Monday, February 24, 2025

Perëndimi në krizë: Si bota islame po merr në dorë diplomacinë globale

Nga Evropa dhe Lindja e Mesme deri në Afrikë, diplomatët muslimanë po mbushin vakumin e lënë nga Perëndimi, duke udhëhequr përpjekjet globale për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme dhe promovimin e paqes. Ky ndryshim i dinamikës diplomatike vjen pas një periudhe të gjatë të dominimit të Perëndimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku diplomacia konvencionale shpesh ka dështuar në përpjekjet për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme. Për më tepër, rritja e Islamofobisë pas ngjarjeve të 11 shtatorit, e cila ka stigmatizuar dhe izoluar shumë vende muslimane, ka kontribuar në një perceptim të shtuar të padrejtësisë dhe ka krijuar një boshllëk që diplomatët muslimanë po përpiqen ta mbushin, duke ofruar një alternativë më gjithëpërfshirëse dhe paqësore në diplomacinë ndërkombëtare.

Ian Proud 

Shekulli i 21-të ka shënuar një rritje të ndjeshme të Islamofobisë në vendet perëndimore, të cilat kanë tentuar të imponojnë vlerat e tyre dhe të mbajnë anë në konfliktet globale, të cilat po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.

Ironikisht, ndërsa Perëndimi përballet me sfida në qeverisje dhe diplomaci, diplomatët muslimanë po e mbushin në këtë vakum, duke u shfaqur si paqebërësit më të mëdhenj të botës.

Një shembull i fundit i këtij roli aktiv ishte me lirimin e pesë pengjeve tajlandeze nga Hamasi në Gaza, pas një sërë negociatash të ndërmjetësuara nga Turqia. Ky zhvillim është vetëm një nga rastet ku vendet islame po marrin përsipër detyrën e diplomacisë jetike, duke mbushur boshllëkun e krijuar nga SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimorë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi një “pajtim historik” mes Etiopisë dhe Somalisë, pas bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga Ankaraja.

Më herët, në vitin 2022, Truqia priti bisedimet e paqes në Stamboll, të cilat pothuajse i dhanë fund luftës në Ukrainë vetëm një muaj pas shpërthimit të saj. Megjithatë, këto negociata u sabotuan nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. Po ashtu, Turqia ndërmjetësoi marrëveshjen për nismën e grurit në Detin e Zi mes Rusisë dhe Ukrainës, duke siguruar vazhdimësinë e eksporteve të domosdoshme të ushqimeve dhe plehrave për botën në zhvillim.

Edhe kombet e tjera muslimane po luajnë rolin e tyre në diplomacinë globale. Në shtator 2022, Arabia Saudite dhe Turqia ndërmjetësuan lirimin e të burgosurve perëndimorë nga Rusia.

Në vitin 2023, Arabia Saudite organizoi një samit për paqen në Ukrainë në qytetin e Xhiddes. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë luajtur një rol kyç në negociatat për shkëmbimin e robërve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe në kthimin e eshtrave të ushtarëve të rënë.

Katari, nga ana tjetër, ka qenë ndërmjetësi kryesor në bisedimet e fundit që çuan në fazën e parë të armëpushimit në Gaza. Për më tepër, thuhet se Katari ka pritur bisedime të fshehta mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas me synimin për t’i dhënë fund luftës trevjeçare.

Për vite me radhë, Katari ka qenë qendra e negociatave mes SHBA-ve dhe talebanëve, duke luajtur një rol të rëndësishëm përpara tërheqjes kaotike të Perëndimit nga Afganistani në vitin 2021.

Islamofobia dhe Perëndimi

Rritja e rolit të lidershipit diplomatik nga bota muslimane është në kontrast të plotë me rritjen e Islamofobisë në shekullin e 21-të.

Islamofobia nuk u shpik në vitin 2001, por sulmet terroriste të 11 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore të Nju Jorkut dhe Uashington stimuluan rritjen e saj në SHBA dhe në botën perëndimore.

Islamofobia përdor stereotipe të dëmshme dhe të pavërteta për të dëmtuar muslimanët dhe reputacionin e Islamit, shpesh të propaganduara përmes dezinformatave të së djathtës ekstreme. Në javën pas 11 shtatorit, tre persona u vranë në SHBA, njëri prej të cilëve ishte në të fakt një Sikh. Ai u qëlluan me armë sepse u mor për musliman emigrant për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe mjekrës së tij. 

Trendi vazhdon deri më sot. Një raport i Qendrës Pew tregoi se në vitin 2016 krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Amerikë tejkaluan nivelet e vitit 2001. Pasi lufta midis Hamasit dhe Izraelit filloi në tetor 2023, ato u rritën më tej. 

Ndjenjat anti-islame nxitën, dhe pa dyshim e përforcuan, mbështetjen publike për luftën globale kundër terrorit të udhëhequr nga SHBA-të, e cila filloi pas 11 shtatorit, së pari me pushtimin e Afganistanit dhe luftën e dytë në Irak në 2003.

Kjo vlerësohet të ketë kushtuar 8 trilionë dollarë amerikanë dhe të ketë çuar në vdekjen e mbi 900,000 njerëzve, shumica e të cilëve ishin të pafajshëm. 

Kjo nxiti një përshpejtim të procesit të dorëzimit, me anë të të cilit të dyshuarit u rrëmbyen pa gjyqe në vendet e huaja dhe u dërguan në qendrat e paraburgimit të SHBA-ve për marrje në pyetje dhe gjyq. Në vitin 2008, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u detyrua të kërkonte falje për bashkëpunimin, mbështetjen dhe dorëzimin te SHBA-të.

Islamofobia është e përhapur në politikën britanike. Partia Laburiste qeverisëse e Mbretërisë së Bashkuar  është akuzuar për Islamofobi në të kaluarën nga vetë anëtarësia e saj.

Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar – në pushtet nga viti 2010 deri në 2024 – u detyrua të kërkonte falje në vitin 2021 kur një raport i pavarur sugjeroi se “ndjenjat anti-muslimane mbeten një problem”.

Në skenën globale, vendet islame shpesh kritikohen për dështimet e tyre të perceptuara demokratike dhe pretendimet për një histori të dobët mbi të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia janë argumentet kryesore të përdorura nga burokratët evropianë për të ndaluar përparimin e Turqisë drejt anëtarësimit në BE, i cili duket sikur ka ngelur gjithmonë e ngrirë.

Ishte fuqia punëtore turke ajo që ndihmoi në nxitjen e mrekullisë ekonomike të Gjermanisë Perëndimore. Megjithatë prania e tyre nën sistemin e Gastarbeiter (punëtorëve musafirë) mund të shihet në kontekstin e një marrëdhënieje shfrytëzuese të rrënjosur në epërsinë racore.

Nga Sporty Spice te Rod Stewart, personazhe të njohura dhe influencues perëndimorë u vunë në radhë për të kritikuar Kupën e Botës të futbollit në Katar, e cila u zhvillua me sukses të madh në vitin 2022.

Është bëe zakonshme që mediat perëndimore të raportojnë për investimin shumë miliarda dollarësh të Arabisë Saudite në këtë sport, si një mënyrë për të rregulluar imazhin e saj kundër pretendimeve për abuzime të të drejtave të njeriut – të quajtur larje sportive – ose për të mbuluar ndikimin mjedisor të aktiviteteve të saj të nxjerrjes së naftës – të quajtur greenwashing.

Vendet islame krahasohen me të ashtuquajturat diktatura në Kinë dhe Rusi për të pohuar se ato janë në thelb të njëjta, joperëndimore, për më tepër, jo të krishtera dhe për këtë arsye jo tërheqëse.

Qytetarët perëndimorë janë pushtuar nga një valë përpjekjesh të udhëhequra nga qeveria për të promovuar diversitetin, përfshirjen dhe barazinë.

Megjithatë, orteku i raportimeve negative për vendet islame nuk ka asnjë vlerësim për diversitetin e tyre kulturor dhe fetar, as përpjekje për t’i bërë muslimanët të ndihen të pranuar dhe të vlerësuar brenda Mbretërisë së Bashkuar apo gjetkë.

Gjuha e dyfishtë perëndimore

Një term i ri ka depërtuar në leksikun perëndimor gjatë njëzet viteve të fundit – rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla. Këto rregulla kurrë nuk janë përcaktuar apo kodifikuar në një dokument si Karta e Kombeve të Bashkuara e vitit 1945, e cila vërtet kërkon paqen, dinjitetin dhe barazinë në një planet të shëndetshëm. Përkundrazi, diplomacia perëndimore ka kërkuar të zgjedhë vetë fituesit në mosmarrëveshjet ndërkombëtare.

Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është një term i përdorur ekskluzivisht nga një klub perëndimor i ngushtë dhe paragjykues, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, për të vendosur se cilat shtete janë “me ne ose kundër nesh”, për të parafrazuar George W. Bush. Shekulli i 21-të ka parë një largim pothuajse të plotë nga diplomacia konvencionale nga fuqitë perëndimore. Mbretëria e Bashkuar dhe një Bashkim Evropian që refuzon çdo centralizim nuk e shohin më veten si dashamirës, duke mbledhur moderatorët në mosmarrëveshjet globale. Në vend të kësaj, ata kanë refuzuar dialogun, duke kërkuar vetëm fitoren kundër cilësdo palë në mosmarrëveshje që konsiderohet armiku i tyre.

Ne e shohim këtë në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë, ku fuqitë perëndimore besojnë se një fitore e pamundur e Ukrainës është më e preferuar se sa një paqe e papërsosur. Edhe gjatë fushatës gjenocidale të Izraelit në Gaza, e cila vrau mbi 48,000 njerëz të pafajshëm, SHBA dhe Britania e Madhe, në veçanti, kanë qenë me gjysmë zemre, në rastin më të mirë, në përpjekjen për të frenuar një Netanyah gjithnjë e më të rrezikshëm.

Në të vërtetë, presidenti i sapozgjedhur Trump ka kërkuar ta heqë përgjegjësinë nga Netanyahu duke sanksionuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe duke kërcënuar këdo që mund të kërkojë të nxjerrë në gjyq Kryeministrin e Izraelit. Këtë boshllëk të madh global të qeverisjes, kanë filluar ta mbushin vendet islame.

Sa ironike që pas një rritjeje prej dy dekadash të Islamofobisë dhe një largimi të kombeve perëndimore moralizuese nga diplomacia konvencionale, diplomatët muslimanë po shfaqen si paqebërës në botë.


Ian Proud është një ish-diplomat britanik dhe autor i librit “A Misfit in Moscow: Si dështoi diplomacia britanike në Rusi”. Ai ka një karrierë të gjatë diplomatike dhe ka shërbyer në disa pozita kyçe, duke përfshirë në ambasadat britanike në Rusi dhe shtete të tjera të rëndësishme.

Të ngjashme
Related

Aushvici si përkujtim: Pse Evropa nuk duhet ta injorojë Islamofobinë dhe ekstremizmin e djathtë

Në 80 vjetorin e Holokaustit, rreziku i Islamofobisë dhe ekstremizmit të djathtë po rritet në Evropë. Pse është e nevojshme të reagojmë tani?

Muslimanët e padëshiruar: gjenocidi si zgjidhje përfundimtare

Gjenocidi nuk është një fenomen i izoluar, por një model i përsëritur i spastrimit etnik dhe represionit, shpesh i justifikuar nga ideologji supremaciste dhe interesa gjeopolitike.

Pse dhuna dhe ideologjitë anti-muslimane injorohen në Gjermani?

Normalizimi i ndjenjave anti-muslimane, të nxitura nga forcat politike të ekstremit të djathtë dhe media si bashkëfajtore, ka krijuar një klimë ku dhuna kundër muslimanëve jo vetëm që tolerohet, por shpesh injorohet.

Raporti për Islamofobinë në Shqipëri: problem diskriminimi në punësim dhe dezinformatat në rrjetet sociale

Kapitulli i raportit për Shqipërinë, me autore Kristina Millona, përfshin incidentet kryesore islamofobe të regjistruara përgjatë vitit 2023 në media, punësim, internet, arsim, politikë dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Verified by MonsterInsights