Thursday, April 25, 2024

Kupa e Botës 2022: ‘Perëndimi hipokrit’ injoron përparimet e të drejtave të njeriut në Katar

Vendet perëndimore injorojnë qëllimisht përparimet që ka bërë Katari në fushën e të drejtave të njeriut, duke u fokusuar vetëm në akuza të padrejta

Datë:

Nga Burak Elmalı 

Kritikat e botës perëndimore ndaj vendit të Gjirit që pret Kupën e Botës në futboll – kryesisht me pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut – janë thjeshtë tregues të falimentimit moral të vendeve që kanë shumë rrugë për të bërë në raport me vlerat morale-shpirtërore.

Gjatë javëve të fundit, kritikat perëndimore ndaj Katarit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë individuale janë shtuar përpara Kupës së Botës 2022 në një fushatë të qëndrueshme dhe të koordinuar shpifjesh. 

Kohët e fundit, Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser kritikoi organizimin e Kupës së Botës në Katar, duke deklaruar se ishte “shumë e rëndë” për Gjermaninë të asociohej me vendin pritës për atë që ajo pretendonte se ishin shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Katarit.  

Si përgjigje, Katari thirri ambasadorin gjerman për të dënuar komentet e Faeser. Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al Thani, u përgjigj shpejt dhe pa mëdyshje. Ai akuzoi Gjermaninë për “standarde të dyfishta” dhe këshilloi Berlinin të bënte një dozë të shëndetshme autokritike. 

Faeser, megjithatë, u shpreh menjëherë pas kësaj dhe lavdëroi Katarin për “ligjet shumë të mira” që Doha kishte miratuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut. 

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) gjithashtu kishte ndjekur shembullin e Sekretarit të Përgjithshëm Nayef al Hajraf ku kritikoi akuzat e Gjermanisë dhe vlerësoi rolin udhëheqës të Katarit në “ndërtimin e urave midis qytetërimeve dhe forcimin e mirëkuptimit midis popujve brenda kufijve të respektit të ndërsjellë”.

Disa javë më parë, Sheikh Tamim bin Hamad al Thani, Emiri i Katarit, u ankua gjithashtu për fushatën “e  paprecedentë” që kishte shënjestruar vendin. Ai e karakterizoi këtë fushatë keqdashëse si të mbushur me shpifje dhe dezinformata, një fushatë e stërzgjatur e cila vazhdon që prej kur Katari fitoi nderin e organizimit të Kupës së Botës në futboll në vitin 2010.

Është e vërtetë se në të kaluarën organizatat e të drejtave të njeriut kanë qenë kritike ndaj problemeve sistematike në lidhje me të drejtat e punëtorëve emigrantë që rridhnin nga sistemi Kafala i cili që atëherë është hequr. Megjithatë, në 3-4 vitet e fundit, Organizata Ndërkombëtare e Punës e OKB-së (ILO) ka vlerësuar reformat e Katarit, duke përfshirë heqjen e vizës së daljes për punëtorët vendas, vendosjen e një page minimale të përhershme jodiskriminuese dhe lehtësimin e procedurave për ndryshimin e vendit të punës. 

Në mënyrë të ngjashme, sindikatat ndërkombëtare dhe ekspertët pajtohen se këto përpjekje janë të vërteta dhe përbëjnë përparim të madh. Këto veprime janë shumë më të avancuara se ato që vendet e tjera të Gjirit kanë në vend për fuqinë e tyre punëtore emigrante. Natyrisht, ka gjithmonë hapësirë ​​për përmirësim.

Nga ana tjetër, duke pasur parasysh progresin në këtë drejtim, dikush mund të pyesë se çfarë synimi ka e gjithë kjo fushatë e mirëmenduar kundër Katarit? Të flasësh për sanksione e gjëra të tjera mund të jetë shumë kundërproduktive, e Gjermania duhet ta kishte kuptuar mirë këtë nga përvoja e saj e fundit në përballje me efektet negative të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. 

Edhe pse shumë vëzhgues e konsiderojnë kritikën e vendeve perëndimore si të pandershme në rastin më të mirë, sidoqoftë, ka dy pika kryesore që duhet të nënvizohen në kontekstin e instrumentalizimit të të drejtave të njeriut si armë (kundër Katarit). 

Së pari, kjo qasje është me kosto efektive në krahasim me format e tjera si embargoja, bllokada apo konfliktet e armatosura. Për më tepër, inkuadrimi i situatave përmes lenteve të të drejtave të njeriut tenton të tërheqë opinionin publik ndërkombëtar. Fatkeqësisht, qasja reduksioniste e përdorur në këtë kontekst është e padrejtë dhe joetike, pasi ajo injoron qëllimisht përparimin politik, social dhe ekonomik të vendit të synuar. 

Kjo padrejtësi vë në pikëpyetje motivet e mediave kryesore perëndimore. Vlen të përmenden këtu mediat britanike si The Guardian, The Times, Daily Express, The Sun, Daily Mail, The Telegraph dhe Metro UK, të cilat e kanë përmendur Katarin afërsisht 1 mijë e 735 herë në kryetitujt e tyre, ku 40 përqind e rasteve ka pasur të bëjnë me Kupën e Botës. 

Një fushatë e tillë e organizuar tregon se i është kushtuar vëmendje e konsiderueshme akuzave të lodhura për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushteve të këqija të punës për punëtorët emigrantë. Mediat perëndimore kanë raportuar pak për përpjekjet e jashtëzakonshme për të pritur Kupën e Botës 2022 në Doha. 

Për shembull, nuk kishte asnjë pjesë të vetme të mbulimit mediatik ku të tregohet se si Katari e ka bërë turneun të aksesueshëm për spektatorët me aftësi të kufizuara. Për shkak të paragjykimeve të tilla, mbulimi i medias perëndimore duhet të vërë në dyshim “ndjenjën e saj ngushëlluese të epërsisë morale” kur pohon pretendime të guximshme për perspektivat politike ndaj sportit dhe argëtimit. 

Si rezultat i formësimit të perceptimit publik për një vend bazuar në shkeljet e pretenduara të të drejtave, me një gur goditen dy zogj. Kostoja e reputacionit do të bëhej shumë më e lartë për një vend të paraqitur para opinionit botëror si “kriminel”, duke shkaktuar polarizimin global.

Franca vendosi gjithashtu kundër transmetimit publik të ndeshjeve të Kupës së Botës në ekranet e mëdha në qytetet të ndryshme, me pretekstin e akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushteve të këqija të punës për punëtorët emigrantë. Duke pasur parasysh incidentet në rritje të urrejtjes anti-muslimane në Francë, ndonjëherë edhe të sponsorizuara nga shteti, një përgjigje e arsyeshme që mund të pritej nga Katari do të ishte: “Ti (Francë) duhet të jesh e fundit që flet për të drejtat e njeriut”. 

Kritikat perëndimore ndaj Katarit për organizimin e Kupës së Botës 2022 janë në thelb hipokrite dhe të çojnë në një qorrsokak. Në vend që të angazhohen në dialog dhe negociata ndërkombëtare për të përmirësuar të drejtat e punëtorëve emigrantë, vendet perëndimore zgjedhin të luajnë lojën e fajit. 

Ligji i ri i punës që heq sistemin Kafala ka krijuar bazat për kushte më të mira pune, duke e bërë Katarin vendin e parë që bën një reformë të tillë. 

Kritika konstruktive dhe e bazuar në të vërtetat faktike nuk duhet të zëvendësohet kurrë me paragjykime të rrënjosura thellë dhe instrumentalizimin e të drejtave të njeriut si pretekst për të shpifur ndaj ndonjë vendi.

Solli në shqip Observer.al. Publikuar më parë në gjuhën angleze në TRT World.


Burak Elmalı është asistent-Hulumtues në Qendrën Kërkimore Botërore të TRT. Fushat e tij kërkimore janë Institucionet dhe Regjimet Ndërkombëtare, Politika e Jashtme Turke dhe Politikat Mjedisore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights