Monday, November 25, 2024

Radikalizimi i të rinjve dhe pabarazia: disa sugjerime për politikën

Individët që e përceptojnë vetën si të pabarabartë kanë më shumë gjasa të radikalizohen se sa njerëzit që jetojnë në të njejtat kushte, por që nuk e konsiderojnë vetën të pabarabartë.

Pabarazia – apo shpërndarja e padrejtë, e përceptuar (subjektive) apo reale (objektive) e burimeve, pushtetit dhe mundësive – shpeshherë përmendet nga ekspertët si një nga nxitësit kryesorë strukturorë që ndikojnë në rrugën drejtë radikalizimit të disa individëve. Grupi studimor i DARE (Dialogu mbi Radikalizimin dhe Pabarazitë) në Kroaci, Francë dhe Turqi, analizoi për të parë nëse provat ekzistuese konfirmojnë lidhjet midis pabarazisë dhe radikalizimit. Nëse po, si, kur dhe pse? Kuptimi i duhur dhe i saktë i nxitësve të radikalizimit është thelbësor për të formuluar dhe implementuar politika të rëndësishme e të efektshme që synojnë të pakësojnë rreziqet e radikalizimit dhe të rrisin sigurinë për të gjithë qytetarët.

Studimi ka treaguar gjithashtu se individët që e përceptojnë vetën si të pabarabartë kanë më shumë gjasa të radikalizohen se sa njerëzit që jetojnë në të njejtat kushte, por që nuk e konsiderojnë vetën të pabarabartë. Kësisoj, pabarazia subjektive mund të jetë një nxitës më i rëndësishëm i radikalizimit se sa parabazia objektive. 

Studimi ka zbuluar po ashtu se pabarazia socio-ekonomike si nxitës i radikalizimit është më e rëndësishme se sa pabarazia ekonomike. Pabarazia (si varfëria, margjinalizimi, diskriminimi etj.), në nivelin e eksperiencës individuale, nuk është gjithmonë shpjegues i radikalizimit. Ndjenja e viktimizimit, ndjenjat e padrejtësisë dhe mungesa e mbrojtjes për të drejtat e njeriut gjithashtu mund të luajnë rol, në nivel individi apo grupi.

Për më tepër, pabarazia prodhon radikalizim, por fokusimi te radikalizimi po ashtu prodhon pabarazi me anë të padrejtësive/diskriminimit. Reduktimi i problemeve sociale me të cilat përballen komunitete të caktuara në një problem të thjeshtë radikalizimi mund të përforcojë pozitat e tyre identitare, duke i bërë ata më të cënueshem ndaj radikalizimit. Ngjashëm, përzierja e problemeve që kanë të bëjnë me përjashtimin social dhe radikalizimin me maska fetare, minon nevojën për të adresuar problemet sociale me të cilat përballen grupe speficike, si psh. muslimanët, siç janë diskriminimi, racizmi pabarazia etj. 

Disa rekomandime nga DARE

Shmangni padrejtësitë e përceptuara duke i konsideruar si objektivisht të pabaza dhe fokusoni vëmendjen në lidhjen midis përjashtimit shoqëror dhe padrajtësisë së përceptuar. Përceptimi i padrejtësisë është real për përsonat e ekspozuar ndaj saj dhe duhet të trajtohet si çdo faktor tjetër që mund të çojë në një radikalizim të dhunshëm.

Merrni masa parandaluese ndaj radikalizimit duke pakësuar padretjësitë socio-ekonimike (qoftë në nivel individual apo social), pasi kjo mund të jetë shumë herë më e efektshme se sa çdo përpjekje për të reduktuar pabarazitë ekonomike. 

Caktoni më shumë burime për të reduktuar ndjenjat subjektive të refuzimit dhe të mohimit të dinjitetit. Duhet të plotësohen kushtet që mundësojnë një nivel më të lartë respekti dhe vetëpërmbushjeje të të drejtave socio-ekonomike të qytetarëve.

Sigurohuni që parandalimet e ardhshme dhe të tanishme, përshirë politikat mbi sigurinë, të mos përkeqësojnë problemet indentitare ndërmjet grupeve që janë më të prekshme ndaj pabarazive socio-ekonomike dhe më të shënjestruar nga masat kundër radikalizimit, duke shtuar ndjenjat radikalizuese. Për shembull, merrni parasysh ndikimin e keqpërfaqësimit të përhapur në media për grupe të caktuara dhe mundësinë që kjo të ndikojnë në acarimin e problemeve identitare. 

Observer.al

Observer.al
Observer.al
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë është platformë që trajton problemet e Islamofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit Musliman në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e më gjerë.

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Libri "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" shqyrton rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.
Verified by MonsterInsights