Wednesday, April 24, 2024

Krenare me hixhabin: Më jep forcë dhe origjinalitet

Guximi dhe vendosmëria e grave me hixhab është një përkujtues i fortë se ne nuk kemi pse të shtiremi për t’u pranuar nga shoqëria

Datë:

Nga Rabina Khan

Në fillim, ai ia nisi me fjalët: “Çfarë dreqin ke që po sheh?” Burri më bërtiste mua dhe shoqes sime teksa udhëtonim në metro në lindje të Londrës. Pastaj u ngrit në këmbë dhe erdhi përballë meje duke bërtitur, “Kur***e muslimane”, duke e shoqëruar me një varg të gjatë abuzimi të neveritshëm verbal islamofob. Edhe pse kjo zgjati rreth pesë minuta, m’u duk sikur kishin kaluar orë të tëra. Më në fund, një tjetër pasagjer mashkull u përball me të dhe arriti ta bënte të ulej. Por,  ndërsa zbriste në stacionin e rradhës, ai m’u afrua pranë e më tha: “Nëse zbret këtu, unë do të të pres”.

Gratë që mbajnë hixhab si puna ime i nënshtrohen abuzimeve dhe diskriminimeve të tmerrshme në mënyrë të rregullt. Vitin e kaluar, një video tronditëse, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregonte një grup burrash dhe djemsh të rinj të bardhë në Sheffield duke kryer një sulm të egër ndaj një gruaje muslimane të mbuluar dhe vajzës së saj. Një punim i vitit 2019 nga Universiteti Nottingham Trent raportoi se sulmet kundër grave me hixhab në Mbretërinë e Bashkuar ishin në rritje, duke sugjeruar se kjo ishte për shkak se gratë muslimane të mbuluara shiheshin si ‘agjente’ të terrorizmit.” Ndërsa Tell Mama UK, që monitoron krimet e urrejtjes kundër muslimanëve, raportoi në vitin 2018 se 58% e incidenteve të regjistruara islamofobe kishin lidhje me gratë muslimane për shkak të “identitetit të tyre fetar të dukshëm.”

Sot është Dita Botërore e Hixhabit, e themeluar 10 vjet më parë nga Nazma Khan në SHBA, në të cilën marrin pjesë njerëz nga më shumë se 190 vende. Dita mbështet të drejtat e njerëzve që të bëjnë zgjedhjet personale dhe të kenë respekt për njëri-tjetrin. Në vitin 2017, në Dhomën e Komunave, kryeministrja e atëhershme Theresa May deklaroi mbështetjen e saj për këtë ditë dhe për të drejtën e grave muslimane për të mbajtur shami ose hixhab “pa frikë”. Megjithatë, kryeministra të tjerë nga partia e saj konservatore kanë qenë armiqësor në mënyrë aktive. Në vitin 2013, David Cameron tha se do të “mbështeste” shkollat ​​dhe gjykatat britanike që kërkonin heqjen e mbulesës. Ndërsa në vitin 2018 Boris Johnson u tall me gratë muslimane me burka duke i cilësuar ato si “grabitëse bankash” dhe “kuti letrash” – duke shkaktuar kështu një rritje të madhe të incidenteve anti-muslimane, gjysma e të cilave kishin në shënjestër gratë që mbanin mbulesë në fytyrë.

Gjërat nuk janë më mirë as në vende të tjera të Europës. Holanda dhe Zvicra kanë ndaluar mbajtjen e burkës. Në Norvegji, një muslimaneje iu ofrua një vend pune vetëm me kusht që ajo të hiqte hixhabin. Me sa duket, që nga 11 Shtatori femrat muslimane me hixhab ose janë demonizuar duke i konsideruar fanatike, ose janë mëshiruar si të shtypura.

Teksa rritesha, nuk e kam mbajtur gjithmonë shaminë. E vishja kur ishte koha për të kryer faljen, në raste të veçanta, apo kur tezet e mija gjendeshin përreth. Më leverdiste kur ikja nga shkolla për të rregulluar flokët dhe shaminë e përdorja për të fshehur flokët nga mamaja ime.

