Nga Esad Širbegović, MEE
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, i cili la pesë të vdekur dhe mbi 200 të plagosur – prej të cilëve 40 në gjendje kritike – ka tronditur thellë Gjermaninë.
Por kjo tragjedi zbulon diçka më shumë sesa një moment dhune: një të metë të thellë në mënyrën se si Perëndimi e kupton dhe reagon ndaj dhunës së nxitur ideologjikisht.
Sulmuesi, i identifikuar si Taleb al-Abdulmohsen, nuk ishte një figurë e panjohur.
Ai ishte një mjek i lindur në Arabinë Saudite, që kishte jetuar në Gjermani për gati dy dekada. Prania e tij në internet tregonte lidhje të qarta me rrjete të rrezikshme islamofobe.
Ai kishte shprehur vlerësim për figura si Alice ëeidel, udhëheqësen e partisë së ekstremit të djathtë Alternatives për Gjermaninë (AfD), dhe kishte lidhje me grupe si Fondacioni RAIR me bazë në SHBA, një organizatë e njohur për përhapjen e urrejtjes anti-islame. Këto platforma i kishin ofruar hapësirë për të përforcuar retorikën e tij të helmuar.
Por problemi nuk qëndronte vetëm tek pikëpamjet e tij, por edhe tek mënyra se si ai e kishte përshtatur imazhin e vet.
Ai e quante veten një “ish-musliman femohues”, duke e paraqitur urrejtjen dhe dhunën e tij si një luftë legjitime kundër asaj që ai e konsiderontk si “islamizimin e Perëndimit”.
Ideologjia e tij e rrezikshme, e maskuar si një zë “autentik”, gjeti mbështetje në narrativën anti-muslimane të vetë Perëndimit. Ai jo vetëm që i bashkëngjitej retorikës anti-islame të AfD-së, por edhe kërkonte të krijonte një akademi për ish-muslimanët, me qëllim përhapjen e mëtejshme të kësaj ideologjie toksike.
Në këtë pikë lind pyetja: si është e mundur që sistemi nuk e pa këtë njeri për atë që ai ishte në të vërtetë? Pse ekstremizmi i tij u injorua, edhe kur ai u bënte jehonë hapur ideologjive të rrezikshme të së djathtës ekstreme?
Përgjigjja qëndron në refuzimin e Perëndimit për t’u përballur me normalizimin e urrejtjes. Urrejtja lejohet të rritet dhe të thellohet, derisa shpërthen në akte të dhunshme.
Standard i dyfishtë
Përgjigja zyrtare ndaj sulmit të Abdulmohsenit zbulon një mospërputhje të thellë, që nxjerr në pah hipokrizinë që mbizotëron në damarët e shoqërisë perëndimore.
Edhe pse veprimet e tij ishin qartësisht të nxitura nga një ideologji urrejtjeje e rrënjosur në Islamofobi, autoritetet refuzuan ta emërtojnë atë për ate që ishte: terrorizëm.
Në vend të kësaj, përdorën terma të zbutura si “tërbim”, duke minimizuar seriozitetin e situatës.
Ndërkohë që bënte thirrje për masa shtesë sigurie, ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, u përpoq të zbuste kërcënimin ndaj tregjeve të tjera të Krishtlindjeve, duke e paraqitur këtë akt dhune si një incident të izoluar.
Tani, le të imagjinojmë: nëse autori i sulmit do të kishte qenë musliman apo racialisht i margjinalizuar, fjala “terrorizëm” do të ishte përdorur menjëherë dhe pa ngurrim. Mediat dhe autoritetet do të ishin rreshtuar për të përforcuar narrativën e tyre të frikës dhe dyshimit.
Por në këtë rast, kur dhuna buron nga dikush, urrejtja e të cilit reflekton ndjenjat islamofobe të normalizuara në shoqërinë perëndimore, reagimi ishte i vakët, i përmbajtur dhe i minimizuar. (Shikoni rastin e sulmit në Neë Orleans në SHBA, i cili u konsiderua menjëherë si sulm terrorist për shkak të prejardhjes muslimane të sulmuesit dhe frymëzimin nga ISIS-i. Shënim i red.)
Nancy Faeser, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, ishte një nga të paktët zyrtarë që pranoi hapur rrënjën e dhunës së Abdulmohsenit: Islamofobinë. Por pavarësisht këtij pranim, diskursi më i gjerë shoqëror vazhdon të anashkalojë këtë aspekt thelbësor.
Ky është një shembull i qartë se si dhuna e motivuar ideologjikisht trajtohet me një standard të dyfishtë. Dhunës kundër muslimanëve rrallëherë i jepet e njëjta peshë apo urgjencë si dhunës që vjen nga grupe të tjera.
Ky çekuilibër është një pasqyrim i një sistemi që refuzon të përballet me urrejtjen e rrënjosur në zemrën e tij. Një sistem që preferon të heshtë përballe të vërtetën sesa të ballafaqohet me realitetin e bashkëfajësisë së vet.
