Friday, June 20, 2025

Raporti: E djathta ekstreme në Europë ushqen Islamofobinë me teori konspirative

Raporti nxjerr në pah mënyrën se si shoqëritë europiane janë mbingarkuar në mënyrë progresive nga ligjërimi islamofobik i "Zëvendësimit të Madh" dhe i teorive të tjera konspirative të së djathtës ekstreme.

Me kontributin e 35 studiuesve, ekspertëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile të specializuar në racizëm dhe të drejtat e njeriut, botimi i pestë i Raportit Europian të Islamofobisë adreson një çështje që është aktuale dhe e rëndësishme politikisht.

Të 32 raportet e vendeve të përfshira në këtë libër ndjekin një strukturë unike që është e përshtatshme, së pari, për të krahasuar vendet dhe, së dyti, për lexime të përzgjedhura për tema të veçantë si politika, punësimi ose arsimi në lidhje me islamofobinë në të gjithë Europën.

Raporti i tanishëm hulumton në detaje dinamikat themelore që mbështesin drejtpërdrejt ose terthorazi ngritjen e racizmit anti-musliman në Europë. Që nga deklaratat islamofobike të përhapura në mediat kombëtare deri te ligjet dhe politikat që kufizojnë të drejtat themelore të qytetarëve muslimanë evropianë e që kërcënojnë tërë shoqërinë.

Si rezultat, Raporti Europian i Islamofobisë 2019 diskuton ndikimin e racizmit anti-musliman në të drejtat e njeriut, multikulturalizmin dhe gjendjen e ligjit në Europë.

Ky botim i pestë i raportit nxjerr në pah mënyrën se si shoqëritë europiane janë mbingarkuar në mënyrë progresive nga ligjërimi islamofobik i “Zëvendësimit të Madh” dhe i teorive të tjera konspirative të së djathtës ekstreme.

Raportet e 32 vendeve, ku përfshihen dhe Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, tregojnë se si qeveritë dhe mediat kryesore marrin pjesë në riprodhimin e ligjërimeve që vënë në rrezik të drejtat themelore të miliona qytetarëve europianë dhe se si mund t’i kundërvihemi këtyre zhvillimeve.

Kjo përmbledhje njohurish dhe të dhënash të dobishme ka për qëllim t’u ofrojë politikë-bërësve, institucioneve dhe OJQ-ve rekomandime se si ta trajtojnë në mënyrë serioze racizmin anti-musliman në Evropë.

Observer.al

Të ngjashme
Related

Tuneli i errët narrativ i Ben (Gvir) Blushit për Izraelin si viktimë, e Gazën si fajtore

Në narrativën e Blushit audienca mbetet e bllokuar dhe e përhumbur në brendinë e një labirinti narrativ ku viktimizimi i njërës palë shërben për të fshehur, dhe madje për të legjitimuar, harresën e “tjetrit”. 

Islamokracia dhe Islamofobia si dëmtues të fesë islame në kosovë

Në këtë shkrim, autori trajton ndikimin e të ashtuquajturit "Islam politik" (Islamokracisë) dhe "Islamofobisë" në praktikën dhe perceptimin e fesë islame në Kosovën e pasluftës.

Nakba ishte vetëm fillimi; lufta e Izraelit kundër Palestinës e tejkalon çdo dhunë të së kaluarës

Gjenocidi aktual i Izraelit ndaj Palestinës shënon një fazë të re, të paprecedentë, të dhunës masive, shkatërrimit dhe aneksimit të paligjshëm.

Dëshira e flaktë e shqiptarëve për të qenë “evropian”

Islamofobia e përbrendësuar e shqiptarëve është normalizuar aq shumë saqë kalon pa u vërejtur.
Verified by MonsterInsights