Në diskursin politik bashkëkohor, asnjë grua nuk është “shpëtuar” aq pa reshtur sa gruaja muslimane. Ajo paraqitet si viktimë pasive që pret dikë ta çlirojë, ndërsa zgjedhjet e saj lexohen si simptoma shtypjeje. Siç argumenton Soumaya Ghannoushi, kjo grua nuk ekziston: është figurë imagjinare.
Idetë që përmban ai dokument tashmë qarkullonin mes figurave islamofobe shqiptare vite përpara. Kjo ngre një pyetje më të rëndësishme: çfarë qëllimi i shërben kjo narrativë?
Një çerek shekulli pas 11 shtatorit, "Lufta kundër Terrorit" nuk ka marrë fund. Ajo thjesht ka evoluar. Ajo që nisi si përgjigje ndaj një sulmi u kthye në një arkitekturë të qëndrueshme dyshimi, e cila e shpalli kërcënim sigurie vetë identitetin musliman.
Raporti Evropian i Islamofobisë për Maqedoninë e Veriut ngre alarmin se vendi po rrëshqet drejt një normalizimi të rrezikshëm të urrejtjes ndaj muslimanëve.
Diskriminimi evidentohet në arsim dhe tregun e punës, ku parimi i neutralitetit laik instrumentalizohet për të kufizuar liritë fetare, ndërsa elitat politike dhe mediatike legjitimojnë standarde të dyfishta dhe sulme ndaj simboleve islame.
Raporti 2024 dëshmon se si Islamofobia nuk është më thjesht një dukuri episodike, por një fenomen strukturor që po gërryen normat demokratike dhe po cënon rëndë të drejtat e qytetarëve muslimanë.
Nismat për konvertim fetar në Kosovë janë vazhdimësi e projekteve historike antiislame dhe përbëjnë presion të rrezikshëm ndaj identitetit të shqiptarëve muslimanë, duke cenuar themelet e kohezionit kombëtar dhe shoqëror.
Algoritmet trajnohen mbi të dhëna të ushqyera nga frika politike, profilizimi racor dhe doktrinat e sigurisë, duke e shndërruar kështu Islamofobinë në kod kompjuterik.