Paralajmërimet e injoruara
Radikalizimi i Abdulmohsenit dhe rruga e tij drejt dhunës nuk ishin aspak një shpërthim i papritur apo i pashpjegueshëm. Përkundrazi, ajo u përshkua nga paralajmërime të qarta që duheshin të ishin marrë seriozisht dhe për të cilat duhej vepruar shumë kohë më parë.
Në vitin 2013, ai kërcënoi një shoqatë mjekësore pasi iu mohua mundësia për të marrë një provim. Një raport për këtë incident iu dorëzua Zyrës Federale të Policisë Kriminale, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Ky incident u shpërfill dhe u la në harresë, sikur të mos kishte ndodhur kurrë.
Kjo nuk ishte hera e vetme që tendencat e tij të dhunshme ishin evidentuar. Kohët e fundit, Abdulmohseni kishte bërë kërcënime të hapura ndaj ministrit të Brendshëm të Gjermanisë në mediat sociale. Këto kërcënime nuk ishin të mbuluara apo të dykuptimshme – ato ishin të qarta, të zhurmshme dhe të drejtpërdrejta. Megjithatë, autoritetet përsëri nuk ndërmorën masat e nevojshme.
Sinjat e rrezikut ishin të dukshëm, të pamohueshëm dhe alarmuese. Shenjat e ekstremizmit dhe dhunës së mundshme nuk ishin të fshehura apo të paqarta. Por sistemi dështoi të veprojë, duke zgjedhur të mos i njohë ato për ato që ishin.
Ky është një shembull i qartë i paaftësisë së sistemit për të mbrojtur qytetarët e vet. Nuk ishte çështje paditurie – ishte një refuzim për të pranuar kërcënimin, sidomos kur ai buronte nga kënde të caktuara ideologjike.
Shenjat paralajmëruese u injoruan sepse autoritetet nuk ishin të gatshme të përballeshin me faktin se rreziku buronte nga vetë narrativat e pranuara në shoqëri, nga zemra e ideologjive islamofobe që janë toleruar dhe madje janë ushqyer në heshtje.
Islamofobia e normalizuar
Pse u anashkalua ekstremizmi i Abdulmohsen? Përgjigja qëndron në përafrimin e tij me narrativat mbizotëruese islamofobe perëndimore.
Retorika e tij pasqyronte narrativat e miratuara nga shteti dhe diskursin e zakonshëm, të ilustruar nga deklarata provokuese e gazetarit austriak dhe kryeredaktorit të gazetës Falter, Florian Klenk, se “Islamofobia është një e drejtë njerëzore”.
Normalizimi i ndjenjave anti-muslimane, të nxitura nga forcat politike të ekstremit të djathtë dhe një media bashkëfajtore, ka krijuar një klimë ku dhuna kundër muslimanëve jo vetëm që tolerohet, por shpesh injorohet.
Ata kanë lejuar që kjo urrejtje të acarohet, duke u përhapur në mënyrë të pakontrolluar në shoqëri.
Gjenocidi i palestinezëve vetëm sa e ka intensifikuar këtë zjarr, duke lëshuar një tërbim islamofob që kishte qenë i fjetur, dhe tani ai rrjedh lirshëm – pa falje apo kufizim.
Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i një sistemi që kultivon ndarje dhe urrejtje, duke ndezur këto zjarre për interesin e tij. Dhe kur ato flakë digjen, janë të pafajshmit ata që vuajnë.
Ndërsa shumë nga mediat perëndimore kanë luftuar për të shpjeguar motivimet e Abdulmohsen, ankesat e tij ishin të qarta.
Në një postim të 1 dhjetorit 2023 në X, ai e kishte treguar në detaje zemërimin e tij për keqtrajtimin e pretenduar që Gjermania q bënte grave saudite që kërkojnë azil: “Gjermania është i vetmi vend – përveç Arabisë Saudite – që ndjek femrat azilkërkuese saudite në të gjithë botën për të shkatërruar jetën e tyre. Unë ju siguroj 100% se hakmarrja do të vibënte shpejti edhe nëse do të më kushtojë jetën. Unë do ta bëj kombin gjerman të paguajë çmimin e krimeve të kryera nga qeveria e saj kundër refugjatëve sauditë do të duhet të paguajë një çmim të madh.”
Për Abdulmohsen, diskriminimi i supozuar sistematik i Gjermanisë kundër grave saudite mishëronte modele më të gjera të padrejtësisë racorem
Ai i cilësoi veprimet e tij si hakmarrje ndaj asaj që ai e shihte si shtypje të sponsorizuar nga shteti. Ai e bëri të qartë arsyetimin e tij: ai ishte i shtyrë nga ajo që ai e perceptonte si keqtrajtim sistematik gjerman ndaj grave saudite.
Abdulmohsen besonte se azilkërkuesit saudite nuk trajtoheshin si qenie njerëzore të barabarta nga autoritetet gjermane dhe thuhet se ishte i bindur se vendi po zbatonte një “plan sekret për islamizimin e vendit”.
