Saturday, July 27, 2024

Raporti: mbikqyrje, ngacmime e poshtërime të muslimanëve nga shteti francez

Raporti i CAGE sjell detaje mbi persekutimi sistematik të muslimanëve francez të sponsorizuar nga qeveria e Macron-it.

“Ne po fillojmë të përhapim terror”: Persekutimi i muslimanëve në Francë i sponsorizuar nga shteti francez’ është i pari raport i llojit të tij në anglisht dhe frëngjisht, i cili mbulon në detaje shtypjen e paprecedentë ndaj Islamit dhe muslimanëve në Francë nën qeverinë e Emmanuel Macron-it.

Raporti tërheq vëmendjen te politika e ‘Pengimit Sistematik’ – kryesisht e panjohur jashtë vendit dhe e kuptuar mezi brenda saj – në katër vjetorin e prezantimit. Kjo politikë formon bazën e asaj që autorët e raportit e identifikojmë si Persekutim të Myslimanëve në Francë, në përputhje me përkufizimin e së drejtës ndërkombëtare të termit.

Pikat kryesore të ngritura nga raporti janë:

  • Ky është një raport, i parë i llojit të tij në anglisht dhe frëngjisht, i cili mbulon në detaje shtypjen e paprecedentë të Islamit dhe muslimanëve në Francë, dhe që i përshtatet përshkrimit të Persekutimit sipas ligjit ndërkombëtar.
  • Raporti përshkruan metodat e këtij persekutimi në shoqërinë franceze, duke përfshirë sanksionimin dhe shpërbërjen e detyruar të organizatave me dekret, si dhe përmes policimit të ashpër dhe kriminalizimit të Islamit në sferat sociale, fetare dhe politike.
  • Në katër vjetorin e prezantimit të tij, raporti është analiza e parë e detajuar e kompetencave gjithëpërfshirëse ekzekutive të ‘Pengimit Sistematik’ që mundësojnë këtë persekutim. Është një formë e presionit maksimal të policisë, ku pothuajse ekskluzivisht institucionet muslimane monitorohen sistematikisht, vëzhgohen, hetohen dhe sanksionohen për shkelje të vogla.
  • Modeli i sjelljes së shfaqur nga shteti francez ndaj muslimanëve në vend është programuar për të ngacmuar dhe poshtëruar muslimanët, duke rezultuar në privimin e qëllimshëm dhe të rëndë të lirisë së fesë, të mendimit, të shoqërimit dhe të drejtës së pronës sy tyre.
  • Qindra institucione, përfshirë xhamitë dhe shkollat ​​muslimane janë mbyllur, dhjetëra mijëra janë hetuar dhe – në atë që mund të konsiderohet vetëm si zhvatje e sponsorizuar nga shteti – janë sekuestruar miliona euro.
  • Si është institucionalizuar kjo islamofobi shtetërore përmes një infrastrukture të zbatimit dhe mbikëqyrjes masive, me qeliza departamentesh të shpërndara nëpër njësitë gjeografike në Francë për të zbatuar këto politika.
  • Raporti përmban një afat kohor të zhvillimit ligjor dhe politik të pushteteve shtetërore që synojnë komunitetin musliman nën qeverinë e Macron-it.

Rekomandimet kryesore të raportit:

  • Të hiqet dorë nga politika e “Pengimit Sistematik”, të mbyllen institucionet e krijuara për të mbështetur diskriminimin dhe të anulohen vendimet që rrjedhin prej saj, përfshirë këtu edhe shpërbërjen e organizatave.
  • Të kundërshtohet me forcë çdo përpjekje e Francës për të eksportuar politikat e saj islamofobike gjatë mandatit të saj si Presidencë e BE-së deri në qershor 2022.
  • Bëhet thirrje për shfuqizimin e politikave islamofobike si ‘Ligji Anti-Separatizmit’, Karta e Imamëve, si dhe Ligji i vitit 2004 mbi shenjat fetare në shkolla dhe ndalimin i Niqabit i vitit 2010.
  • Të krijohet një organ i pavarur që do të hetojë pasojat e masave të pengimit sistematik dhe të sigurojë dëmshpërblime për dëmet dhe humbjet e shkaktuara nga institucionet/individët si rezultat i këtyre masave.
  • Raporti kërkon gjithashtu që shtetet anëtare të BE-së të dënojnë persekutimin e muslimanëve nga Franca dhe politikat e saj drakoniane.

Shkarkoni raportin në anglisht këtu.

Observer.al

Të ngjashme
Related

Nga Srebrenica në Gaza – Si çon dehumanizimi sistematik në gjenocid

Ashtu si u dehumanizuan boshnjakët dhe u vranë sistematikisht, njësoj po ndodh me palestinezët sot.

A është Serbia në pritje të misionit të saj të hershëm?

Me këtë qasje të gabueshme, sidomos në Kosovë, Perëndimi ka dhënë sinjale se nuk e ka mbyllur përgjithmonë mundësinë që Serbia t’i kthehet misionit të saj të hershëm - çrrënjosjes së muslimanëve nga Ballkani.  

Islamofobia, si helm në politikën evropiane!

Shqetësimi i udhëheqësit të parë musliman në një demokraci perëndimore: a është urrejtja ndaj muslimanëve ajo që po nxit kryesisht populizmin në Evropë dhe Perëndim?

Dëshmor liberal apo Islamofob: Selman Rushdie e ka gabim për Palestinën

Për disa, ai është një hero liberal, por për muslimanët si unë, Selman Rushdiu është mishërimi i Islamofobisë moderne. E komentet e tij të fundit mbi Palestinën e dëshmojnë këtë.
Verified by MonsterInsights