Saturday, November 23, 2024

E vërteta e Blushit

Ben Blushi është politikan, shkrimtar dhe njeri që ka nevojë për vëmendje, por veç kësaj, edhe dikush që shqetësohet për atë që ngjet në këtë vend dhe që ai mendon se është e keqe apo e mirë, pa i hyrë fare hulumtimit, nëse paguhet apo shtyhet nga tjetërkush për këtë ose jo, pasi kjo është pjesa më pak e rëndësishme në ato që ai thotë.

Për aq sa kam kuptuar nga shkrimet e tij, atë e ha meraku i mbijetesës së tij dhe sojit të tij të shqiptarëve, nga prezenca në rritje sipas tij, e fetarisë së muslimanëve, e ha meraku i mbijetesës së këtij kombi dhe shteti, të cilin ai me mendësinë e tij afetare, fenë dhe Islamin në veçanti, e shikon si rrezik dhe pengesë të zhvillimit dhe paqes sociale të shqiptarëve, si një pjesë agresive dhe e ligë e shpirtit të dyzuar të këtij populli, që për shkak edhe të Islamit, sipas tij, nuk gjen rehat me veten.

Për të mos u zgjatur më tej, pasi kam shkruar vite më parë gjatë për të, Beni nuk ka ndryshuar nga shqetësimi që ai ka ngritur në librin e tij “Të jetosh në ishull”, por përtej shqetësimit apo ligësisë së tij ndaj Islamit, ai ka konstatuar një të vërtetë të hidhur në shkrimin e tij të fundit. Ai mund të jetë ndoshta si Iblisi me Ebu Hurejrën, që i tha të vërtetën, edhe pse ishte gënjeshtar. Dhe ajo që ai konstaton është e vërtetë. Për të, “Islami i ri” që ai vë re, përbën zhvillim pozitiv, ndërsa për ne, shqetësim që do të vijë duke u rritur.

Para pak ditësh bëra një shkrim, ku tërhiqja vëmendjen për një të keqe më të madhe dhe më të thellë, sesa ajo që konstaton Blushi në sipërfaqe, dhe bëhet fjalë për rrezikun e apostazisë (kufrit) në emër të Islamit dhe të veshur me Islam.

Allahu ka garantuar se do ta ruajë këtë fe, me ne ose pa ne, ndaj ajo që duhet të shqetësohemi dhe të mos flemë mbi dafina, nuk është vetë Islami, por marrëdhënia jonë dhe e pasardhësve tanë me të. Mos harrojmë se prindërit tanë, apo edhe gjyshërit tanë lindën apo jetuan në një periudhë pa fe dhe anti-fe, dhe Allahu me mirësinë e Tij e riktheu atë, por kjo nuk do të thotë se ne kemi garancinë, se në një formë tjetër, më mashtruese dhe intriguese, nuk e humbim edhe një herë atë, pa e kuptuar madje. Allahu sigurisht do ta ruajë fenë e Tij, por ndoshta jo me ne dhe në mesin tonë. Ndaj është përgjegjësia jonë, për veten tonë dhe pasardhësit tanë të ruajmë fetarinë tonë nga rrëshqitjet.

Observer.al

Justinian Topulli
Justinian Topulli
Justinian Topulli ka një PhD në Sociologji- Antropologji Sociale, nga Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri. Ai po ashtu ka kryer studimet në Universitetin Islamik të Medinës në Arabinë Saudite. Topulli gjithashtu ka shërbyer si kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Popular

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Lëvizja Identitare në Europë: fashizëm i vjetër me rroba të reja

Në kohën kur ekstremizmi i djathtë po përjeton një ringjallje të frikshme në Europë, është me rëndësi të kuptojmë transformimin e tij nga fashizmi klasik në një lëvizje të maskuar me rroba të reja.

Paris 2024: Olimpiada e diskriminimeve fetare dhe përplasjeve kulturore

Paris 2024 u shënua nga tensione kulturore dhe fetare, përfshirë ndalimin e hixhabit për sportistet franceze dhe me ceremoni me rituale satanike.
Verified by MonsterInsights