Në mbështetje të kësaj bindjeje, ai ndau një kopertinë nga Der Spiegel në mediat sociale vetëm disa ditë para sulmit, duke e paraqitur atë si provë të supozuar të pretendimit të tij. Ky veprim nënvizon bindjen e tij të thellë në teoritë e konspiracionit që strukturuan ideologjinë e tij të dhunshme.
Instumentalizimi i ‘islamizmit’
Grupet e ekstremit të djathtë, përfshirë AfD-në, kanë tentuar të etiketojnë gabimisht Abdulmohsen si një “islamist”, pavarësisht provave të pamohueshme që ai jo vetëm që e përçmonte Islamin, por gjithashtu refuzonte çdo identifikim si musliman.
Alice ëeidel, udhëheqësja e AfD-së, dënoi sulmin në Magdeburg duke e konsideruar si “vepër të një islamisti plot urrejtje për atë që i bashkon njerëzit”. Megjithatë, ky është një shtrembërim i hapur i fakteve.
Abdulmohsen ishte një ish-musliman dhe thuhet se mbështeste partinë politike që tani e dënon. Komentet e ëeidel nuk janë vetëm mashtruese; ato përfaqësojnë një pjesë të rrezikshme të dezinformimit që synon të shtyjë një axhendë politike që përpiqet të demonizojë muslimanët me çdo mjet të mundshëm.
Ky etiketim i gabuar tregon se si termi “islamist” është shndërruar në një fyerje të racës, një fjalë e koduar që përdoret për të lidhur padrejtësisht muslimanët me dhunën dhe ekstremizmin, pavarësisht bindjeve të tyre personale. Taktika të tilla janë krijuar për të margjinalizuar një komunitet të tërë duke i lidhur ato në mënyrë të rreme me terrorizmin.
Për më tepër, kritikët islamofobë të ekstremit të djathtë kanë tentuar të minojnë identitetin e Abdulmohsen, duke pretenduar se ai nuk është as një ish-ateist musliman dhe as një mbështetës i AfD-së apo Elon Musk-ut. Ata sugjerojnë se ai i sajoj këto përkatësi, madje duke përdorur termin “takijja” – një koncept i keqinterpretuar shpesh që është përdorur për të sulmuar muslimanët.
Në të vërtetë, “takijja” i referohet praktikës së fshehjes së besimeve të dikujt në situata kërcënimi, jo një mjet mashtrimi.
Këto akuza të pabaza janë të rrënjosura në retorikën anti-muslimane, pa asnjë provë që t’i vërtetojë ato, dhe shërbejnë vetëm për të promovuar një axhendë ideologjike.
Edhe mediat kryesore gjermane, si Focus Online, kanë sugjeruar në mënyrë të diskutueshme që taqiyya nuk mund të përjashtohet në rastin e Abdulmohsen, duke kontribuar në përhapjen e dezinformatave dhe duke ushqyer stereotipe të dëmshme.
Thirrje për t’u zgjuar
Sulmi i Magdeburgut është një shembull i qartë i rreziqeve të pikave të verbëra ideologjike të rrënjosura në racizmin brenda shoqërive perëndivepri
Duke injoruar normalizimin e vazhdueshëm të ekstremizmit islamofob, individë si Abdulmohsen – islamofobët që veprojnë në heshtje dhe në hije – mbeten të padukshëm derisa veprimet e tyre shpërthejnë në dhunë shkatërruese.
Muslimanët duhet të pranohen si qenie njerëzore të barabarta, me një respekt të vërtetë dhe autentik për besimin e tyre. Ky nuk është një incident i vetëm.
Ky sulm është një thirrje për t’u zgjuar, një kujtesë tragjike se shoqëritë po dështojnë të përballen me urrejtjen e thellë që nxit një dhunë të tillë. Përgjigja nuk është në shmangien e së vërtetës së pakëndshme, por në përballjen me të kokë më kokë.
Qeveritë dhe institucionet duhet të miratojnë një qasje të qëndrueshme dhe të drejtë për identifikimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit, pavarësisht nga identiteti apo ideologjia e autorit.
Dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në një cikël të vazhdueshëm dhune dhe mohimi, me pasoja shkatërruese.
Hapi i parë në thyerjen e këtij cikli është i thjeshtë, por i thellë: muslimanët duhet të njihen si qenie njerëzore të barabarta, me respekt të vërtetë dhe autentik për besimin e tyre. Çdo gjë më pak do të përjetësojë të njëjtat padrejtësi dhe dhunë.
Ndryshimi kuptimplotë fillon me këtë njohje.
Esad Širbegović, shkrimtar dhe analist me qendër në Zyrih, Zvicër, është anëtar i Ekipit Ndërkombëtar të Ekspertëve në Institutin për Kërkimin e Gjenocidit në Kanada. Në vitin 2022, ai drejtoi ekipin për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, duke u fokusuar në mohimin e gjenocidit të Srebrenicës në Universitetin e Vjenës. Puna e tij përqendrohet në Islamofobinë dhe gjenocidin, me një analizë që shtrihet përtej Bosnjës për të adresuar implikime globale.
Solli në shqip Observer.al