Friday, March 29, 2024

Me Bisht apo pa Bisht, mediat perëndimore ngelen raciste dhe islamofobe!

Debati mbi Mantelin e Messit na shërben si përkujtues i botëkuptimit eurocentrik racist e islamofob të mediave perëndimore, të cilat janë të paafta të shohin përtej hundës së tyre.

Datë:

Ndonëse nuk ka nevojë për prova shtesë, mediat perëndimore u siguruan që të mos humbisnin asnjë një rast për t’i kujtuar pjesës tjetër të botës se sa raciste dhe islamofobe janë. Që prej përfundimit të finalës së Kupës së Botës, komentuesve perëndimorë iu ka ikur truri (gjithmonë nëse e kanë pasur një të tillë) duke e shtuar dozën e racizmit dhe islamofobisë së tyre kur panë se Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani i veshi Messit Rrobën e Katarit, mantelin tradicional arab, (Bihst është emër me gjasa me origjinë akadiane që tregon status mbretëror dhe prestigj) duke i dhënë kështu nderin e të qenit i pari në atë moment në Kupën e Botës ose GOAT (Greatest Of All Times – Më i mirë i të gjitha kohërave).

“Pse Lionel Messi u detyrua të mbulonte fanellën e Argjentinës me bisht-in e Katarit gjatë ngritjes së trofeut”, ishte titulli racist dhe islamofob në Mirror, një tregues i fatkeq i asaj që sot quhet gazetari. “I detyruar” nënkupton se kjo është norma e asaj që ndodh në botën e imagjinuar islamofobe orientaliste arabe dhe muslimane. Ndoshta i gjithë publiku anembanë globit nuk e pa numrin e madh të forcave të përdorura për të detyruar Bishtin mbi trupin e Messit! Mirrorr-i  tha jo vetëm se ishte i detyruar, por po edhe mori guximin të fliste në emër të të gjithë tifozëve argjentinas dhe ëndrrës së tyre të supozuar kolektive për ta parë Messin të ngrinte trofeun pa u dëmtuar nga Bishti.

“Pse Lionel Messi u detyrua të mbulonte fanellën e Argjentinës me bisht-in e Katarit gjatë ngritjes së trofeut”, ishte titulli racist dhe islamofob në Mirror, një tregues i fatkeq i asaj që sot quhet gazetari.

Telegrafi nga ana tjetër, duke mos dashur të mbetet pas Mirrorr-it në garën e racizmit dhe islamofobisë, e quajti Mantelin e Messit “një akt të çuditshëm që shkatërroi momentin më të madh në Kupën e Botës”.

Telegrafi duke mos dashur të mbetet pas Mirrorr-it në garën e racizmit dhe islamofobisë e quajti Mantelin e Messit si “një akt të çuditshëm që shkatërroi momentin më të madh në Kupën e Botës”.

Në artikullin e lartpërmendur të Mirrorr-it, Gary Lineker citohet nga BBC: “Skena të mahnitshme, foto të mrekullueshme nga lart dhe foto të mrekullueshme nga brenda, ndërkohë që Argjentina fiton Kupën e Botës për herë të tretë… Duket e turpshme, në një farë mënyre, që ata e mbuluan Messin dhe fanellën e Argjentinës.” Këtu, Gary e vendos Mantelin në përballje me fanellën e Argjentinës, në mënyrë që ta vendosë atë në mbrojtje ose në mbështetje të ngjyrave të kombëtares përballë mantelit “arab apo kataras”.

Vendimi për ta veshur Messin me Mantel është një pikë legjitime që ia vlen të analizohet e diskutohet, por pa u zhytur në baltën e racizmit dhe islamofobisë. Në botën arabe dhe muslimane, pothuajse 1.8 miliardë njerëz e panë gjestin si shumë prekës dhe të gjithë komentuesit përdorën titullin “Shejh” Messi pasi atij iu dhurua petku nga Emiri. Gjithashtu, tifozët dhe mbështetësit argjentinas të intervistuar menjëherë pas ndeshjes ishin të gjithë pozitivë për Mantelin, ndërkohë që llogaria zyrtare e skuadrës në instagram postoi imazhin e mëposhtëm. Ahmed Rehab, Drejtori Ekzekutiv i Degës së Çikagos i Këshillit për Marrëdhëniet Islame Amerikane (CAIR), e postoi foton në llogarinë e tij në Facebook duke komentuar: “Manteli arab është një shenjë kulturore që tregon status dhe respekt dhe nuk ka të bëjë fare me fenë. Llogaria e ekipit të Argjentinës e pranoi këtë pa asnjë problem. Madje, e pa atë moment si një lloj kurorëzimi duke shtuar shënimin: “Me të vërtetë mbret!” 

Llogaria e ekipit të Argjentinës e pranoi këtë pa asnjë problem. Madje, e pa atë moment si një lloj kurorëzimi duke shtuar shënimin: “Me të vërtetë mbret!” 

Raportimi perëndimor mbi momentin e Mantelit është në përputhje të plotë me mënyrën si është raportuar mbi Kupën e Botës. Edhe para fillimit të Kupës së Botës 2022 në Katar, mediat perëndimore u përpoqën t’i jepnin leksione Katarit, botës arabe dhe asaj muslimane mbi të drejtat e njeriut. E për një moment iu iku truri kur u kufizua shitja e birrës në stadiume. Unë kam bërë disa shkrime në shtypin perëndimor në lidhje me Kupën e Botës 2022 në Katar. Doza e racizmit të shëmtuar dhe islamofobisë tregojnë se nuk ka asnjë përparim kuptimplotë apo mirëkuptim ndërkulturor. Në mënyrë kritike, shtypi dhe elitat perëndimore nuk kanë mësuar shumë përkundër të gjitha pretendimeve për diversitet, barazi dhe përfshirje, të cilat shpesh përkthehen në reduktimin e botëkuptimit në singularitetin e Eurocentricitetit. Debati mbi Mantelin na shërben si përkujtues i botëkuptimit eurocentrik racist e islamofob, i cili është i paaftë të shohë përtej hundës së vet.

Solli në shqip Observer.al 

Hatem Bazian
Hatem Bazianhttp://www.hatembazian.com/
Hatem Bazian është bahkëthemelues i Zaytuna College dhe njëherësh lektor i teologjisë dhe legjislacionit islam aty. Bazian gjithashtu shërben edhe si lektor në Universitetin e Kalifornisë. Në vitin 2012 ai nisi publikimin e revistes shkencore “Islamophobia Studies Journal,” dedikuar Islamofobisë, ku ndër të tjera ka hulumtuar the rolin e organizatave hebreje pro-izraelite apo sioniste në financimin dhe nxitjen e Islamofobisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Dita Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë: një thirrje globale për veprim

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të luftuar Islamofobinë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.

Manipulimi me “Fenë e vjetër’ të shqiptarëve në letërsinë shqipe

Falsifikimi i fakteve dhe i të vërtetave historike dhe fetare, për gjoja “fenë e vjetër- “krishterimin dardan”, nuk i bën asnjë dobi krishterimit sot ndër shqiptarë.

A po rikthehet Islamofobia sot si pas 11 Shatorit?

Si dikur pas 11 shatorit, edhe sot me luftën e Izraelit në Gaza mediat perëndimorë e shfrytëzojnë maskën e çlirimit për të çuar përpara agjendat e tyre koloniale.

Raport: Racizmi anti-palestinez dhe Islamofobia në mbulimin e luftës në Gaza

Racizmi anti-palestinez dhe Islamofobia janë të gjalla dhe po luajnë rol në justifikimin e vrasjeve të dhjetëra mijëra palestinezëve të pafajshëm.
Verified by MonsterInsights