐈𝐧𝐝𝐢 (aktuale);[28]  
  30. 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐮𝐣𝐠𝐮𝐫ë 𝐤𝐢𝐧𝐞𝐳ë 𝐧ë 𝐊inë (aktuale)[29] etj. 

Dhe të gjithë përgjegjësit dhe aktorët e këtyre gjenocideve kanë një “arsyetim” mbi krimet e kryera, në emër të “ruajtjes së qytetërimit” apo “dominimit të një qytetërimi mbi qytetërimet tjera”, në emër të vendosjes së një “rendi të ri”, në emër të “homogjenitetit kulturor”, në emër të “pastrimit të kulturave dhe racave inferiore të pazhvilluara”, në emër të “Zotit dhe fesë”, në emër të “ligjit të Xhunglës – mbijetesa e më të fortit” etj.

Teoria që më së miri shpjegon situatat gjenocidale është Teoria e Gjenocidit nga 𝐆𝐫𝐞𝐠𝐨𝐫𝐲 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐭𝐨𝐧 e cila përmban 10 faza: 1. 𝐊𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 (Classification), 2. 𝐒𝐢𝐦𝐛𝐨𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 (Symbolization), 3. 𝐃𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢 (Discrimination), 4. 𝐃𝐞𝐡𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 (Dehumanizimi), 5. 𝐎𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 (Organization), 6. 𝐏𝐨𝐥𝐚𝐫𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 (Polarization), 7. 𝐏ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐚 (Preparation), 8. 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢 (Persecution), 9. 𝐒𝐡𝐟𝐚𝐫𝐨𝐬𝐣𝐚 (Extermination), 10. 𝐌𝐨𝐡𝐢𝐦𝐢 (Denial).[30]

Historia i njeh dy fusha, fushën bujqësore dhe fushën e vdekjes. Në fushën bujqësore mbillen farat dhe zhvillohet jeta. Në fushën e vdekjes shkulen farat dhe shkaktohet vdekja. Marshi më i kobshëm në histori është marshi i vdekjes, karakteristikë e shumë gjenocideve. Sipas “Genocide Watch Annual Report 2024”, vetëm në vitin 2024 janë vrarë në konflikte të dhunshme anembanë botës 234,000 njerëz.[31]  Një në gjashtë fëmijë jeton në një zonë konflikti këtë vit, sipas UNICEF. Rreth 473 milionë, vlerësohet se jetojnë në zona konflikti në mbarë botën, sipas agjencisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara. “Nga çdo masë, viti 2024 ka qenë një nga vitet më të këqija të regjistruara për fëmijët në konflikt në historinë e UNICEF-it – si për sa i përket numrit të fëmijëve të prekur dhe nivelit të ndikimit në jetën e tyre”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, 𝐂𝐚𝐭𝐡𝐞𝐫𝐢𝐧𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐬𝐞𝐥𝐥.[32]

Gjithsesi kur flasim për gjenocid, kemi parasysh Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit të miratuar në vitin 1948. Mirëpo në histori ka edhe elemente tjera gjenocidale që kanë ndodhur e të cilat kjo konventë nuk i ka marrë parasysh. Në botë kanë ndodhur gjenocide që ende OKB-ja nuk i njeh dhe që Genocide Watch nuk ka asnjë fakt të publikuar për to, disa prej të cilave i ceka më lart. Kjo gjë rrezikon relativizimin e krimeve historike gjenocidale dhe përbën një drejtësi selektive me standarde të dyfishta.

Në Nenin II, të Konventës së OKB-së për gjenocidin, thuhet:

     Neni II: Konventa përcakton veprimet të cilat përbëjnë krimin e gjenocidit. Sipas saj, (neni 2) gjenocid konsiderohet cilido nga veprimet e mëposhtme, i kryer me qëllim që të zhduket plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar. Këtu bën pjesë:

     (a) vrasja e anëtarëve të grupit;

     (b) lëndimi i rëndë fizik ose mental i anëtarëve të grupit;

     (c) vënia e grupit qëllimisht në aso kushte të jetës që duhet të sjellin zhdukjen e plotë fizike ose të pjesshme të tij;

     (d) ndërmarrja e masave drejtuar në pengimin e lindjeve brenda grupit; 

     (e) transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga një grup në tjetrin.[33]

Kur jemi në kontekstin e historisë shqiptare të Kosovës, duhet përmendur se të gjitha elaboratet e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, me ndihmën e shkrimtarëve, akademikëve e klerikëve, ideologjikisht dhe praktikisht ishin thirrje dhe projeksion gjenocidi sepse synonin dëbimin dhe spastrimin etnik, që nga 𝐈𝐥𝐢𝐣𝐚 𝐆𝐚𝐫𝐚𝐬𝐚𝐧𝐢𝐧𝐢 më 1844; 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐝𝐚𝐧 𝐆𝐣𝐨𝐫𝐠𝐣𝐞𝐯𝐢𝐪𝐢 më 1908; 𝐕𝐚𝐬𝐨 Ç𝐮𝐛𝐫𝐢𝐥𝐥𝐨𝐯𝐢𝐪𝐢 më 1937; 𝐈𝐯𝐨 𝐀𝐧𝐝𝐫𝐢ć𝐢 më 1939; 𝐒𝐭𝐞𝐯𝐚𝐧 𝐌𝐨𝐥𝐞𝐯𝐢𝐪𝐢 më 1941, Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të Serbisë më 1986 etj. 

Më 23 maj 2024 Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës të vitit 1995 në Bosnje-Hercegovinë. Kjo rezulutë caktoi 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, duke vendosur kështu një ditë përkujtimore vjetore për masakrën e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë, gati 30 vjet më parë.[34] Kështu OKB-ja duhet të veprojë edhe në raport me Kosovën, të miratojë rezolutë për gjenocidin serb të shkaktuar në vitet 1998-1999.

Presidenti themelues i organizatës joqeveritare “Genocide Watch”, organizatës më të madhe që funksionon si aleancë globale që rritë ndërgjegjësimin dhe ndikon në politikat publike në lidhje me gjenocidet e mundshme dhe aktuale, ku kontributi i tyre nuk ka munguar as në rastin e Kosovës, 𝐃𝐫. 𝐆𝐫𝐞𝐠𝐨𝐫𝐲 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐭𝐨𝐧, jep një shpjegim se si mund të mobilizohemi kundër potencialit gjenocidal: “Lëvizja që do t’i japë fund gjenocidit nuk duhet të vijë nga ndërhyrjet e armatosura ndërkombëtare, por nga rezistenca popullore ndaj çdo forme diskriminimi; dehumanizimi, gjuha e urrejtjes dhe formimi i grupeve të urrejtjes; ngritja e partive politike që predikojnë urrejtje, racizëm ose ksenofobinë; sundimi nga elitat polarizuese që mbrojnë ideologjitë përjashtuese; shtetet policore që shkelin masivisht të drejtat e njeriut; mbyllja e kufijve për tregtinë ose komunikimet ndërkombëtare; dhe mohimi i gjenocideve të kaluara apo krimeve kundër njerëzimit. Lëvizja që do t’i japë fund gjenocidit në këtë shekull duhet të lindë nga secili prej nesh që ka guximin të sfidojë diskriminimin, urrejtjen dhe tiraninë. Nuk duhet të lejojmë kurrë që rrënojat e së kaluarës barbare të njerëzimit të na pengojnë të imagjinojmë një të ardhme paqësore kur ligji dhe liria demokratike do të sundojnë tokën.”[30]

Nëse tërheqim një paralele historike të ndëshkimit të sjelljeve negative apo thyerjes së rregullave nga individët, në shoqëri, periudha e sisteme të ndryshme kulturore e normative, shohim që me zhvillimin e shoqërisë ka ndodhur një evoluim interesant i mekanizmit të ndëshkimit. Që nga goditja me gurë, helmimi, kryqëzimi, zhveshja e lëkurës, kriposja e këmbëve të të dënuarve që t’ua lëpijnë dhitë deri në vdekje, murosja për së gjalli, gijotina, pushkatimi, varja në litar, dhoma me gaz, karrika elektrike e deri tek injeksioni vdekjeprurës, me theks debati kulturor dhe ligjor lidhur me heqjen e tërësishme të dënimit me vdekje dhe zëvendësimit të tij me burgim të përjetshëm, tregon që shoqëria e ka zhvilluar këtë mekanizëm drejt mënyrave më humane, pa dhimbje e brutalitete, të dënimit me vdekje. Lidhur me këtë qëndrim është mirë të lexohet vepra e 𝐌𝐢𝐜𝐡𝐞𝐥 𝐅𝐨𝐮𝐜𝐚𝐮𝐥𝐭 “𝐃𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝ë𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦”

Pra, pyetja sociologjike që unë shtroj këtu është: “A duhet dënuar për t’u hakmarrë apo aq sa nevojitet për të parandaluar një krim të dytë?!” Ka shumë krime monstruoze, sidomos ato në masë, që nuk i ngushllon apo shpaguan dot asnjë formë dënimi. Një botë që shuhet me krime të pandëshkuara tregon “fajësinë” e Zotit të asaj bote? Jo, jo! Vetëm Zoti ka fuqinë dhe mundësinë që t’i ngushllojë miliarda viktima të kriminelëve historikë, përmes drejtësisë hyjnore në botën tjetër. Sepse shumë fatura të krimeve nuk paguhen në këtë botë.

Një pyetje më e rëndësishme se kjo është: “Nëse për hir të njerëzores qenka “humanizuar” mekanizmi i dënimit me vdekje, pse nuk janë ripërtrirë ligjet dhe rregullat që konceptojnë krimet e reja gjenocidale? Pra, sa krime të llahtarshme kanë ndodhur në historinë e këtyre 30 gjenocideve që kam përmendur më lart, të gjitha me referenca (sigurisht se ka edhe më shumë), e të cilat nuk njihen qoftë nga Konventa e OKB-së për gjenocidin, qoftë nga organizata globale “Genocide Watch”?!”

𝐈𝐧𝐤𝐮𝐢𝐳𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 (𝐤𝐫𝐲𝐪ë𝐳𝐚𝐭𝐚 – 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢) i 𝐤𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞𝐫ë 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐞𝐛𝐫𝐞𝐧𝐣ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐒𝐩𝐚𝐧𝐣ë𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐤. 𝐗𝐕 𝐝𝐡𝐞 𝐧ë 𝐏𝐚𝐥𝐞𝐬𝐭𝐢𝐧ë𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐤. 𝐗𝐈

Denoncuesit më të mirë të krimeve janë ata që i kanë mbijetuar një sistemi të shtypjes dhe shfarosjes, nuk janë frikësuar as nënshtruar dhe e kanë denoncuar atë me të gjitha mekanizmat që kanë disponuar. Zakonisht më pëlqen shumë të lexoj rrëfimet e të mbijetuarve të gjenocideve dhe luftrave apo rrëfimet e të arratisurve nga diktatura. Për shembull, libri “𝐄𝐬𝐜𝐚𝐩𝐞 𝐟𝐫𝐨𝐦 𝐂𝐚𝐦𝐩 𝟏𝟒: 𝐎𝐧𝐞 𝐌𝐚𝐧’𝐬 𝐑𝐞𝐦𝐚𝐫𝐤𝐚𝐛𝐥𝐞 𝐎𝐝𝐲𝐬𝐬𝐞𝐲 𝐟𝐫𝐨𝐦 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐊𝐨𝐫𝐞𝐚 𝐭𝐨 𝐅𝐫𝐞𝐞𝐝𝐨𝐦 𝐢𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐖𝐞𝐬𝐭”, i autorit 𝐁𝐥𝐚𝐢𝐧𝐞 𝐇𝐚𝐫𝐝𝐞𝐧, i cili ka lindur në një kamp burgu politik të Koresë së Veriut dhe është arratisur nga Kampi 14, mbetet një nga librat më fantastikë dhe rrënqethës për t’u lexuar, në të cilin ai ka zbuluar sekretet e një shteti totalitar dhe represiv. 

𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧 𝐖𝐢𝐞𝐬𝐞𝐧𝐭𝐡𝐚𝐥 është një tjetër emër i madh në dokumentimin e krimeve. Ai është një i mbijetuar i Holokaustit dhe një nga kontribuesit kryesorë të sjelljes para drejtësisë të kriminelëve nazistë të luftës. Ai u mbijetoi pesë kampeve të përqendrimit dhe shtatë burgjeve. Atë e quanin “Ndërgjegjia e Holokaustit”, ndonëse ai humbi 89 të afërm gjatë Holokaustit, mirëpo ai ndihmoi në sjelljen e rreth 1,100 kriminelëve nazistë të luftës në gjyq. 𝐖𝐢𝐞𝐬𝐞𝐧𝐭𝐡𝐚𝐥 ishte ndoshta më i njohur për rolin e tij në gjetjen e liderit të dikurshëm të SS, 𝐀𝐝𝐨𝐥𝐟 𝐄𝐢𝐜𝐡𝐦𝐚𝐧𝐧, i cili organizoi shfarosjen e hebrenjve. 𝐄𝐢𝐜𝐡𝐦𝐚𝐧𝐧 u gjet në Argjentinë, u rrëmbye nga agjentët izraelitë në vitin 1960 dhe u gjykua e u var nga Izraeli. 𝐖𝐢𝐞𝐬𝐞𝐧𝐭𝐡𝐚𝐥 gjurmoi gjithashtu policin austriak 𝐊𝐚𝐫𝐥 𝐒𝐢𝐥𝐛𝐞𝐫𝐛𝐚𝐮𝐞𝐫, i cili besonte se arrestoi adoleshenten holandeze 𝐀𝐧𝐧𝐞 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐤 dhe e dërgoi atë në vdekje në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen. Kur jemi tek Inkuizicioni i krishterë në Spanjë, është pikërisht 𝐖𝐢𝐞𝐬𝐞𝐧𝐭𝐡𝐚𝐥 që shkroi një libër “𝐒𝐚𝐢𝐥𝐬 𝐨𝐟 𝐇𝐨𝐩𝐞: 𝐓𝐡𝐞 𝐒𝐞𝐜𝐫𝐞𝐭 𝐌𝐢𝐬𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐨𝐟 𝐂𝐡𝐫𝐢𝐬𝐭𝐨𝐩𝐡𝐞𝐫 𝐂𝐨𝐥𝐮𝐦𝐛𝐮𝐬” ku dokumentoi krimet ndaj hebrenjëve dhe muslimanëve në shek. XV.

Në këtë studim shkencor të 𝐖𝐢𝐞𝐬𝐞𝐧𝐭𝐡𝐚𝐥 është mbështetur studiuesi 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐳𝐢𝐦 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢 i cili ka ardhë në përfundimit se, për t’i shkatërruar dhe çrrënjosur nga Spanja të gjithë hebrenjtë, Kisha Katolike dhe dy sundimtarët e Spanjës, ngritën një sistem total të eksploatimit, të diskriminimit, të përndjekjes, të dëbimit fizik nga vatrat e veta dhe të vrasjeve masive të hebrenjve. Kulmi i asaj barbarie ishte gjithsesi djegia për së gjalli në turrat e druve të mijëra njerëzve, të cilëve ai dënim u shqiptohej nga ana e gjyqit kishtar, Inkuizicionit. Por, monstruoziteti i asaj ndërmarrjeje shkoi deri atje sa u dënuan edhe të vdekurit, thotë Krasniqi. 

“Eshtrat e të vdekurve, emrat e të cilëve iu nënshtruan gjykimeve dhe u dënuan për gjak të papastër e tradhti ndaj krishterimit, u nxorën nga dheu dhe u dogjën, për ta çuar në vend fanatizmin iracional të inkuizicionit. Edhe pse janë bërë jo pak studime lidhur me projektin gjenocidal të Inkuizicionit në Spanjë e në Portugali, besoj se libri i 𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧 𝐖𝐢𝐞𝐬𝐞𝐧𝐭𝐡𝐚𝐥𝐢𝐭, “𝐀𝐧𝐢𝐣𝐚 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬ë𝐬”, paraqet sintezën e shumicës së studimeve të deritashme. Çrrënjosja e hebrenjve nga gadishulli Iberik, paraqet njërin nga krimet monstruoze të Kishës Katolike Spanjolle dhe të pushtetit të dy mbretërive të bashkuara të Spanjës në shekujt XIV e XV. Çrrënjosja gjenocidale e hebrenjve nga Spanja erdhi si rezultat i krijimit të një aleance për këtë qëllim ndërmjet Kishës Katolike Spanjolle dhe Mbretërisë Spanjolle, që po udhëhiqej nga dy mbretër gjakatarë, 𝐈𝐳𝐚𝐛𝐞𝐥𝐚 dhe 𝐅𝐞𝐫𝐝𝐢𝐧𝐚𝐧𝐝𝐢. Virusi i atij fanatizmi vazhdoi të ishte virulent edhe pas çrrënjosjes së tërësishme të hebrenjve nga Spanja, aty e tutje ndaj atyre që ishin krishterizuar me dhunë, konverzosëve. Bile edhe disa shekuj pas çrrënjosjes së plotë të hebrenjve nga Spanja, shtetasve të Spanjës u kërkohej dëshmia e pastërtisë së racës, pastërtia e gjakut. Secilit i kërkohej që të sillte dëshmi se për shtatë breza nuk kishte ndonjë lidhje gjaku me hebrenjtë! Pra, përveç që i kishin dëbuar të gjallët, i kishin djegur në turra drush të pafajshmit, i kishin dënuar me djegie edhe eshtrat e të vdekurve, ata vazhdonin të ndëshkonin edhe brezat e palindura, në rast se eventualisht u gjendej ndonjë element i prejardhjes hebrenje deri në shtatë breza. Organizimi i proceseve gjyqësore kundër të vdekurve e djegia e eshtrave të tyre, si dhe penalizimi i të palindurve, nëse në shtatë breza kishin ndonjë lidhje farefisnore me hebrenjtë, janë element montruozë të gjenocidit, të cilat ndonëse skajshmërisht monstruoze e raciste, nuk janë përfshirë as në Konventën e vitit 1948 të OKB mbi gjenocidin. Si duket imagjinata e hartuesve të Konventës nuk i ka rrokë ato përmasa monstruoze të gjenocidit të shekullit XV kundër hebrenjve në tokën spanjolle. Meqë Konventa e OKB-së mbi gjenocidin e vitit 1948 ishte përgjigje ndaj krimeve naziste të gjenocidit, realisht do të duhej të mbulonte tërë përvojën e krimeve të gjenocidit, ngase edhe krimet e gjenocidit në Luftën e Dytë Botërore kanë një vazhdimësi me krimet e mëhershme. Në shekullin IX arabët muslimanë kanë pushtur Sicilinë dhe Sicilia ka qenë mbi 250 vite pjesë e shtetit musliman. Spanja, e posaçërisht Spanja jugore ka qenë nga shekulli IX ne shekullin XV tokë muslimane. Prandaj, ajo çrrënjosje e hebrenjve, bashkë me çrrënjosjen e muslimanëve nga Spanja, duhet të quhet e përmasave gjenocidale. Aq më tepër që ka qenë e projektuar dhe e zbatuar zyrtarisht, nga Kisha Katolike dhe nga pushteti mbretëror i 𝐅𝐞𝐫𝐝𝐢𝐧𝐚𝐧𝐝𝐢𝐭 dhe 𝐈𝐳𝐚𝐛𝐞𝐥ë𝐬, të cilët paraprakisht patën shkatërruar shtetin e fundit islam në Spanjë dhe i patën dëbuar muslimanët nga Spanja, pas shtatë shekujsh të ekzistencës si shtete dhe shoqëri muslimane. Pra, vetëm tre muaj pas kapitullimit të muslimanëve, filloi dëbimi definitiv i hebrenjve. Thjesht, ata ishin vrasës të muslimanëve dhe të hebrenjve.”[1]

Lidhur me statusin e hebrenjve në shtetet muslimane, deri sa ato ishin në këmbë, 𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧 𝐖𝐢𝐞𝐬𝐞𝐧𝐭𝐡𝐚𝐥𝐢 njofton kështu: “Hebrenjtë dhe të krishterët në mbretëritë arabe gëzonin liri të plota dhe shërbeheshin me gjykatat e veta. Popullsia hebreje në Spanjën muslimane ishte më e madhja në Evropë. Lidhur me kalimin e hebrenjve nga sundimi musliman nën sundimin e krishterë, pas pushtimit të mbretërive muslimane në Spanjë, mbretërit spanjollë u shastisën nga niveli i lartë kulturor që gjetën aty. Hebrenjtë, të cilët ishin të lidhur me atë kulturë islame, morën rolin e ndërmjetësuesit, duke ua bërë të krishterëve të mundshme të kuptonin të arriturat e Civilizimit Islam. Megjithë këtë rol, kalimi nga pushteti mavar nën sundimin e krishterë, për hebrenjtë ishte shok. Ky kalim e goditi ashpër jetën e hebrenjve.”[1]

Krasniqi gjithashtu shpjegon pasojat e regresit kulturor në Spanjë si pasojë e Inkuizicionit i cili e futi atë në një krizë të thellë duke përmbytur kështu mirëqenien e arritur nga muslimanët: “Inkuizicioni që çrënjosi hebrenjtë nga Spanja e nga Portugalia, pati një jetëgjatësi të frikshme në truallin e Evropës e të Amerikës, tre shekuj e gjysmë, saktësisht 344 vjet. Për ato vite Inkuizicioni mbolli terror e tmerr në jetën e njerëzve të pafajshëm dhe shkaktoi dëme demografike, ekonomike, kulturore e morale, që nuk mund të llogariten. Pas dëbimit të muslimanëve dhe të hebrenjve nga Spanja, shteti ra në krizë ekonomike e kulturore të rëndë, sepse strukturat dhe mendjet muslimane e hebreje që e kishin zhvilluar, iluminuar dhe e kishin bërë fuqi Spanjën, ishin shkatërruar. Vendin e tyre e kishin zënë aventurierë e banditë të ardhur nga vise të ndryshme të Evropës.”[1]

Edhe studiuesi Harun Jahja shpjegon dhe përshkruan disa karakteristika të këtij gjenocidi, duke treguar për përmasat e shtrira të Inkuizicionit Krishter edhe më gjerë: “Në vitin 1492, çifutët që kundërshtuan të konvertoheshin, u përzunë nga Spanja prej mbretit 𝐅𝐞𝐫𝐝𝐢𝐧𝐚𝐧𝐝 dhe mbretëreshës 𝐈𝐳𝐚𝐛𝐞𝐥𝐚. Çifutët u mirëpritën në Perandorinë Osmane, e cila njihte drejtësinë dhe tolerancën islame.”[2] “Sulltani 𝐁𝐚𝐣𝐚𝐳𝐢𝐝𝐢 𝐈𝐈 ishte një musliman i përkushtuar. Ai i mirëpriti çifutët që u larguan nga përndjekjet në Spanjë dhe u siguroi atyre lirinë për të praktikuar fenë e tyre në vendet muslimane.”[2] “Muslimanët, çifutët dhe të krishterët ortodoksë kanë jetuar së bashku në paqe në Jeruzalemin e qeverisur nga muslimanët. Kur kryqtarët pushtuan Jeruzalemin, ata kryen akte të tmerrshme masakrash. Kryqtarët plaçkitën qytetet dhe vranë civilët kudo që shkuan.”[2]

Muslimanët dhe hebrenjët kishin fatin e njëjtë të gjenocidit edhe në Palestinën e shek. XI. Dhe këtë histori shumë pak të njohur e shpjegon Jahja: “Palestina pushtohet nga 𝐎𝐦𝐞𝐫𝐢 në vitin 637, deri në shek. XI, kur pushtohet nga egërsia e kryqëzatës evropiane prej 100,000 kryqëtarëve, më 1095. Nën qeverisjen muslimane, muslimanët, të krishterët dhe çifutët jetuan së bashku në Jeruzalem me mirëkuptim, tolerancë dhe paqe. Muslimanët dhe çifutët e Jeruzalemit u masakruan egërsisht nga kryqtarët. Qyteti ra pas një rrethimi prej pesë javësh. Pasi kryqtarët u futën në të, ata ushtruan një egërsi e barbari që rrallëherë bota e ka parë. Të gjithë muslimanët dhe çifutët në qytet shkuan në shpatë. Paqja dhe harmonia që kishte mbretëruar në Palestinë që nga koha e 𝐎𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭, përfundoi me një masakër të tmerrshme. Kryqtarët dhunuan të gjitha ligjet etike të Krishtërimit dhe përhapën terrorin në emër të Krishtërimit. 𝐒𝐚𝐥𝐚𝐡𝐮𝐝𝐝𝐢𝐧𝐢 i mblodhi të gjitha mbretëritë muslimane nën flamurin e një lufte të shenjtë dhe i mundi kryqtarët në betejën e Hatinit në vitin 1187 dhe Paletina kthehet në drejtësi. 𝐒𝐚𝐥𝐚𝐡𝐮𝐝𝐝𝐢𝐧𝐢 hyri në Jeruzalem dhe e çliroi atë nga 88 vitet e pushtimit kryqtar.”[2

Edhe studiuesja serioze dhe objektive, 𝐊𝐚𝐫𝐞𝐧 𝐀𝐫𝐦𝐬𝐭𝐫𝐨𝐧𝐠, e përshkruan marrjen e dytë të Jeruzalemit me këto fjalë: “Më 2 tetor 1187 𝐒𝐚𝐥𝐚𝐡𝐮𝐝𝐝𝐢𝐧𝐢 dhe ushtria e tij hynë në Jeruzalem dhe për 800 vitet që do të pasonin, Jeruzalemi do të mbetej një qytet musliman. 𝐒𝐚𝐥𝐚𝐡𝐮𝐝𝐝𝐢𝐧𝐢 e mbajti fjalën dhe e mori qytetin sipas idealeve më të larta islame. Ai nuk u hakmorr për masakrën e vitit 1099, sikurse këshillon edhe Kurani (16:126) dhe tani që vrasjet pushuan, ai u dha fund armiqësive (2:193). As edhe një i krishterë i vetëm nuk u var dhe nuk u plaçkit. Të gjithë udhëheqësit muslimanë u skandalizuan tek panë se si të krishterët e pasur ia mbathnin me gjithë pasurinë e tyre, e cila mund të përdorej fare mirë për pagesat për lirimin e skllevërve.”[2]

𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐏𝐞𝐫𝐚𝐧𝐝𝐨𝐫𝐢𝐧ë 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐞 (1821-1922)

T’i hedhim një shikim horizontit të zymtë ku shumë krime ndaj muslimanëve janë fshehur e mjegulluar. A keni dëgjuar për gjenocidin kundër muslimanëve të Perandorisë Osmane, i fshehur rreth 100 vjet? Një autor i guximshëm si 𝐉𝐮𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐌𝐜𝐂𝐚𝐫𝐭𝐡𝐲 ndriçoi një të vërtetë të ekskomunikuar për një shekull. Atë që shumë gjenerata për 100 vite nuk e dëgjuan as lexuan, po e mësoni ju sot. Sepse paraardhësit tuaj jetuan në një kohë që kishte vetëm një të vërtetë – “e vërteta e sistemit”. Por aman ju mos u bëni sikur nuk dini! Mos e luani injorantin sepse nuk ju ka hije! 

“𝐕𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝ë𝐛𝐢𝐦 – 𝐒𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤 𝐢 𝐦𝐲𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐨𝐬𝐦𝐚𝐧ë, 𝟏𝟖𝟐𝟏-𝟏𝟗𝟐𝟐”, vepra dokumentuese e 𝐉𝐮𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐌𝐜𝐂𝐚𝐫𝐭𝐡𝐲 ua kthjellon ngjyrat e errëta të vetëdijes mbi të vërtetën, të cilën e analizon studiuesi 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐳𝐢𝐦 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢 në veprën “𝐅𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐮𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐦𝐛𝐲𝐬𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐦ë𝐝𝐡𝐚” (Ndërmjet Medinës, Spanjës, Amerikës, Devletit Osman, Ballkanit).   

“Gjenocidi ndaj muslimanëve që jetonin në Perandorinë Osmane, i planifikuar dhe i zbatuar përgjatë shekullit XIX dhe pjesës së parë të shekullit XX (1821-1922) është fshehur që kur është kryer, jo vetëm nga shtetet që e kanë kryer gjenocidin (Rusia, Greqia, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi) po edhe nga Fuqitë Evropiane, të cilat e kanë pasur gjithashtu në prospektet e tyre largimin e të gjithë muslimanëve nga kontinenti, ngjashëm me dëbimin që u është bërë atyre nga Spanja e Portugalia në shekujt XV-XVI. Gjenocidin ndaj muslimanëve në pjesën lindore të Perandorisë Osmane e ka kryer Rusia, ndërsa në Ballkan ua kanë lënë në duar shteteve të rajonit (Greqisë, Serbisë, Bullgarisë e Malit të Zi) që gjoja po luftonin kundër Perandorisë Osmane, për çlirimin e tyre. Fuqitë e Mëdha të kohës janë fshehur pas kalkulimeve diplomatike, rivaliteteve gjeopolitike dhe rivizatimeve të hartave në bazë të rezultateve të arritura të gjenocidit në të gjitha hapësirat e Perandorisë Osmane. Prandaj, përmasat e këtij komploti dhe të vetë gjenocidit kundër muslimanëve të Perandorisë Osmane, jo vetëm që janë mbajtur të fshehura nga të gjitha palët në kohën kur janë kryer, por ato nuk janë zbuluar ende plotësisht. Madje as shkenca nuk i ka trajtuar, sikundër pohon studiuesi i njohur, 𝐉𝐮𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐌𝐜𝐂𝐚𝐫𝐭𝐡𝐲, autori i studimit “𝐕𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝ë𝐛𝐢𝐦 – 𝐒𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤 𝐢 𝐦𝐲𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐨𝐬𝐦𝐚𝐧ë, 𝟏𝟖𝟐𝟏-𝟏𝟗𝟐𝟐”, i pari studim që nëpërmjet hulumtimit mirëfilli demografik, zbulon përmasat e atij gjenocidi. Me përllogaritjet e realizuara me saktësi shkencore, autori ka konkluduar se në periudhën 1821-1922, si rezultat i aneksimeve dhe pushtimeve ruse, armene e të shteteve ballkanike, në Perandorinë Osmane kanë vdekur pesë milionë e gjysmë muslimanë dhe pesë milionë të tjerë janë dëbuar nga vatrat e veta.”[1]

“Ndërmjet viteve 1821 dhe 1922, më tepër se pesë milionë muslimanë ishin dëbuar nga trojet e tyre. Pesë milionë e gjysmë muslimanë vdiqën: disa prej tyre të vrarë në luftëra, ndërsa të tjerët u shuajtën si refugjatë nga uria dhe sëmundjet.”[3]

Ndaj u zgjodh lufta si mjeti i vetëm për ta realizuar gjenocidin kundër muslimanëve. “Mjeti nëpërmjet të cilit nacionalizmi dhe imperializmi pruri humbjen e muslimanëve të Ballkanit, Anadollit e Kaukazit, ishte lufta”.[3] Autori rikujton kalendarin e luftërave antiosmane që nga revolucioni grek i vitit 1821, Lufta Ruso-Turke e viteve 1828-1829, Lufta e Krimesë, 1853-1856, Lufta Ruso-Turke 1977/78 e deri te dy luftërat ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore, për të konkluduar kështu: “Në çdonjërën prej luftërave të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të atij njëzetë, muslimanët u masakruan dhe u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre. Miliona myslimanë vdiqën dhe miliona të tjerë u zbuan. Secila luftë ishte mjaft e ndryshme nga të tjerat, por efekti i gjithësecilës mbi myslimanët ishte i pandryshueshëm – në numër të madh ata u vranë ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre.”[3]  

“Rusia dhe sllavët ishin fituesit më të mëdhenj nga gjenocidi kundër muslimanëve osmanë. Sikundër shihet, vdekshmëria e shqiptarëve në luftërat ballkanike ishte shumë e lartë, gjë që bashkë me eksodin, solli përgjysmimin e popullsisë shqiptare në këto hapësira. Fjala vjen, në statistikat e vitit 1911, të cilat i publikon dhe i analizon autori, Kosova kishte këtë përbërje demografike: 950.000 muslimanë, 93.000 grekë, 531.000 bullgarë. (Pra, serbët ishin aq të parëndësishëm e të padefinuar, saqë konsideroheshin si bullgarë!) Po të shikohet numri i banorëve të Kosovës në censusin e vitit 2011, rrafsh njëqind vjet pas gjenocidit në luftërat balkanike, bëhet më e qartë përmasa e atij gjenocidi, sepse pas një shekulli, Kosova mezi ka pasur 1.739.825, pra, kund 200.000 banorë më shumë se sa në vitin 1911.”[1] Ky spastrim etnik i tmerrshëm, sipas autorit ishte i planifikuar nga shtetet ballkanike, veçmas gjatë Luftës së Parë Ballkanike, gjë që e vërteton ekzistimin e qëllimit të gjenocidit: “Në Luftërat Ballkanike, secili nga fitimtarët gjithashtu dëshironte që të shihte një fund të pranisë muslimane në tokat që ata kishin pushtuar.”[3]  

Kishte edhe krime tjera ndaj muslimanëve nga përbindëshat e historisë, përndjekje, masakra, vrasje masive, dëbime, burgosje, internime, trajtime çnjerëzore e traumatizime, që synonin kriminalizimin e identitetit islam. 

𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐈𝐧𝐝𝐢 (aktuale)

Raporti i hulumtimit “Is a Genocide of Muslims Underway in India?”, nga 𝐌𝐨𝐛𝐚𝐬𝐡𝐫𝐚 𝐓𝐚𝐳𝐚𝐦𝐚𝐥, drejtoreshë e asocuar në The Bridge Initiative, e njohur me punën e saj në ndikimin e diskursit të luftës kundër terrorit dhe Islamofobisë së sponzorizuar nga shteti në mbarë globin, konstaton se 8 fazat e para të gjenocidit sipas 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐭𝐨𝐧 janë të pranishme në Indi. “Aktualisht vendi po kalon në fazën e tetë (persekutimi) me tregues të fazës së nëntë (shfarosjes).”[35]

Në Indi, muslimanët po mbajnë peshën kryesore të rritjes alarmante të Hindutva – një lëvizje politike hindu-supremaciste e krahut të djathtë të mbështetur nga kryeministri 𝐍𝐚𝐫𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐌𝐨𝐝𝐢. Mijëra indianë muslimanë janë vrarë nga sektarizmi i nxitur nga Hindutva. Miliona muslimanë ujgurë kinezë janë grumbulluar në kampe pune dhe të ashtuquajtura riedukimi që synojnë t’i kthejnë me forcë nga Islami dhe t’i asimilojnë në kulturën Han. Në Evropë, populistët e krahut të djathtë përdorën racizmin anti-musliman pas 11 shtatorit për të polarizuar më tej shoqëritë perëndimore për përfitimet e tyre politike. Libri “𝐆𝐥𝐨𝐛𝐚𝐥 𝐈𝐬𝐥𝐚𝐦𝐨𝐩𝐡𝐨𝐛𝐢𝐚 𝐚𝐧𝐝 𝐭𝐡𝐞 𝐑𝐢𝐬𝐞 𝐨𝐟 𝐏𝐨𝐩𝐮𝐥𝐢𝐬𝐦” nga 𝐒𝐚𝐡𝐚𝐫 𝐅. 𝐀𝐳𝐢𝐳 dhe 𝐉𝐨𝐡𝐧 𝐋. 𝐄𝐬𝐩𝐨𝐬𝐢𝐭𝐨 është një dëshmi e gjallë se si manifestimi i Islamofobisë, ndihmuar nga popollizmi në rritje, ka arritur shkallë ekstreme të gjenocidit, përveç dhunës, propagandës e diskriminimit sistematik nëpër botë. 

“India mbetet modeli i një “Aparteidi” bashkëkohor dehumanizues ndaj komunitetit të muslimanëve prej 200 milionësh. India ka vendosur një rregull që ndalon hindutë të blejnë ushqim nga restorantet në pronësi muslimane. Madje kryeministri i shtetit më të populluar, 𝐔𝐭𝐭𝐚𝐫 𝐏𝐫𝐚𝐝𝐞𝐬𝐡, ka mbështetur një plan që kërkon që restorantet buzë rrugës të shfaqin emrat e pronarëve të tyre. Kjo si mënyrë identifikimi nëse hindutë po e shkelin ligjin duke hyrë si klientë në restorantet e muslimanëve. 𝐔𝐭𝐭𝐚𝐫 𝐏𝐫𝐚𝐝𝐞𝐬𝐡 ndaloi gjithashtu prodhimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe shitjen e ushqimit të çertifikuar “hallall”, sipas Economic Times. India e udhëhequr nga ultra-nacionalistët e krahut të djathtë, thelbësisht supermacistë, miratuan edhe një ligj që garanton shtetësinë e shpejtë për migrantët jomuslimanë nga vendet me shumicë muslimane.”[28] Ndalimi i hixhabit, rrahjet brutale publike, shkatërrimi i xhamive, retorika dhe dhuna anti-muslimane janë vetëm disa nga shembujt tregues, me një rrezik real në rritje për luftë civile në vitet e afërta.

Gjatë dekadës së fundit, India ka përjetuar një rritje të rrezikshme të Islamofobisë. Ka shumë episode ditore të ngacmimeve, rrahjeve publike dhe sulmeve të turmave, shkatërrimit të pronave dhe linçimeve që kanë krijuar një atmosferë frike për 200 milionë muslimanë. Rritja e këtij fanatizmi ka ardhur kryesisht me zgjedhjen e Kryeministri 𝐍𝐚𝐫𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐌𝐨𝐝𝐢 dhe Partisë së tij Bharatiya Janata (BJP), parti nacionaliste hindu e krahut të djathtë. 

“Nacionalizmi hindu tani dominon Indinë. Daullja e urrejtjes, diskriminimit dhe retorika përjashtuese ngrihet në mënyrë të qëndrueshme nga njerëzit në pushtet, ndërsa ata kërkojnë të përjashtojnë muslimanët dhe komunitete të tjera jo hindu nga sfera civile dhe publike e vendit. Gazetarët dhe aktivistët që tërheqin vëmendjen ndaj gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në rritje kanë qenë në shënjestër të autoriteteve, ndërsa qeveria shtypë lirinë e fjalës. Kjo ka bërë që shumë akademikë dhe ekspertë të vërejnë se demokracia është në rënie në Indi. Islamofobia ka depërtuar në të gjithë sektorët e shoqërisë indiane përmes përhapjes së teorive të konspiracionit që karakterizojnë muslimanët si një kërcënim për popullsinë hindu. Politikanët e krahut të djathtë i kanë instrumentalizuar këto teori për të mbështetur miratimin e legjislacionit diskriminues që cenon të drejtat e muslimanëve indianë, përkatësisht të drejtën për të praktikuar lirisht fenë e tyre. Nga ndalimet e hixhabit deri te ligjet që në thelb kriminalizojnë martesat ndërfetare, muslimanët indianë po lundrojnë në një mjedis ku ata janë gjithnjë e më shumë duke zbritur në shtetësi të dorës së dytë. Vrasja e muslimanëve është bërë një tipar normal në Indinë e 𝐌𝐨𝐝𝐢𝐭, ku synimi i Hindutva-s është për ta bërë Indinë një komb vetëm hindu.”[35]

Në Indi, hindutva ose nacionalizmi hindu, përfaqëson ideologjinë qeverisëse të Partisë Bharatiya Janata (BJP) nën drejtimin e Kryeministrit 𝐍𝐚𝐫𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐌𝐨𝐝𝐢. Hindutva është një ideologji politike që përkrah epërsinë e hinduve në Indi. “Me mbështetjen e 𝐌𝐨𝐝𝐢𝐭 dhe qeverisë së tij, nacionalistët hindu janë forcuar dhe kanë ndërmarrë fushata terrori kundër muslimanëve indianë. Kjo përfshin linçimet publike, pogromet, ngacmimet dhe diskriminimin social dhe ekonomik. Krahas turmave të nacionalistëve hindu në terren, qeveria së bashku me politikanët dhe udhëheqësit fetarë të ekstremit të djathtë si 𝐘𝐨𝐠𝐢 𝐀𝐝𝐢𝐭𝐲𝐚𝐧𝐚𝐭𝐡 dhe 𝐘𝐚𝐭𝐢 𝐍𝐚𝐫𝐬𝐢𝐧𝐠𝐡𝐚𝐧 dhe 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐬𝐰𝐚𝐭𝐢 kanë promovuar politika diskriminuese për të kufizuar të drejtat dhe liritë e muslimanëve indianë.”[36]

Nën udhëheqjen e 𝐌𝐨𝐝𝐢𝐭, India ka përjetuar një rritje të krimeve të urrejtjes anti-muslimane dhe gjuhës së urrejtjes, rritjes së polarizimit dhe dhunës në shoqëri, rritjes së kufizimeve në media dhe rritjes së grupeve nacionaliste hindu. Kritikët dhe ekspertët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se nën udhëheqjen e 𝐌𝐨𝐝𝐢𝐭, demokracia në Indi është nën kërcënim. 

“Nën mandatin e 𝐌𝐨𝐝𝐢𝐭, qeveria ka miratuar disa masa diskriminuese që prekin komunitetet pakicë, përkatësisht myslimanët indianë. Për shembull, që kur qeveria e 𝐌𝐨𝐝𝐢𝐭 ka ardhur në pushtet, kërkesa për të ndaluar mishin hallall ka marrë vrull. Kjo lëvizje është mbështetur nga drejtuesit e BJP-së të cilët besojnë se është pjesë e “Xhihadit Ekonomik”. Disa shtete si Uttar Pradesh kanë penalizuar madje ligjërisht kompanitë që lëshojnë certifikim hallall si pjesë e “goditjes së dhunshme kundër artikujve hallall”. Nën qeverisjen e 𝐌𝐨𝐝𝐢𝐭, ka pasur një përhapje të teorive konspirative. Njëra që ka fituar rëndësi përmes mediave sociale dhe gjithashtu ka rezultuar në legjislacion, është teoria e “Xhihadit të Dashurisë”. Kjo teori konspirative e krahut të djathtë, e promovuar nga nacionalistët hindu, pretendon se burrat muslimanë po i futin gratë hindu në kurth për martesë dhe po i konvertojnë ato me forcë në Islam. Nën udhëheqjen e 𝐌𝐨𝐝𝐢𝐭, një numër shtetesh kanë futur legjislacionin që ndalon konvertimin pas martesës dhe këto ligje janë përdorur shpesh për të arrestuar burrat muslimanë dhe për të synuar çiftet ndërfetare.”[37]

Duke pasur disa ngjashmëri me fushatën e Kinës që synon ujgurët, autoritetet indiane në vitet e fundit janë përpjekur gjithnjë e më shumë të kriminalizojnë, fshijnë ose shkatërrojnë plotësisht aspekte të identitetit musliman në vend. “Në vitin 2021, kjo u demonstrua nga rrënimi i një xhamie 100-vjeçare në Uttar Pradesh në maj. Fushatat për të polarizuar pothuajse të gjitha aspektet e jetës në Indi kanë vazhduar nga forcat hindu të krahut të djathtë pasi këtë vit dëshmoi një fushatë urrejtjeje kundër gjuhës urdu, e cilësuar si gjuhë “muslimane” nga projekti Hindutva dhe për këtë arsye e papranueshme në Indi.”[38]

𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧ë 𝐆𝐚𝐳𝐚 (2023 – 2025)

Të shohim pak gjenocidin në Gaza. Izraeli ka elita politike, ushtarake dhe ideologjike kriminale, që veprojnë si skifterë lufte, me tendenca historikisht kolonizuese, ekspansioniste dhe dehumanizuese në Palestinë, me një doktrinë që mbështetet në pretendime territoriale dhe supermaciste, të cilat i manifeston me format më të dhunshme mizore, gjenocidale dhe terrorizuese ndaj civilëve të pafajshëm palestinezë, me pretekstin e hakmarrjes dhe luftës ndaj grupeve terroriste. 

Një hakmarrje e legjitimuar në profetësinë “Popull i Zgjedhur” dhe në skenarin e rrezikshëm “Izraeli i Madh”, nga “Superioriteti hebre” dhe “Sionizmi në rritje”.

Më të këqinj janë aktorët e huaj që mbështetin Izraelin në termat e luftës ndaj terrorizmit duke e relativizuar fajin, duke i fshehur kalkulimet e prapaskenave gjeo-politike dhe duke e deformuar të vërtetën për mijëra viktima civile të shkaktuara të cilat nuk meritojnë të gjykohen sipas përkatësisë identitare. 

E dhimbshme të thuhet, por çmimi për “Rendin e Ri Botëror” apo “Rendin e Ri Rajonal” është shumë i lartë! E paguajnë të dobëtit, të pafajshmit, të pambrojturit.

Në anën tjetër, grupet apo partitë me veprime terroriste si Hamas, meritojnë përgjigje të ashpër. Lidershipi i tyre janë kërcënim edhe për vetë mirëqenien dhe të ardhmen e palestinezëve sepse me gabimet e tyre strategjike dhe me sistemin e tyre ideologjik (masakra ndaj qindra izraelitëve) nuk mund të përfaqësojnë të drejtat apo dhimbjen palestineze, të një populli të shtypur që meriton lirinë.

Ata prodhuan një reaksion apokaliptik dhe hakmarrje joproporcionale nga një Izrael i obsesionuar për pushtet, duke shkaktuar një katastrofë humanitare dhe traumë kolektive, duke rrezikuar trazira, duke shkatërruar infrastrukturë dhe vendbanime, duke zhdukur resurse, duke ndërprerë kushtet e mbijetesës (ujë, rrymë e gaz), duke zgjeruar konfliktin, duke rritur frustrimin, duke futur në lojë aktorë të huaj e duke testuar reagimet e fuqive tjera, duke lënduar sentimentet dhe duke cenuar dinjitetin njerëzor, duke prishur ëndrrat e fëmijëve, duke shkaktuar refugjatë dhe eksod – dëbim masiv, duke shuar qindra familje nga jeta, duke thyer çdo rregull a konventë lufte… 

Një tragjedi holokausti i shek. XXI po ndodhte përsëri.

Kjo kritikë sociologjike është anti-sioniste, nuk është antisemite. Sionizmi sot është burim i shumë çrregullimeve ideologjike, strategjike dhe kulturore në botë, që synojnë mpirjen e të menduarit tek shoqëritë e pavetëdijshme. Por mua kjo ideologji nuk ka mundur të ma shpëlajë trurin apo të ma mbjellë frikën dhe kompleksin e inferioritetit.

Ajo që kohëve të fundit kemi parë në Gaza nuk ishte vetëm një gjendje e zakonshme lufte. Aty nuk po luftohej vetëm terrorizmi. Aty kishte gjenocid, spastrim etnik, katastrofë humanitare, vdekje urie, dehumanizim, masakra ndaj fëmijëve, vrasje brutale ndaj civilëve, trauma, eliminime masive të familjeve, bombardime me raketa që fluturonin mbi kokat e fëmijëve, fëmijë që qanin nga frika e që vraponin për t’iu ikur raketave, ku krejt çka posedonin ishin rrobat e përgjakura të trupit, këmbëzbathur e barkun bosh, me shtëpitë e kthyera në gërmadha, me kujtime të kthyera në makth, shkatërrim të spitaleve…, që as regjisori më i mirë i filmave horror nuk do të imagjinonte skena të tilla. Ku edhe vrasja e fëmijëve palestinezë “legjitimohej” me argumentin se çdo fëmijë palestinez është potencialisht një terrorist i ardhshëm i rekrutuar. 

Një holokaust i ri. Pra, ndodhi, para syve të krejt botës. Përballë hipokrizisë së vendeve arabe apo islame dhe përballë standardeve të dyfishta të fuqive perëndimore.

Së fundi, më 31 dhjetor 2024, nga organizata më prestigjioze për denoncimin e gjenocideve në botë, Genocide Watch, është publikuar një raport hulumtimi me autorë 𝐆𝐫𝐚𝐜𝐞 𝐂𝐨𝐧𝐝𝐨𝐧, 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐤𝐢𝐞 𝐂𝐨𝐧𝐝𝐨𝐧, 𝐆𝐫𝐚𝐜𝐞 𝐇𝐚𝐫𝐫𝐢𝐬 dhe 𝐆𝐫𝐞𝐠𝐨𝐫𝐲 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐭𝐨𝐧, që shpjegon situatën gjenocidale në Gaza: “Kryeministri 𝐁𝐞𝐧𝐣𝐚𝐦𝐢𝐧 𝐍𝐞𝐭𝐚𝐧𝐲𝐚𝐡𝐮 dhe ministri i mbrojtjes gjenerali 𝐘𝐨𝐚𝐯 𝐆𝐚𝐥𝐥𝐚𝐧𝐭 kanë demonstruar qëllimin e tyre për të shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë civile të Gazës. Më 7 tetor 2023, Hamasi masakroi mbi 1200 civilë në Izrael dhe rrëmbeu mbi 250 pengje. Pengjet janë torturuar, rrahur ose vrarë. 62 mbeten peng në Gaza. 117 pengje janë shpëtuar ose liruar, dhe 72 kanë vdekur ose janë vrarë nga Hamasi. Hamasi deklaron hapur synimin e tij për të shkatërruar kombin e Izraelit dhe popullin hebre. Hamasi është një organizatë terroriste gjenocidale që duhet mposhtur. Por mundja e terroristëve gjenocidalë nuk justifikon kryerjen e gjenocidit kundër civilëve palestinezë. Udhëheqësit izraelitë kanë udhëhequr një fushatë çnjerëzore të propagandës anti-palestineze që mohon çdo dallim midis luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve palestinezë. 𝐍𝐞𝐭𝐚𝐧𝐲𝐚𝐡𝐮 dhe 𝐆𝐚𝐥𝐥𝐚𝐧𝐭 pretendojnë se Hamasi fshihet nën spitale dhe mes civilëve palestinezë, duke i përdorur ato si mburoja njerëzore. Është një përpjekje për të justifikuar bombardimet dhe urinë ndaj civilëve palestinezë. Është një justifikim për krimet e luftës. Rregullat e Izraelit lejojnë vrasjen e njëzet civilëve për çdo luftëtar të vrarë të Hamasit, përqindja më e lartë e “dëmtimit kolateral” në çdo luftë moderne. Këto rregulla angazhimi i japin Forcave Ajrore izraelite dhe trupave IDF një licencë për të kryer krime lufte me pretekstin e mposhtjes së Hamasit. OKB vlerëson se 45,000 palestinezë dhe 1500 izraelitë kanë vdekur që nga 7 tetori 2024. Mbi 14,500 nga të vdekurit ishin fëmijë. Për të mohuar këto statistika, Izraeli përdorë dy taktika klasike të mohimit: sulmoni treguesit e së vërtetës dhe minimizoni statistikat. Izraeli pretendon se shifrat e Hamasit dhe të OKB-së janë ekzagjerime, jo të besueshme. Bombat izraelite synojnë qëllimisht shkolla, shtëpi, spitale dhe zona të caktuara humanitare. Izraeli përdorë bomba që rrafshojnë ndërtesa të tëra apartamentesh dhe hedhin copëza që vrasin dhe gjymtojnë njerëz deri 360 metra larg. Nga 163,778 ndërtesa në Gaza, 52,564 janë shkatërruar dhe 18,913 janë dëmtuar rëndë. Dy të tretat e banesave në Gaza janë të pabanueshme. 2 milionë palestinezë në Gaza janë në prag të urisë. Izraeli ka bllokuar mbi tetëdhjetë për qind të ndihmave ushqimore që të hyjnë në Gaza që nga fillimi i luftës. Izraeli pretendon se ka lejuar mjaftueshëm ndihma ushqimore, por ato janë vjedhur nga Hamasi. Kjo gënjeshtër është propagandë për të bindur izraelitët se Izraeli po u bindet ligjeve të luftës. E vërteta është se Izraeli ka lejuar që nën njëzet për qind e ushqimit të nevojshëm të dërgohet në Gaza. Uria dhe vrasja e anëtarëve të një grupi etnik ose kombëtar shkel nenin 2(a) dhe nenin 2(c) të Konventës së Gjenocidit. Izraeli lejon vetëm gazetarët palestinezë të raportojnë nga Gaza. Asnjë gazetar i huaj nuk ka qasje, përveç në turnetë e shoqëruara nga IDF. 55 gazetarë të njohur kanë protestuar kundër këtij ndalimi. Kjo politikë i lejon Izraelit të pretendojë se raportet për krimet e tij të luftës dhe krimet kundër njerëzimit vijnë nga burime të njëanshme, një taktikë mohimi. Të gjitha spitalet në Gaza janë bombarduar nga Izraeli me pretekstin se Hamasi i përdorë ato si baza. Gaza veriore është shembur, me ndihmat ushqimore të bllokuara dhe mijëra banorë përballen me zinë e bukës. OKB-ja raporton se spitaleve u mungojnë ujë, karburant, personel dhe furnizime mjekësore. 1.9 milionë palestinezë, shumica e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur me forcë. Palestinezët urdhërohen të evakuohen nga një “zonë e sigurt” në tjetrën dhe më pas urdhërohen të lëvizin përsëri. Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, 700,000 kolonistë izraelitë aktualisht jetojnë në vendbanime në Bregun Perëndimor. Izraeli subvencionon zgjerimin e këtyre vendbanimeve. Konfliktet e dhunshme midis kolonistëve izraelitë dhe palestinezëve janë të zakonshme. Nga tetori 2023 deri në gusht 2024, 660 palestinezë u vranë në Bregun Perëndimor. Shumica e kolonistëve identifikohen me partitë politike izraelite që mbështesin 𝐍𝐞𝐭𝐚𝐧𝐲𝐚𝐡𝐮𝐧. Sulmet e kolonistëve kundër palestinezëve arritën kulmin në vitin 2022. Ato u dokumentuan gjerësisht. Nën një për qind, këto sulme që nga viti 2017 janë ndjekur penalisht nga autoritetet izraelite. Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor janë krime lufte sipas Statutit të ICC, i cili ndalon: “transferimin, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga fuqia pushtuese e pjesëve të popullsisë së saj civile në territorin që ajo zë”. 𝐍𝐞𝐭𝐚𝐧𝐲𝐚𝐡𝐮 dhe 𝐆𝐚𝐥𝐥𝐚𝐧𝐭 tani akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale, së bashku me 𝐌𝐨𝐡𝐚𝐦𝐦𝐞𝐝 𝐃𝐞𝐢𝐟𝐢𝐧 e Hamasit dhe të ndjerët 𝐘𝐚𝐡𝐲𝐚 𝐒𝐢𝐧𝐰𝐚𝐫 dhe 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐇𝐚𝐧𝐢𝐲𝐞𝐡.”[39]

Mirëpo pas arritjes së një armëpushimi më 19 janar 2025, statistikat e viktimave dhe të zhdukurve duket se janë më të larta dhe ka gjasa t’i afrohen shifrës 100 mijë pasi shumë prej tyre gjenden nën rrënoja. “Autoritetet në Gaza kanë përditësuar numrin e të vdekurve nga lufta e Izraelit në enklavë në 61,709, duke shtuar mijëra njerëz të zhdukur që tani supozohen të vdekur. Kreu i Zyrës së Informacionit të Qeverisë në Gaza tha në një konferencë për shtyp se trupat e 76 për qind të palestinezëve të vrarë në konflikt ishin gjetur dhe dërguar në qendrat mjekësore. Megjithatë, të paktën 14,222 njerëz ende besohet të jenë të bllokuar nën rrënoja ose në zona të paarritshme për shpëtimtarët. Duke folur në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës, 𝐒𝐚𝐥𝐚𝐦𝐚 𝐌𝐚𝐚𝐫𝐨𝐮𝐟 u tha gazetarëve se 17,881 fëmijë, përfshirë 214 të porsalindur, ishin në mesin e të vrarëve. “Më shumë se dy milionë njerëz janë zhvendosur me forcë, disa më shumë se 25 herë, në kushte të vështira pa shërbime elementare”, shtoi zyrtari, duke vënë në dukje se 111,588 persona janë lënduar gjithashtu.”[45]

Së fundi edhe përpjekja e Presidentit 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩 dhe kriminelit të luftës 𝐍𝐞𝐭𝐚𝐧𝐲𝐚𝐡𝐮, sipas studiuesit 𝐄𝐧𝐞𝐬 𝐍𝐞𝐳𝐚, njëherit drejtues i mediumit Observer.al, se SHBA-të duhet të marrin nën kontroll Rripin e Gazës pasi të kenë zhvendosur rreth dy milionë palestinezë në Egjipt ose Jordani, janë një thirrje e hapur për spastrim etnik dhe gjenocid ndaj popullit palestinez. Për ata që kanë dyshuar mbi planin e Izraelit për spastrimin etnik të Gazës, ja ku e keni tani të shpallur hapur.

Fatmirësisht shumë shtete të fuqishme, në Lindje të Mesme dhe në Perëndim, kanë kundërshtuar propozimin skandaloz të 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩𝐢𝐭 që retorikisht, strategjikisht, teknikisht dhe ideologjikisht është tendencë kolonizimi, një paradigmë raciste dhe gjenocidale që pretendon se “konflikti zgjidhet me spastrim etnik”, një realizim i një ëndrre të kahmotshme që të dëbohen palestinezët nga vendi i tyre. 

Përtej cinizmit, 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩 mundohet të luajë rolin e një lideri që di të përcaktojë “standardet e mirëqenies” për krejt popujt në botë, duke aluduar se kjo zhvendosje e palestinezëve do t’u krijojë atyre më shumë siguri, lumturi e liri, në një vend të huaj – “në komunitete më të bukura”[47] – siç i quan ai, me pretekstin e rindërtimit të Gazës. Ai nuk e koncepton dot se për një palestinez të Gazës nuk ka komunitet më të bukur se vetë Gaza dhe se sakrifica e tyre për shekuj e periudha nuk mund të përmbyset me një marrëveshje “gjentëlmene fisnike”, pas një katastrofe humanitare të cilën ata e ndihmuan. Ai fare s’ka aftësi as t’i përceptojë lidhjet historike, kulturore, njerëzore e emocionale të palestinezëve me vendin e tyre. Ai as nuk mund ta imagjinojë që nëse palestinezët do t’i kishin nga 100 shpirtra, të gjithë do t’i jepnin për Gazën. Kjo narrativë nuk bie në “ndërgjegjen e tij” sepse është inekzistente ose e instrumentalizuar thellë. Dioptria e tij strategjike ka tjetër optikë, e pa njohur në teoritë e humanizmit. Por kush garanton se pas rindërtimit të Gazës këta dy milionë palestinezë do të kthehen në vendin e tyre? Nuk është kaq e thjeshtë, nuk është skenar animacioni. E ardhmja e palestinezëve të zhvendosur do të sillte shumë implikime të paparashikuara. Dhe që ky armëpushim i arritur në janar 2025 të sjellë mbarimin e luftës, duket shumë i pamundshëm. 

Mikëpritja që 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩 i bëri 𝐍𝐞𝐭𝐚𝐧𝐲𝐚𝐡𝐮𝐭 në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shkurt 2025, tregon solidarizimin e “xhandarit të botës” me një monstrum dhe përbindësh antinjerëzor, që për vlerësimin tim sociologjik, kjo mikëpritje që në termat human është drithëruese, vë në pikëpyetje të gjitha paradigmat “demokratike” dhe “liberale”, “dinjitetin” dhe “të drejtat”, në të cilat thirret “qytetërimi” i përqafuar nga presidenti “apokaliptik”, me ndërgjegje morale të vrarë, me një “grykësi imperialiste të moderuar” e me dëshira për zgjerim pushteti e kontrolli siç po e tregon edhe me shtetet tjera.

Një nga pasojat e gjenocideve është edhe krijimi i narrativave, frustrimeve dhe nxitjeve drejt Islamofobisë dhe sulmeve ndaj qytetarëve besimtarë në vende tjera, siç ka ndodhë pas luftës në Gazë, që sipas Raportit Evropian të Islamofobisë 2023, me autorë 𝐄𝐧𝐞𝐬 𝐁𝐚𝐲𝐫𝐚𝐤𝐥𝐢 dhe 𝐅𝐚𝐫𝐢𝐝 𝐇𝐚𝐟𝐞𝐳, krimet e urrejtjes kundër muslimanëve u rritën në mënyrë shqetësuese. 

“Raportet nga vende si Norvegjia, Spanja dhe Greqia theksuan sulmet fizike dhe verbale të shtuara ndaj muslimanëve. Diskriminimi kundër muslimanëve, veçanërisht grave të veshura me veshje fetare, vazhdoi në punësim, arsim dhe strehim. Sektori arsimor mbetet vendimtar. Shkollat ​​dhe institucionet akademike shpesh përjetuan Islamofobinë përmes politikave diskriminuese dhe historive revizioniste, siç shihet në Kosovë dhe Serbi. Raportet kombëtare theksojnë se si narrativat anti-muslimane janë të ngulitura në formimin e identitetit kombëtar dhe kornizat e politikave. Si përfundim, EIR 2023 përshkruan një pamje të zymtë të Islamofobisë në Evropë, duke theksuar dështimet sistematike për të trajtuar në mënyrë efektive racizmin anti-musliman. Prandaj, ne, redaktorët, të Raportit Evropian të Islamofobisë, bëjmë thirrje për fuqi politike, ligjore, dhe ndërhyrje shoqërore për të luftuar këtë fenomen të përhapur racist.”[46]

𝐆𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐮𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐮𝐣𝐠𝐮𝐫ë 𝐤𝐢𝐧𝐞𝐳ë 𝐧ë 𝐊𝐢𝐧ë (aktuale)

Mos të bëhemi naivë që sa herë ta dëgjojmë frazën “Lufta kundër terrorit”, të mos na shkojë mendja se mund të bëhet fjalë edhe për një mashtrim sepse në emër të saj “arsyetohen” shumë gjenocide nëpër botë. Ndër to, gjenocidi që po ndodh në Kinë me kampet e përqendrimit, me masat represive për fshirjen e identitetit musliman ujgur në rajonin Xinjiang, ku miliona muslimanë ujgurë po torturohen, po detyrohen të heqin dorë nga besimi i tyre dhe po indoktrinohen me propagandën e partisë qeveritare. 

𝐌𝐨𝐛𝐚𝐬𝐡𝐫𝐚 𝐓𝐚𝐳𝐚𝐦𝐚𝐥, drejtoresha e The Bridge Initiative, dokumenton se Kina ka adoptuar dhe intensifikuar slamofobinë, duke identifikuar praktikën e Islamit si ekstremiste dhe shkakun kryesor të terrorizmit. Kina këto kampe nuk i quan “kampe përqendrimi” siç janë realisht, por i kamuflon si “kampe trajnimi”.

Në mbrojtjen e veprimeve të saj, qeveria kineze gjithashtu patologjizoi Islamin, duke e përshkruar atë si një “sëmundje ideologjike” mendore dhe ngjitëse, nga e cila njerëzit duhet të kurohen. Njerëzit që janë zgjedhur për “riedukim” janë infektuar nga një sëmundje ideologjike. Ata janë infektuar me ekstremizëm fetar dhe ideologji të dhunshme terroriste, dhe për këtë arsye ata duhet të kërkojnë trajtim në një spital. Ideologjia ekstremiste fetare është një lloj ilaçi helmues, që ngatërron mendjen e njerëzve. Nëse nuk e zhdukim ekstremizmin fetar në rrënjët e tij, incidentet e dhunshme terroriste do të rriten dhe do të përhapen gjithandej si një tumor malinj i pashërueshëm, shprehen autoritetet kineze.

Fragment nga një audio regjistrim zyrtar i Partisë Komuniste: Përdorimi i “ekstremizmit fetar” nga Kina bazohet në luftën kundër logjikës së terrorit, e cila i sheh Islamin dhe muslimanët si të dyshimtë dhe potencialisht të dhunshëm. Qeveria kineze mbron miratimin e saj të autoritarizmit në shkallë të gjerë duke deklaruar se synon “të shtypë kërcënimin e separatizmit dhe ekstremizmit ujgur”. Përkufizimi i gjerë i qeverisë për “ekstremizmin fetar” përfshin çdo respektim të besimit islam. Për shembull, autoritetet në qytetin Hami në Xinjiang urdhëruan ujgurët të dorëzoheshin nëse ndiqnin praktikat “problematike” islame, si p.sh. abstenimi nga alkooli. Kur zyrtarët flasin për “shërimin” e muslimanëve nga kjo “sëmundje” e Islamit, kjo përfshin një fushatë represioni që rezulton në kriminalizimin dhe eliminimin e çdo shprehjeje të identitetit musliman. Këto përpjekje përfshijnë:

  • Detyrimi i muslimanëve ujgurë që të hanë mish derri dhe të pinë alkool, të cilat janë të ndaluara në Islam;
  • Ndalimi i burkës dhe “mjekrave jonormale”;
  • Mbyllja e xhamive;
  • Ndalimi i emrave fetarë për foshnjet muslimane;
  • Detyrimi i familjeve muslimane për të dorëzuar Kuranin;
  • Ndalimi i fëmijëve muslimanë nga orët e Kuranit;
  • Ndalimi i varrimeve islame;
  • Ndalimi i individëve nga përdorimi i përshëndetjes së përbashkët islame “Es-Selam Alejkum”;
  • Ndalimi i promovimit të produkteve hallall;
  • Ndalimi i festimit të Ramazanit, muajit të shenjtë islam të agjërimit.

Ky lloj i diskriminimit dhe kontrollit shkon deri në atë nivel, saqë 𝐓𝐚𝐳𝐚𝐦𝐚𝐥 thotë se qeveria ka vendosur “kope dronësh të maskuar si zogj për t’i mbikqyrur muslimanët”, pra ka futur informatorë në shtëpitë e muslimanëve ujgurë.[40]

Në Xinjian jetojnë dymbëdhjetë milionë njerëz, shumica e të cilëve janë muslimanë. Partia Komuniste Kineze (CCP) synon ta kolonizojë këtë rajon dhe ta zëvendësojë Islamin Ujgur me komunizmin kinez Han. Për gjenocidin ndaj muslimanëve ujgurë në Kinë ka një raport nga Genocide Watch me titull “Genocide Emergency: Xinjiang, China 2023”, i cili alarmon: “Ujgurët detyrohen të marrin pjesë në programet e indoktrinimit të CCP-së në të cilat të burgosurit janë të detyruar të braktisin besimin dhe kulturën e tyre muslimane. CCP e ndalon përdorimin e gjuhës ujgure dhe e imponon gjuhën “Mandarin Chinese” brenda kampeve. Brenda kampeve, zyrtarët e CCP-së i nënshtrojnë ujgurët ndaj rrahjeve fizike, sulmeve seksuale dhe përdhunimeve të grave. Programi i planifikimit familjar i qeverisë kineze kufizon riprodhimin musliman ujgur dhe turk, duke parandaluar lindjet në të, shkelje kjo sipas Nenit 2, të Konventës së Gjenocidit. Shkalla e rritjes së popullsisë ujgure ra me 84%. Martesat e detyruara ndërracore të sponsorizuara nga shteti midis grave ujgure dhe burrave kinezë Han janë pjesë e politikave të “planifikimit të familjes”, siç janë sterilizimet e femrave, abortet e detyruara, përdhunimet masive dhe tortura seksuale. CCP i detyron gratë ujgure të jetojnë me burra kinezë Han në shtëpitë ujgure. Pas “riedukimit”, ujgurët detyrohen të punojnë në korrjen e pambukut dhe produkteve të tjera të eksportit kinez. Ata i nënshtrohen një forme moderne të skllavërisë. Sulmi i drejtpërdrejtë i CCP ndaj fesë muslimane ujgure tani përfshin edhe shkatërrimin e xhamive të ujgurëve. Gjenocidi ndaj tyre tani ka arritur në tri fazat e fundit të tetë, të nëntë dhe të dhjetë, sipas teorisë së 𝐆𝐫𝐞𝐠𝐨𝐫𝐲 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐭𝐨𝐧. Genocide Watch rekomandon: SHBA dhe anëtarët e tjerë të OKB-së duhet të ndalojnë importet e mallrave të prodhuara nga puna e detyruar ujgure; Anëtarët e OKB-së duhet të sigurojnë që ujgurët të kenë qasje në një sistem të drejtë për gjykimin e kërkesave për azil; SHBA duhet të ndalojë investimet në kompanitë kineze që përdorin punën e detyruar ujgure; SHBA dhe BE duhet të ndalojnë eksportet e teknologjisë (AI, njohja e fytyrës) e përdorur në Gjenocidin Ujgur.”[41]

Për qeverinë komuniste kineze, Islami është një fe e huaj. Partia Komuniste Kineze (CCP) nuk e konsideron Islamin apo Krishterimin si pjesë e kulturës kineze. Në fakt, partia komuniste kineze është zyrtarisht ateiste dhe është shumë intolerante ndaj të gjitha feve, përfshirë Islamin. Partia Komuniste Kineze e konsideron fenë helmuese dhe antitezën e çdo gjëje që përfaqëson komunizmi. Marksistët dhe maoistët thonë se “feja është opiumi i popullit”. Kjo është e rrënjosur thellë që nga fëmijëria në kurrikulën e shkollës fillore, e cila ua shpëlanë trurin nxënësve për të besuar se feja është një ideologji antisocialiste, regresive. Mësimet kundër fesë formojnë diskursin dominues në arsimin, median dhe politikën kineze. Për shkak të propagandës së rëndë të CCP, shumica e kinezëve nuk besojnë në fe. Sulmet e 11 shtatorit në SHBA shënuan fillimin e goditjes kineze ndaj ujgurëve si një grup musliman. “Lufta kundër terrorit” u bë pretekst për shtypjen e ujgurëve si muslimanë. Diçka aq themelore sa dhënia e emrave muslimanë si 𝐀𝐲𝐞𝐬𝐡𝐚 apo 𝐌𝐨𝐡𝐚𝐦𝐦𝐚𝐝 për fëmijët e porsalindur janë ndaluar. Qeveria kineze është e tmerruar nga ujgurët. Madje i ndalon dyqanet të shesin prerëse gozhdë, thika, ose ndonjë gjë që mund të përdoret si armë nga ujgurët. Ujgurët ndiqen dhe regjistrohen në video në aktivitetet e tyre të përditshme. Ujgurët detyrohen të jetojnë me spiunët kinezë Han në shtëpitë e tyre. Në realitet, “Lufta Globale kundër Terrorit” është aktualisht një “Luftë Globale kundër Islamit”. Kampet e përqendrimit sot mësojnë se Xi Jinping është i vetmi zot. 

“Shehadeti” që oficerët e kampeve të përqendrimit e përdorin përballë ujgurëve muslimanë: “Nuk ka Zot. Xi Jinping është perëndia. Nëse ka zot, pse nuk vjen të ju shpëtojë nga këto kampe përqendrime, pse nuk ju shpëton kur ju torturojmë, ju rrahim, ju përdhunojmë? Nga ana tjetër, Xi Jinping mund të vijë këtu dhe të na thotë të ndalemi dhe të ju shpëtojmë.”[42]

Gjenocidi në Kinë sot nuk është diçka e re nëse ktheheni pak në historinë e 𝐌𝐚𝐨 𝐂𝐞 𝐃𝐮𝐧𝐢𝐭 për ta kuptuar se çfarë bëri regjimi komunist i tij ndaj muslimanëve. “Politika e regjimit komunist synonte shkatërrimin fizik të muslimanëve që refuzonin asimilimin. Numri i muslimanëve të vrarë arriti përmasa të frikshme. Nga 1949-1952, 2.800.000 njerëz; nga 1952-1957, 3.509.000; nga 1958-1960, 6.700.000; nga 1961-1965, 13.300.000. Këta njerëz u vranë nga ushtria kineze ose vdiqën si rezultat i krizës së bukës, të shkaktuar nga regjimi. Bashkë me masakrat pas vitit 1965, numri i turkmenëve lindorë të vrarë arriti shifrën e pabesueshme prej 35 milionësh. Përveç shfarosjes së muslimanëve që kishte filluar qysh në vitin 1949, regjimi sillte kolonë kinezë në mënyrë sistematike. Në një kohë që në vitin 1953, 75% e popullsisë ishte muslimane dhe 6% kineze, në vitin 1982 shifrat kishin ndryshuar në 43% muslimanë dhe 40% kinezë. Regjistrimi i popullsisë i vitit 1990, që provoi se popullsia tani ishte 40% muslimane dhe 53% kineze, është shumë i rëndësishëm për njohjen e shkallës së spastrimit etnik. Ndërkohë, administrata kineze përdori muslimanët e Turkistanit Lindor si kafshë eksperimentale në provat bërthamore. Si pasojë e provave bërthamore, që së pari filluan në vitin 1964, vendasit janë infektuar nga sëmundje vdekjeprurëse dhe kanë lindur rreth 20,000 fëmijë handikapë. Dihet se numri i muslimanëve që kanë vdekur për shkak të provave bërthamore është 210,000. Me mijëra njerëz janë gjymtuar dhe me mijëra të tjerë kanë rënë pre e sëmundjeve të tilla si verdhëza e kanceri. Nga viti 1964 e deri tani, Kina ka shpërthyer rreth 50 bomba atomike e hidrogjeni. Ekspertët suedezë kanë përcaktuar se një provë bërthamore e nëndheshme e një bombe me një forcë prej 150 tonësh në vitin 1984, kishte shkaktuar lëkundje të tokës të një magnitude prej 8.8 ballësh sipas shkallës Rihter.”[5]

Pse gjithë këto gjenocide? Sepse ata që i shkaktuan, nuk besuan në drejtësinë hyjnore e cila ndalon të gjitha format e racizmit, dhunës, shtypjes, shfrytëzimit, diskriminimit dhe përplasjes që cenojnë paqen, lumturinë dhe lirinë e të gjithë njerëzve. Nuk besuan që Zoti nuk i jep mandat as legjitimitet askujt të përdorë forcën kundrejt dikujt tjetër dhe se vullneti njerëzor (e drejta për jetë si e drejta më themelore) është vullnet hyjnor. Nuk besuan që lufta kundër kulturave, racave, identiteteve, gjuhëve e besimeve është luftë kundër Krijuesit që e ka shpallur diversitetin njerëzor si vlerë të pacenueshme. Armiqtë e diversitetit janë armiqtë e Zotit, janë “sfiduesit e dështuar” të mençurisë dhe inteligjencës krijuese. Sepse ata nuk besuan që njeriu është produkt i kulturës, dhe jo i racës. 

Unë si shqiptar musliman e kam këtë komoditet të shkruaj pasi jetoj në Kosovë, ku të paktën, edhe pse Islamofobia është në rritje këndej pari dhe e kam denoncuar brenda librit tim sociologjik “PASIONET E IDIOTËVE” (vëllimi i tretë), botuar ekskluzivisht në Observer.al  [43], ekzistenca fizike e muslimanëve nuk rrezikohet. Po të jetoja në një kontekst tjetër historik e kulturor, për shembull në Indinë apo Kinën e sotme, ku armiqësia ndaj muslimanëve është normë dhe racizmi jo që dënohet por inkurajohet nga shteti dhe kulturat që synojnë homogjenitet, këto shkrime do të më kushtonin shumë. Sepse të gjithë intelektualët që reagojnë ndaj fanatizmit të shfrenuar anti-musliman në Indi apo Kinë përjetojnë ngacmime, arrestime, burgosje dhe eliminime. 

Unë nuk besoj kurrë që do të arrestohem për kritikat e mia sociologjike ndaj Islamofobisë apo formave tjera raciste e diskriminuese në Kosovë, përveç në çmendurinë e fundit të ndonjë prokurori që nuk merr vesh në racizëm, sociologji, komunikim masiv, të drejtat e njeriut dhe liri të fjalës. Prandaj falenderoj Zotin për dhuntinë e madhe të të qenit i lindur shqiptar dhe banor në shtetin e Kosovës, ku pa frikë i sulmoj format e racizmit.

*Shënim: Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë qëndrime personale të autorit e nuk përfaqësojnë qëndrimet dhe politikat editoriale të Observer.al.

Referencat: 

[1] Simon Wiesenthal, Sails of Hope: The Secret Mission of Christopher Columbus, Macmillan, 1973; & Milazim Krasniqi, Fijet e fshehura të përmbysjeve të mëdha (ndërmjet Medinës, Spanjës, Amerikës, Devletit Osman, Ballkanit), Logos-A, Shkup, 2020;

[2] Harun Jahja, Islami dënon terrorizmin, Furkan-ISM, Shkup, (pa vit botimi); & Karen Armstrong, Holy War, Anchor Books, 2001;

[3] Justin McCarthy, Vdekje dhe dëbim – Spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922, ALSAR, Tiranë, 2015;

[4] Mehdi Alavi, “French Genocide in Algeria: Time for Introspection”, Fair Observer, 2024, https://www.fairobserver.com/history/french-genocide-in-algeria-time-for-introspection/

[5] Harun Jahja, Fatkeqësitë që solli darvinizmi për njerëzimin, Furkan-ISM, Shkup, 2003;

[6] Isa Vatovci, “Jusuf Osmani: Vëllimi ‘Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit’, kundërvënie ndaj falsifikimeve serbe për Sanxhakun e Nishit”, Kallxo, Prishtinë, 2021, https://kallxo.com/kulture/jusuf-osmani-vellimi-shqiptaret-ne-sanxhakun-e-nishit-kundervenie-ndaj-falsifikimeve-serbe-per-sanxhakun-e-nishit/

[7] Dylan Sullivan dhe Jason Hickel, “How British colonialism killed 100 million Indians in 40 years”, Al Jazeera, 2022, https://www.aljazeera.com/opinions/2022/12/2/how-british-colonial-policy-killed-100-million-indians

[8] Georgina Rannard & Eve Webster, “Leopold II: Belgium ‘wakes up’ to its bloody colonial past”, BBC, 2020, https://www.bbc.com/news/world-europe-53017188

[9] Genocide Watch, “Genocide Remembrance Day: A Namibian push for reparations”, 2024, https://www.genocidewatch.com/single-post/genocide-day-a-renewed-push-for-reparation

[10] Nathaniel Hill, “106th Anniversary of the Armenian Genocide”, Genocide Watch, 2021, https://www.genocidewatch.com/single-post/106th-anniversary-of-the-armenian-genocide

[11] Genocide Watch, “Germany Country Report January 2023”, https://www.genocidewatch.com/_files/ugd/1585f1_e9112b3d43944dfdbbfa02188aef94b3.pdf

[12] TRT Balkan, “Gjenocidi grekë në Çamëri, 78 vite nga  masakrat ndaj shqiptarëve”, 2022, https://albanian.trtbalkan.com/region/gjenocidi-greke-ne-cameri-78-vite-nga-masakrat-ndaj-shqiptareve-9378831

[13] Mehdi Alavi, “British Genocide in Kenya: Time for a Reckoning”, Fair Observer, 2023, https://www.fairobserver.com/world-news/british-genocide-in-kenya-time-for-a-reckoning/#

[14] Sandra Cuffe, “Guatemalan genocide survivors march for justice”, Genocide Watch, 2021, https://www.genocidewatch.com/single-post/guatemalan-genocide-survivors-march-for-justice

[15] Genocide Watch, “Genocide Warning: Indonesia November 2021”, https://www.genocidewatch.com/single-post/genocide-warning-indonesia-november-2021

[16] Holocaust Museum Houston, “Bangladesh, 1971”, https://hmh.org/education/bangladesh-1971/

[17] Genocide Watch, “Timestream: Cambodian Genocide”, 2021, https://www.genocidewatch.com/single-post/timestream-cambodian-genocide

[18] Brooklyn Quallen, “Gaddafi’s Linguistic Genocide in Libya”, Genocide Watch, 2023, https://www.genocidewatch.com/single-post/gaddafi-s-linguistic-genocide-in-libya

[19] Kyla Lucey, Jordan Lambdin, Manoka Y, Isabelle Hofberg, Leah Cohen, Panchami Manjunatha, Gregory H. Stanton, “GENOCIDE WATCH REPORT ON THE KURDISH GENOCIDES”, 2023, https://www.genocidewatch.com/_files/ugd/df1038_bef14e2e521f439085285af933bd0b09.pdf

[20] Amanda Grzyb, “Debating media’s role in driving Rwanda’s genocide”, Genocide Watch, 2019, https://www.genocidewatch.com/single-post/2019/04/02/debating-media-s-role-in-driving-rwanda-s-genocide

[21] Genocide Watch, “Bosnia-Herzegovina 25 Years After Srebrenica Genocide”, 2020, https://www.genocidewatch.com/single-post/2020/07/10/25-years-after-srebrenica-genocide-bosnia-herzegovina-country-report

[22] Raziya Masumi, “Report on Ten Stages of Genocide Against Hazaras and Other Shia Religious Minorities in Afghanistan”, Genocide Watch, 2023, https://www.genocidewatch.com/_files/ugd/df1038_df59378c1280402f8f71249f2d1526ab.pdf

[23] Gaza Team: Grace Condon, Frankie Condon, Grace Harris, Gregory Stanton, “Genocide Emergency: Gaza and the West Bank 2024”, https://www.genocidewatch.com/single-post/genocide-emergency-gaza-and-the-west-bank-2024

[24] Genocide Watch, “Genocide Emergency: Rohingya in Maungdaw, Myanmar”, 2024, https://www.genocidewatch.com/single-post/genocide-emergency-rohingya-in-maungdaw-rakhine-state-myanmar?utm_source=facebook&utm_medium=blog.post-promoter&utm_campaign=4fea167e-75b6-4833-b8ca-7aadc07c1fb6

[25] Kylie Henry, “Genocide Watch Country Report: South Sudan (September 2021)”, Genocide Watch, 2021, https://www.genocidewatch.com/single-post/genocide-watch-country-report-south-sudan-september-2021

[26] Genocide Watch, “Genocide Emergency: Nigeria”, 2021, https://www.genocidewatch.com/_files/ugd/a64f38_093bcac372b8415da79b39a219cd3a13.pdf

[27] Ethan Walton, “Genocide Emergency: Ukraine”, Genocide Watch, 2022, https://www.genocidewatch.com/single-post/country-report-ukraine-1

[28] Jowena Riley, “’Apartheid’ fury in India over new rule aimed to ensure Hindus do not buy food from Muslim-owned restaurants”, Daily Mail, 2024, https://www.dailymail.co.uk/news/article-13652105/Apartheid-fury-India-new-rule-aimed-ensure-Hindus-not-buy-food-Muslim-owned-restaurants.html

[29] Christian Azzolini, “Chinese genocide of Uyghurs in Xinjiang continues”, Genocide Watch, 2023, https://www.genocidewatch.com/single-post/chinese-genocide-of-uyghurs-in-xinjiang-continues

[30] Gregory Stanton, “The Logic of the Ten Stages of Genocide”, Genocide Watch, 2023, https://www.genocidewatch.com/tenstages

[31] Genocide Watch, “Genocide Watch Annual Report 2024”, 2024, https://www.genocidewatch.com/_files/ugd/df1038_7817b4aefce148a99c4fd8047e6829ce.pdf

[32] Al Jazeera Media Network, “One in six children live in conflict zones this year: UNICEF”, Al Jazeera, 2024, https://www.genocidewatch.com/single-post/one-in-six-children-live-in-conflict-zones-this-year-unicef

[33] Konventa e OKB-së për gjenocidin, Neni II, “Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genocide, 9 December 1948”, International Humanitarian Law Databases, https://ihl-databases.icrc.org/pt/ihl-treaties/genocide-conv-1948

[34] RFE/RL’s Balkan Service, “UN Approves Srebrenica Genocide Resolution, As Some Serbs Remain Defiant”, 2024, https://www.rferl.org/a/un-srebrenica-resolution-bosnia-genocide/32960943.html

[35] Mobashra Tazamal, “Is a Genocide of Muslims underway in India?”, The Bridge Initiative, 2022, https://bridge.georgetown.edu/wp-content/uploads/2022/10/Is-a-genocide-of-Muslims-underway-in-India.pdf

[36] Mobashra Tazamal, “Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit””, Observer, 2024, https://observer.al/reflektime-mbi-islamofobine-globale-dhe-rritjen-e-populizmit/

[37] Bridge Initiative Team, “Factsheet: Narendra Modi”, Bridge Initiative, 2024, https://bridge.georgetown.edu/research/factsheet-narendra-modi/

[38] Bridge Initiative Team, “2021 Islamophobia in review: India”, Bridge Initiative, 2022, https://bridge.georgetown.edu/research/2021-islamophobia-in-review-india/

[39] Gaza Team: Grace Condon, Frankie Condon, Grace Harris, Gregory Stanton, “Genocide Emergency: Gaza and the West Bank 2024”, https://www.genocidewatch.com/single-post/genocide-emergency-gaza-and-the-west-bank-2024

[40] Mobashra Tazamal, “China justifies its Concentration Camps using “War on Terror” discourse”, Bridge Initiative, 2019, https://bridge.georgetown.edu/research/chinas-justifies-its-concentration-camps-using-war-on-terror-discourse/

[41] Genocide Watch, “Genocide Emergency: Xinjiang, China 2023”;

[42] Genocide Watch, “ISLAMOPHOBIA IN ASIA: A Comparative Study of China, Myanmar, and India”, 2022, https://www.genocidewatch.com/single-post/islamophobia-in-asia

[43] Labinot Kunushevci, “Pse janë kaq të tërbuar islamofobët në Kosovë?”, Observer, 2024, https://observer.al/pse-jane-kaq-te-terbuar-islamofobet-ne-kosove/ 

[45] Tesheshi, “Bilanci i ri i llahtareve në Gaza”, 2025, https://tesheshi.com/bilanci-i-ri-i-llahtareve-ne-gaza/?fbclid=IwY2xjawINkn5leHRuA2FlbQIxMQABHeSJGECnDWG2EX5_gJa-8781J_3fb3vOj8mhc0K7A-j2vrGfzJi1aRjvRg_aem_PKfhAIzzgiwK6o1zAPN4QA

[46] Enes Bayrakli dhe Farid Hafez, “Raporti Evropian i Islamofobisë 2023”, Leopold Weiss Institute, 2024.

[47] Ed Holt, “Donald Trump moves to clarify Gaza ‘Riviera’ plan, confirms Palestinians will NOT return and no US soldiers will be sent”, Daily Mail, 2025, https://www.dailymail.co.uk/news/article-14367863/Donald-Trump-clarify-Gaza-plan-confirms-Palestinians-NOT-return-no-soldiers.html

Labinot Kunushevci
Labinot Kunushevci
Labinot Kunushevci është një autor dhe sociolog që jeton në Prishtinë. Ka mbaruar studimet themelore dhe master në fushën e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ai është autor i librit disa vëllimësh “Pasionet e idiotëve. Labinoti njihet për intervistimin e sociologëve më eminentë në botë, si i vetmi nga Kosova intervistat e të cilit janë botuar në 17 gjuhë në revistën prestigjioze Global Dialogue të Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë - ISA. Në vitin 2017, ai fitoi çmimin Shkrimi më i mirë për promovimin e Kosovës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ndërsa analizat dhe trajtimet e tij të spikatura sociologjike përfshijnë fushat si kultura, feja dhe edukimi. Aktualisht është koordinator i fondacionit Vildana, një nga fondacionet e mërgatës shqiptare më elitare në rajon, që mbështetë studentët e talentuar shqiptarë me bursa.

Të ngjashme
Related

Perëndimi në krizë: Si bota islame po merr në dorë diplomacinë globale

Ndërsa Perëndimi përballet me sfida në qeverisje dhe diplomaci, diplomatët muslimanë po mbushin në këtë vakum duke udhëhequr përpjekjet globale për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme dhe promovimin e paqes.

Aushvici si përkujtim: Pse Evropa nuk duhet ta injorojë Islamofobinë dhe ekstremizmin e djathtë

Në 80 vjetorin e Holokaustit, rreziku i Islamofobisë dhe ekstremizmit të djathtë po rritet në Evropë. Pse është e nevojshme të reagojmë tani?

Pse dhuna dhe ideologjitë anti-muslimane injorohen në Gjermani?

Normalizimi i ndjenjave anti-muslimane, të nxitura nga forcat politike të ekstremit të djathtë dhe media si bashkëfajtore, ka krijuar një klimë ku dhuna kundër muslimanëve jo vetëm që tolerohet, por shpesh injorohet.

Raporti për Islamofobinë në Shqipëri: problem diskriminimi në punësim dhe dezinformatat në rrjetet sociale

Kapitulli i raportit për Shqipërinë, me autore Kristina Millona, përfshin incidentet kryesore islamofobe të regjistruara përgjatë vitit 2023 në media, punësim, internet, arsim, politikë dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Verified by MonsterInsights