Fillova ta mbaja shaminë rregullisht pasi vuajta nga një gjendje kërcënuese për jetën gjatë shtatzënisë sime të parë. Presioni i gjakut më ishte rritur, shikimi më ishte turbulluar dhe e gjeta veten në një dhomë trajtimi me rrezik të lartë. Në mendje më vinin kujtimet kur kisha zgjedhur të mos mbaja hixhabin në shkollë dhe në vendin e punës vetëm për t’u përshtatur. Kjo më bëri të pyesja vetën nëse do të doja të njëjtën gjë për vajzën time. Zgjodha të vendos hixhabin për të qenë vetvetja ime e vërtetë.

Gjatë tranzicionin tim për t’u bërë një muslimane e “dukshme”, shikimet e shpeshta u bënë normë dhe ndërveprimet me jomuslimanët ishin shpesh të sikletshme dhe të tensionuara. Ishte njëfarë lehtësim në fakt kur më pyesnin herë pas here: “Nuk po bëj shkaka, por pse e mban atë?” Më kujtohet një ditë me diell në të 20-at e mia, kur një koleg mashkull i bardhë në qytetin e Londrës më pyeti nëse doja ta hiqja shaminë. E pashë fytyrën e tij të fryrë e të skuqur dhe buzëqesha: “Po, është pak nxehtë: nëse ti i heq pantallonat, unë do ta heq shaminë”.

Sidoqoftë, ka shenja përparimi. Muajin e kaluar, British Airways futi një uniformë të përshtatshme për hixhabin. Një hap për normalizimin e hixhabit nga një institucion i shquar kombëtar është diçka për t’u festuar. Në vitin 2001, policia Met lejoi gratë muslimane të mbanin hixhabin, ndërsa në vitin 2016 forcat policore të Skocisë e bënë hixhabin pjesë zyrtare të uniformës së tyre.

Megjithatë, aktualish ky është një problem i vazhdueshme – ironikisht i nxitur nga ekstremistët pro-hixhabit – që po na e bën jetën më të vështirë. Dhuna e sponsorizuar nga shteti i Iranit ndaj grave që ushtrojnë të drejtën e tyre njerëzore për të refuzuar veshjen e mbulesës nuk është vetëm brutale, por edhe kundërproduktive: ajo shërben vetëm për të përforcuar stereotipet e vjetruara sipas të cilave hixhabi është simbol i shtypjes. Po, kjo shtypje sigurisht është e vërtetë në Iran, por në shumicën e pjesëve të botës janë gratë ato që vendosin nëse do të mbajnë apo jo hixhabin.

Mund të mos ju pëlqejë ekstremistëve islamikë, as islamofobëve fanatikë që ushqehen me të, por gratë e sotme muslimane kanë revolucionarizuar narrativën e hixhabit. Është bërë një formë deklarate për stilin dhe forcën bashkëkohore. Gratë nuk mbajnë thjeshtë hixhabin; ato kanë ndërtuar një industri të tërë mode rreth tij.

Unë shoh një të ardhme premtuese për gratë dhe vajzat muslimane, pavarësisht nëse ato mbajnë hixhab ose jo. Pak para mbylljes për shkak të virusit, një nxënëse bullizuese u tha shokëve të saj të klasës që të mos flisnin me mbesën time pa hixhab, sepse ajo ishte muslimane. Shoqja e mbesës sime, në një akt dashamirësie, i tha: “Mos u shqetëso. Unë u thashë atyre që ti nuk je muslimane.” Mbesa ime reagoi duke buzëqeshur: “Por unë jam muslimane! Unë jam një vajzë muslimane.”

Për gratë dhe vajzat muslimane, guximi, këmbëngulja dhe vendosmëria jonë për të zënë hapësira në të gjitha aspektet e shoqërisë është një dëshmi e qëndrueshmërisë sonë. Dhe popullariteti i hixhabit është një kujtesë për të gjithë se ne nuk kemi pse të shtiremi se kush jemi në mënyrë që të pranohemi.

Observer.al


Rabina Khan është shkrimtare me banim në Londër dhe studiuese pranë Fondacionit Aziz. Ajo njëkohësisht punon për një shoqatë bamirësie kombëtare që fuqizon vajzat dhe gratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights