Thursday, November 21, 2024

Pse e kanë inatin me Islamin?

Kjo është një luftë e gjatë, që nuk ndalet dhe ndoshta do të përfundojë me vetë fundin e kësaj bote. Çështja nuk është nëse jemi ne ata që do ta fitojmë këtë luftë ose jo, sepse në çdo drejtim njerëzor ne e kemi të humbur atë, por kjo është një betejë mes së Vërtetës dhe së pavërtetës, mes së Mirës dhe së ligës.

Nuk ka pikë dyshimi që inatin e kanë me vetë Islamin, dhe këtë e kanë shprehur troç ata më të “sinqertët” prej tyre, që nuk sillen të paktën si hipokritë. Por në këtë rast pyetja më e rëndësishme është pse e kanë kaq shumë inat Islamin dhe tremben prej tij si “djalli prej temjanit”?

Laicistët, neoliberalët, imoralët dhe amoralët e të gjitha ngjyrave dhe ideologjive kanë pushtuar botën me idetë dhe shthurjen e tyre, ata kanë armiq politikë të fuqishëm, por kundërshtarë ideologjikë, kulturorë dhe moralë më të fortë, që rrezikon realisht projektin e tyre global, apo i reziston më shumë atij sesa Islami dhe ndjekësit e tij ata nuk kanë.

Populli i Lutit (alejhi selam) nuk e duronte dot pastërtinë e tij morale dhe të besimtarëve, që nuk pranonin të ndyheshin me sjelljen perverse të tyre, ndaj bën thirrje që ata të dëboheshin nga vendbanimi i tyre sepse “ata ishin njerëz që pastrohen”.

I ligu, i ndyri nuk e do pranë të mirin dhe të pastrin, sepse e bën të ndjehet keq, ia ngacmon fitren (natyrshmërinë e lindur) dhe ndërgjegjen që të mos ndjehet rehat në amoralitetin dhe fëlliqësinë e tij, prezenca e tij e bezdis edhe pa folur. Kështu që për të vazhduar i qetë në mëkate dhe për tu siguruar që asnjë i sojit të tij nuk do të ndikohet nga pastërtia morale e besimtarëve, ai kërkon dëbimin e besimtarëve, shpalljen e tyre si të huaj, apo pjellë e turkut dhe arabit, si jo shqiptarë etj. Kjo është taktika e parë, e terrorizimit dhe linçimit, që tenton përmes frikës t’ia arrijë qëllimit.

Por ka ca të tjerë që janë më të rafinuar, dhe nuk i kanë humbur shpresat se mund t’i bëjnë për vete muslimanët dhe “Islamin” ta bëjnë një fe që pajtohet me fëlliqësinë e tyre, kështu që ata tregohen “tolerant e dashamirës” ndërkohë që me hipokrizinë e tyre synojnë që për hatër të kësaj “mirësie” të tyre të marrin si përgjigje të njëjtën “mirësi” nga muslimanët, duke mirëpritur kërkesat dhe agjendat e tyre imorale dhe amorale.

Sigurisht që këta janë edhe më të këqijtë, sepse nëse të parët me reagimet e tyre islamofobe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shkaktojnë reaksion të kundërt duke ua forcuar edhe më shumë identitetin fetar islam muslimanëve, të dytët i shpërfytyrojnë ata duke i bërë të besojnë se mund të mbeten muslimanë “të mirë” duke u përqafuar dhe përzierë me çdo lloj ideologjie, besimi, apo imoraliteti dhe amoraliteti tjetër. Padyshim që shumica e viktimave prej muslimanëve hanë këtë karrem dhe jo të parin.

Sigurisht as taktika e parë dhe as e dytë, nuk është kusht të jenë të koordinuara, por ato jodetyrimisht janë armike të njëra-tjetrës, përkundrazi kanë të njëjtin synim, pavarësisht rrugëve antagoniste që ndjekin.

Me të drejtë në gjithë këtë betejë për të dominuar hapësirën morale publike, pse segmente të caktuara të besimeve të tjera fetare me origjinë qiellore bëhen pjesë e këtyre agjendave, ndërkohë që në thelb duhet të ishin aleat të muslimanëve?! Kjo është vërtetë diçka e çuditshme! Mirëpo nëse kuptojmë atë shprehjen e urtë të popullit që thotë se “edhe korbi i do zogjtë e tij sado të zinj që të jenë” edhe çudia bie, për të kujtuar se të gjitha ligësitë që ka prodhuar kjo botë moderne nuk janë pjellë e muslimanëve, por e të tjerëve. Dhe njerëzit pastërtinë e shtëpisë së tjetrit edhe pse e kanë smirë, pislliku i shtëpive të tyre u duket më i pranueshëm, sepse në fund të fundit është i tyre, dhe “korbi i do më shumë zogjtë e tij të zinj sesa të bardhët e dikujt tjetër”.

Kjo është një luftë e gjatë, që nuk ndalet dhe ndoshta do të përfundojë me vetë fundin e kësaj bote. Çështja nuk është nëse jemi ne ata që do ta fitojmë këtë luftë ose jo, sepse në çdo drejtim njerëzor ne e kemi të humbur atë, por kjo është një betejë mes së Vërtetës dhe së pavërtetës, mes së Mirës dhe së ligës, dhe e para në mënyrë të padiskutueshme është fituesja finale, madje asnjëherë nuk ka humbur, sepse e Vërteta dhe e Mira është Zoti, vetë Krijuesi dhe vetëm ta mendosh luftën me Të është idiotësi absurde.

Çështja pra është se cili është pozicioni ynë në këtë luftë, cili është krahu që do të mbajmë, sepse kjo është lufta e jetës dhe pikërisht për këtë arsye ekziston, për të na sprovuar të gjithëve ne si njerëz, për të fituar luftën me vetveten, pa e kota përball vetë së Vërtetës dhe e liga përballë vetë së Mirës kurrë nuk kanë ekzistuar, ato janë thjeshtë tundimet tona përmes të cilave ne vihemi në provë, ndaj dhe ky është xhihadi ynë më i madh.

Justinian Topulli
Justinian Topulli
Justinian Topulli ka një PhD në Sociologji- Antropologji Sociale, nga Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri. Ai po ashtu ka kryer studimet në Universitetin Islamik të Medinës në Arabinë Saudite. Topulli gjithashtu ka shërbyer si kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Popular

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Lëvizja Identitare në Europë: fashizëm i vjetër me rroba të reja

Në kohën kur ekstremizmi i djathtë po përjeton një ringjallje të frikshme në Europë, është me rëndësi të kuptojmë transformimin e tij nga fashizmi klasik në një lëvizje të maskuar me rroba të reja.

Paris 2024: Olimpiada e diskriminimeve fetare dhe përplasjeve kulturore

Paris 2024 u shënua nga tensione kulturore dhe fetare, përfshirë ndalimin e hixhabit për sportistet franceze dhe me ceremoni me rituale satanike.
Verified by MonsterInsights