Reagim ndaj deklaratave të rrezikshme të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK)

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë dënon më forcë deklaratat e pamatura të bëra nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK), ku i bëhet thirrjet qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë kundër heqjes se Udhëzimit Administrativ për ndalimin e Shaminë #ndryshojeni_ua_për_shaminë në ambjentet shkollore në Republikën e Kosovës. Ne i konsiderojmë thirrje të tilla, të pamend, dashakeqe e të rrezikshme, të cilat dëmton e rrezikon frymën e bashkëjetesës fetare dhe kohezionin shoqëror në Republikën e Kosovës.

Shprehim keqardhje që një komunitet fetar, i bashkohet zërave islamofob e anti-shqiptar në lidhje me një të drejtë themelore të praktikimit të fesë nga shumica e popullsisë, një e drejtë dhe liri e cila garantohet nga Kushtetuta e Republikës. Thirrje të tilla janë anti-kushtetuese e anti-demokratike.

Po ashtu, dënojmë gjuhën e drejtpërdrejtë anti-islame në deklaratë, ku shihet qartë tendenca për ta paraqitur Islamin dhe muslimanët si të huaj ndaj kombit dhe shtetësisë shqiptare dhe asaj të Republikës së Kosovës në veçanti.

Thirrjet të tilla, janë dëshmi se si një minoritet fetar mund të rrezikojnë bashkëjetesën fetare në vend duke u treguar të pamatur. Po ashtu, kjo na dëshmon se bashkëjetesa dhe ‘harmonia’ fetare ndërmjet shqiptarëve është një vlerë e mbrojtur nga shumica muslimane, pa të cilën nuk do të kishte as Shqipëri, e as Kosovë sot.

Në fund, e i bëjmë thirrje KPUK që ta tërheqë deklaratën e saj, e të kërkoj ndjesë. I bëjmë thirrje po ashtu çdo shqiptari të ndershëm e qytetari të Rep. së Kosovës që të mos bjerë pre e thirrjeve të tilla të rrezikshme.

Qytetarët e ndërgjegjshëm e dijnë se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk janë të negociueshme, e as çështje për debat. Ato duhet vetëm të zbatohen.

Këtu mund të lexoni deklaratën e KPUK.

Observer.al

Të ngjashme
Related

Si u shndërrua një dokument i rremë serb “Top Secret” në propagandë anti-muslimane në Kosovë

Idetë që përmban ai dokument tashmë qarkullonin mes figurave islamofobe shqiptare vite përpara. Kjo ngre një pyetje më të rëndësishme: çfarë qëllimi i shërben kjo narrativë?

25 vjet luftë kundër terrorit: si u bë Islamofobia politikë zyrtare

Një çerek shekulli pas 11 shtatorit, "Lufta kundër Terrorit" nuk ka marrë fund. Ajo thjesht ka evoluar. Ajo që nisi si përgjigje ndaj një sulmi u kthye në një arkitekturë të qëndrueshme dyshimi, e cila e shpalli kërcënim sigurie vetë identitetin musliman.

Islamofobia është kthyer në Kalin e Trojës të Izraelit për të bërë për vete perëndimorët

Netanyahu dhe ministrat e tij tashmë punojnë për ta kthyer frikën evropiane ndaj muslimanëve në kapital politik

Çmimi i injorancës: A e njeh Perëndimi Islamin, apo e shtrembëron?

Islamofobia lind shpesh nga padija; ndërsa dija dhe dialogu mund ta zëvendësojnë frikën me mirëkuptim.