Monday, May 6, 2024

Çfarë mund t’i mësojë Islami botës sot mbi racizmin dhe barazinë?

Një mesazh anti-racist islam nga shekulli i 7-të që vlen akoma sot

Nga Asma Afsaruddin

Një ditë, në Mekë, Profeti Muhamed trondimi pasuesit e tij me një mesazh, kur u tha se të gjithë njerëzit ishin krijuar të barabartë.

“Të gjithë njerëzit e kanë prejardhjen nga Adami dhe Eva”, tha Muhamedi në fjalimin e tij të fundit publik. “Një arab nuk është më i mirë se sa një jo arab, e as një jo arab nuk është më i mrë se sa një arab. Një i bardhë nuk ka epërsi ndaj një një njeriu me ngjyrë, e as një njëri me ngjyrë nuk ka epërsi ndaj një të bardhi. Më i miri është vetëm ai që dallohet në bazë të devotshmërisë dhe drejtësisë përsonale.”

Në atë predikim, i njohur si Fjalimi i Lamtumirës, ​​Muhamedi përshkroi idealet themelore fetare dhe etike të Islamit , fenë që ai filloi ta predikonte në fillim të shekullit të shtatë. Barazia racore ishte njëra prej tyre. Fjalët e Muhamedit tronditën një shoqëri, e cila ishte e ndarë nga nocionet e epërsisë fisnore dhe etnike.

Sot, me tensionin racor dhe dhunën që po trazon Amerikën bashkohore , mesazhi i tij duket se krijon një mandat të veçantë moral dhe etik për muslimanët amerikanë për të mbështetur lëvizjen e protestës anti-racizëm në vend.

Lidhjet familjare sfiduese

Përveç monoteizmit – adhurimin e një Zoti – besimi në barazinë e të gjitha qenieve njerëzore në sytë e Zotit i ndau muslimanët e hershëm nga shumë arabë të tjerë në Mekë.

Kapitulli 49, verseti 13 i shkrimeve të shenjta të Islamit, Kurani, deklaron: “O njerëz! Ne ju kemi krijuar në kombe dhe fise në mënyrë që të njiheni me njëri-tjetrin. Më fisniku prej jush në sytë e Zotit është ai që është më i drejti”.

Ky verset sfidoi shumë prej vlerave të shoqërisë arabe paraislamike , ku pabarazitë e bazuara në anëtarësinë fisnore, farefisninë dhe pasurinë ishin një fakt i jetës. Lidhja farefisnore ose prejardhja lineare – “nasab” në arabisht – ishte përcaktuesi kryesor i statusit shoqëror të një individi. Anëtarët e fiseve më të mëdha e më të shquara si Kurejshët aristokratë ishin të fuqishëm. Ata që vinin nga fiset më pak të pasura si Khazraxh kishin pozitë më të ulët.

Kurani tha se devotshmëria dhe veprat personale ishin baza për meritë, jo përkatësia fisnore – një mesazh i huaj dhe potencialisht destabilizues ky në një shoqëri të ndërtuar mbi nasab-in.

Fisi i pasur Kurejsh i Arabisë së lashtë mbizotëroi rajonin për shekuj me radhë. Qantara.
Fisi i pasur Kurejsh i Arabisë së lashtë mbizotëroi rajonin për shekuj me radhë. Qantara.

Më jepni të dobëtit tuaj, të varfërit tuaj

Siç ndodh shpesh me lëvizjet revolucionare, Islami i hershëm hasi në kundërshtim të ashpër nga shumë elita.

Kurejshët, për shembull, të cilët kontrollonin tregtinë në Mekë – një biznes nga i cili ata përfitonin shumë – nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë nga stili i jetesës së rehatshme që kishin ndërtuar në kurriz të të tjerëve, veçanërisht skllevërve të tyre të sjellë nga Afrika.

Mesazhi i Profetit mbi barazinë tentonte të tërhiqte të “padëshiruarit” – njerëzit që vinin nga margjinat e shoqërisë. Muslimanët e hershëm përfshinin të rinjë nga fise me më pak ndikim që i shpëtonin atij stigmatizmi dhe skllevër të cilëve iu premtua emancipim me përqafimin e Islamin.

Gratë, të shpallura nga Kurani si të barabarta me burrat, po ashtu i tërhoqi mesazhi i Muhamedit. Sidoqoftë, potenciali i barazisë gjinore në Islam do të kompromentohej nga fuqizimi i shoqërive patriarkale.

Në kohën kur Muhamedi ndërroi jetë në vitin 632, Islami kishte tashmë sjellë një transformim thelbësor në shoqërinë Arabe, megjithëse kurrë nuk e fshiu plotësisht nderimin e vjetër që rajoni kishte ndaj farefisit.

Nuk marr dot frymë

Islami në fillimet e veta tërhoqi gjithashtu jo-arabë dhe të huajt me pak ndikim në shoqërinë tradicionale arabe. Këta përfshinin njerëz si Selman Persianin, i cili udhëtoi në Gadishullin Arabik në kërkim të së vërtetën fetare, Suhejb Grekun, një tregtar dhe një etiopian të robëruar të quajtur Bilal.

Bilali, (në qendër), gjeti lirinë në Islam. Wikimedia Commons

Të tre do të lartësoheshin gjatë jetës së Muhamedit e do të bëheshin të shquar në Islam. Veçanërisht pasuritë në rritje të Bilalit tregojnë se si barazia e predikuar nga Islami e ndryshoi shoqërinë Arabe.

Bilali, një shërbëtor i skllavëruar i një aristokrati mekas me emrin Umejje, u përndoq nga pronari i tij për shkak të përqafimit të besimit të ri. Umejje do të vendoste një shkëmb në gjoksin e Bilalit për t’i zënë frymën me shpresën se ai do ta braktiste Islamin.

I prekur nga vuajtjet e Bilalit, shoku dhe i besuari i Muhamedit, Ebu Bekri, i cili do të vazhdonte të sundonte komunitetin musliman pas vdekjes së Profetit, e liroi atë.

Bilali ishte gjithashtu jashtëzakonisht i afërt me Muhamedin. Në vitin 622, Profeti e emëroi atë personin e parë që kreu thirrjen publike duke njohur kështu zërit e tij të fuqishëm, të këndshëm dhe devotshmërinë e tij personale. Bilali më vonë do të martohej me një grua arabe nga një fis i respektueshëm – e paimagjinueshme kjo për një afrikan të skllavëruar në periudhën paraislamike.

“Black lives matter”

Për shumë muslimanë modernë, Bilali është simboli i mesazhit të Islamit mbi barazinë, e cila në zbatimin e saj ideal nuk njeh dallimin midis njerëzve në bazë të etnisë ose racës, por përkundrazi, ka të bëjë më shumë me integritetin personal. Një nga gazetat kryesore të muslimanëve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara, botuar midis vitit 1975 dhe 1981, quhej The Bilalian News.

Kohët e fundit, Yasir Qadhi, dekani i Seminarit Islamik të Amerikës në Teksas, kujtoi rrënjet e Islamit mbi barazinë. Në një fjalim publik më 5 qershor (të viti të kaluar), ai tha se muslimanët amerikanë, një popullsi e familjarizuar me diskriminimin, “duhet ta luftojnë racizmin, qoftë me arsim apo me mjete të tjera“.

Shumë muslimanë në SHBA po ndërmarrin veprime në mbështetje të lëvizjes Black Lives Matter duke protestuar ndaj brutalitetit të policisë dhe racizmit sistematik. Veprimet e tyre pasqyrojnë mesazhin egalitar revolucionar – dhe ende të parealizuar – që Profeti Muhamed vendosi mbi 1,400 vjet më parë si gur themeli të besimit musliman. 

Autorja është Profesore e Studimeve Islame dhe ish-shefe e Departamentit të Gjuhëve dhe Kulturave të Lindjes së Mesme në Universitetin e Indianas.

Observer.al

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights