Saturday, July 27, 2024

Propozimi francez për ndalimin e mbulesës islame ndez kritika të ashpra

Diskutimi u ndez nga kërkesa e krahut të djathtë dhe anëtarit të partisë konservatore Republikane Eric Ciotti të martën ku u kërkua ndalimi i mbulesës islame në universitete.

Një projektligji mbi “separatizmin” në Francë ka shkaktuar kritika të forta nëse duhet apo jo të përfshihen ndryshime që ndalojnë studentet e mbuluara të shfaqin simbole fetare në ambjentet e universiteteve.

Disa deputetë thanë të martën se e konsiderojnë këtë masë si kundër produktive.

Sacha Houlie, anëtar i partisë qendrore liberale të Presidentit Emmanuel Macron, La Republique En Marche, paralajmëroi se ndalimi i studenteve të universiteteve dhe prindërve të tyre që të marrin pjesë në ekskursionet shkollore apo parandalimi i pjesëmarrjes së tyre në aktivitete kulturore dhe sportive do të ishte krejtësisht joproduktive dhe në kundërshtim me vetë objektivin e këtij teksti, i cili lufton kundër separatizmit. Kjo do t’i mbyllte këta njerëz në identitetin e tyre duke favorizuar izolimin e komunitetit, përfundoi ai.

Boris Vallaud, anëtar i Partisë Socialiste franceze reagoi duke thënë: “Studentët janë përdorues të shërbimit publik, por ky sekularizëm nuk vlen për ta.”

“Të ndalosh mbulesën në universitete është sikur të thuash se të gjitha gratë që mbajnë mbulesë përbëjnë problem. Që do të thotë se, ne e konsiderojmë se vetë Islami është ai që paraqet problem,” tha Pierre Yves Bournazel, anëtar i partisë Act Together.

Një ligj i vitit 2004 ndalon mbajtjen ose shfaqjen haptas të simboleve fetare në të gjitha shkollat ​​franceze, por ai nuk zbatohet për universitetet. Nuk ka ligj që i ndalon nënat të mbajnë hixhab në udhëtimet shkollore, por ka pasur disa raste kur gratë e mbuluara janë keqtrajtuar verbalisht ose u është kërkuar të mos i shoqërojnë fëmijët e tyre.

Diskutimi u ndez nga kërkesa e krahut të djathtë dhe anëtarit të partisë konservatore Republikane Eric Ciotti të martën ku u kërkua ndalimi i mbulesës islame në universitete. “Ne nuk mund të tolerojmë që universitetet, që janë tempulli i njohjes, arsyes dhe shkencës, të lejojnë një rrobë skllavërimi të gruas brenda saj,” tha ai në seancën dëgjimore para komisionit të posaçëm që shqyrton tekstin e projektligjit për të konfirmuar respektin për parimet e Republikës franceze.

Qeveria thotë se projektligji i paraqitur në Këshillin e Ministrave më 9 dhjetor synon të luftojë “separatizmin” dhe radikalizimin me anë të një sërë dispozitash si ndalimi i poligamisë, ndalimi i martesave të detyruara, certifikatat e virgjërisë, shkollimin në shtëpi, kontrollin e fondeve të huaja, bërjen e vendeve të adhurimit më shumë transparente, parandalimin e takimeve politike në një ndërtesë fetare, luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet dhe përmbajtjes së paligjshme, etj.

Rreth 1,700 ndryshime u paraqitën për diskutim të hënën përpara shqyrtimit të projekt-ligjit. Shumica e tyre u cilësuan si “të papranueshme”. Kjo përfshinte një ndryshim të kërkuar nga Aurore Berge dhe Jean-Baptiste Moreau, anëtarë të partisë së Macronit, për të ndaluar veshjen e mbulesës për “vajzat e vogla” dhe nënat që i shoqërojnë në udhëtimet shkollore, e cila si përfundim u refuzua. 

Observer.al

Të ngjashme
Related

Nga Srebrenica në Gaza – Si çon dehumanizimi sistematik në gjenocid

Ashtu si u dehumanizuan boshnjakët dhe u vranë sistematikisht, njësoj po ndodh me palestinezët sot.

A është Serbia në pritje të misionit të saj të hershëm?

Me këtë qasje të gabueshme, sidomos në Kosovë, Perëndimi ka dhënë sinjale se nuk e ka mbyllur përgjithmonë mundësinë që Serbia t’i kthehet misionit të saj të hershëm - çrrënjosjes së muslimanëve nga Ballkani.  

Islamofobia, si helm në politikën evropiane!

Shqetësimi i udhëheqësit të parë musliman në një demokraci perëndimore: a është urrejtja ndaj muslimanëve ajo që po nxit kryesisht populizmin në Evropë dhe Perëndim?

Dëshmor liberal apo Islamofob: Selman Rushdie e ka gabim për Palestinën

Për disa, ai është një hero liberal, por për muslimanët si unë, Selman Rushdiu është mishërimi i Islamofobisë moderne. E komentet e tij të fundit mbi Palestinën e dëshmojnë këtë.
Verified by MonsterInsights