Thursday, November 21, 2024

Për Blushin që kërkon Hoxhë femër…po ka!

Islamofobia e llojit “Hip se t’vrava, zbrit se t’vrava!”

“Sepse ti me islamofobi dukesh mbret! Me Islamofobi dukesh pasha! Pastaj, me islamofobi është dhe moda…”

Shkon një islamofob dhe vjen një tjetër..ndërrohen kështu stinët njëra pas tjetrës ..Por moda e islamofobisë nuk ikën kurrë!

Është gjithmonë në trend, si një aksesor as i lirë e as i shtrenjtë. Atë mund ta përdorin këmbëzbathurit por edhe zengjinët, injorantët analfabetë por edhe intelektualët të mirëarsimuar; prej atyre që kanë shkuar tek të shumtit, deri tek ata që u kanë mbijetuar shekujve.

Dikush e bën për pasion, por dikush tjetër e ka profesion. Ndër këta të fundit është njëri që këtë profesion të tij trendi e pati inauguruar para disa vitesh me të famshmin libër “Të jetosh në ishull”.

Teksa muslimanët festojnë të qetë në punë të tyre Bajramin, autori i librit në fjalë nxjerr një nga “xhevahiret” e tij të ndryshkura duke komentuar mbi gratë muslimane që kanë dalur të falen në sheshin e Tiranës. Shkrim me nota skizofrenie, ku harron dhe vetë se në fillim thotë tjetër gjë, pra se muslimanët shqiptarë i detyrojnë gratë të vishen, dhe në fund tjetër gjë, pra se këto gra e paskanë marrë vetë këtë vendim.

Të bësh islamofobi është art më vete, do strategji dhe metoda të zgjuara dhe ndër to është sharja e “islamit të keq”, duke e kundërvënë përballë një islami “të mire” dhe “modern”, kur ky i fundit i përshtatet më shumë oreksit të vetë islamofobibërësit.

Nuk ka islam të ri apo islam të vjetër, islam të mirë apo islam të keq, thjesht këto terma nuk bëjnë sens por janë fabrikime strategjike për t’iu rënë në qafë muslimamëve herë pas here.

Kështu, narrativa varëvitet nga “mizoritë” e kasaphaneve të kurbanit, shifrat marramendëse të shpenzuara për ritualin e Haxhit, deri tek rrezitja e grave muslimane në plazh apo “sfilata” e tyre fashioniste te sheshi.

“Hip se t’vrava, zbrit se t’vrava!”, nëse këto gra zgjedhin të rrijnë larg jetës publike janë të paintegruara, por nëse e mbajnë veten dhe marrin pjesë aktive në jetën publike janë moderne dhe instagramse. Pra gjithmonë tematikë debati, sepse gjithmon ka diçka që nuk shkon me to.

Gratë muslimane nuk janë pjesë e një komuniteti të ngurët dhe të izoluar, siç pretendon autori i shkrimit në fjalë. Ngurtësimi dhe izolimi ka ndodhur pikërisht nga paragjykimi dhe institucionalizimi i islamofobisë duke përjashtuar gratë me shami nga administrata shtetërore, si dhe nga arsimimi shtetëror.

Nga ana tjetër, gratë muslimane nuk kanë qenë kurrë “viktima të kollajshme shtëpiake” të Islamit, por të partriakalizmit, ndoshta dhe viktima të ideologjive që e kanë keqinterpretuar Islamin duke ia përshtatur natyrës fanatike të vetë shqiptarit.

Dhe arsyeja përse nuk ka hoxhë femëror, është shumë e thjeshtë: gruaja, dhe veçanërisht gruaja shqiptare i ka mjaftueshëm 700 mijë punë dhe obligime të tjera që edhe sikur ta klononte veten në 7 kopje duke endur pas punëve të papaguara por edhe ato të paguara nuk do i dilnin 24 orë dhe 7 ditë në javë për të marrë frymë. Detyrë/obligim/mision ky i hoxhllëkut të cilën Islami ia ka kursyer gruas së shkretë, por megjithatë ia ka lënë në zgjedhjen e saj nëse dëshiron të marrë përsipër misionin e thirrësës (davistes) gjë të cilën shumë gra muslimane, ndryshe të njohura si mualime apo teologe, e kryejnë me dinjitet; kush prej tyre të strukura në mektebet e tyre modeste apo nëpër xhamitë e lagjes, e kush prej tyre thirrëse instagramse. 

Ky shkrim është publikuar fillimisht në portalin Tesheshi.com.

Nada Dosti
Nada Dosti
Studjuese dhe gazetare e pavarur. Aktualisht po kryen doktoraturën në Universitetin e Shkencave Sociale, dega Studime për Rrjetet Sociale. Është bashkëutorja e Raportit Europian për Islamofobinë, përgjegjëse për Shqipërinë për vitet 2019, 2020, dhe 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Popular

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Lëvizja Identitare në Europë: fashizëm i vjetër me rroba të reja

Në kohën kur ekstremizmi i djathtë po përjeton një ringjallje të frikshme në Europë, është me rëndësi të kuptojmë transformimin e tij nga fashizmi klasik në një lëvizje të maskuar me rroba të reja.

Paris 2024: Olimpiada e diskriminimeve fetare dhe përplasjeve kulturore

Paris 2024 u shënua nga tensione kulturore dhe fetare, përfshirë ndalimin e hixhabit për sportistet franceze dhe me ceremoni me rituale satanike.
Verified by MonsterInsights