Sunday, April 28, 2024

Përballë një Serbie gjenocidiale  të rilindur

Në Serbi kanë shpërthyer kërcënimet ndaj Kosovës, siç shpërthen një kanalizim. Gojët e ndyra të fashistëve të tërbuar serbë nuk zgjedhin fjalë, veçse shfryjnë një tërbim zoologjik ndaj çdo gjëje shqiptare. Aksionet kundër anëtarësimit eventual të Kosovës në UNESKO, ia kanë kaluar edhe propagandës barbare të kohës së Millosheviqit:  tash Kosovën e krahasojnë edhe me ISIL-in, ndërsa  manastiret serbe me Palmirën e gjymtuar nga barbarët isilianë. Ndërsa, e vërteta është se shqiptarët nuk kanë të bëjnë asgjë me mendësinë barbare të ISIL-it, sepse janë shqiptarët ata që i kanë ruajtur me shekuj edhe manastiret serbe, siç i kanë ruajtur edhe monumentet romake, bizantine, bullgare, anzhuine, osmane e veneciane. Por, propagandës fashiste serbe nuk i hyn në punë e vërteta, ata prodhojnë gënjeshtra dhe mandej u besojnë gënjeshtrave që i prodhojnë vetë.

Marre nuk kanë për asgjë.

Në këtë shpërthim të egër fashist, sot u dallua më së shumti Millovan Drecuni, një zyrtar i lartë i partisë së kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit. Drecuni, i njohur si gazetar që ka torturuar civilët shqiptarë në vitet 1999, duke u ofruar ndihmë vullnetare policëve serbë, ka deklaruar kështu: “Përderisa Patriarkana e Pejës është aty ku është, KiM (Kosova dhe Metohija) janë serbe”. Më tutje ai ka thënë se Kosova është serbe përderi sa në të të ecën qoftë dhe vetëm një serb! Bile ka thënë se Kosova  do të mbetet serbe, përderisa një serb i lindur kudoqoftë, e mban Kosovën në zemër!!!

Me gjithë këtë egërsi tipike fashiste, Drecuni e ka një meritë: na tregon saktësisht se çfarë mendojnë serbët për Kosovën dhe me kend kemi të bëjmë në të ardhmen, nëse duam ta mbajmë Kosovën për vete. Pra, problemi nuk është te ajo që opozita e quan “zajednica” (e kanë futur kot këtë fjalë serbe në leksikun e gjuhës sonë) po te një politikë-filozofi- kulturë-botëvështrim serb, i cili Kosovën e tërë e sheh serbe dhe vetëm serbe, pa shqiptarë.

A e keni të qartë se me kend kemi punë?

Prandaj, nëse nuk e forcojmë shtetin dhe kombin që të përballojë në të ardhmen këtë aggresion të riproklamuar, herët a vonë do të biem sërish viktima të kësaj mendësie gjenocidale serbomadhe. Pra, problemi nuk ka të bëjë me “zajednicën”, të cilën opozita po e përdorë si kondom, për ta dhunuar shoqërinë tonë, po me politikën shtetërore gjenocidale shtetërore serbe, me shtetin fashisoid serb, i cili nuk e pranon kurrsesi ekzistencën e Kosovës si shtet në asnjë milimetër të saj. As në veri, as në jug, as në lindje, as në perëndimin e saj. Askund. Kjo duhet të jetë tema e diskutimeve dhe organizimeve tona. E jo vetëm pamja e pjesshme e qëndrimit të Serbisë. E aq më pak dobësimi i mëtejshëm me dhunë iracionale i shtetit tonë edhe ashtu të brishtë.

Angazhimi për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, në fakt është produkt i taktizimeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, për ta ndalë disi turrin gllabërues të Serbisë ndaj tërë Kosovës. Mosuksesi i kësaj taktike është i qartë që nga negociatat e Vjenës, Plani i Ahtisarit, decentralizmi e deri sot. Përgjegjëse të këtyre dështimeve janë aleatët tanë, që na i kanë imponuar këto zgjidhje, duke e favorizuar ndërhyrjen e Serbisë edhe në Kosovën e pavarur. Ndaj tyre do të duhej të orientohej ankesa jonë.

Por, tash sërish jemi aty ku kemi qenë gjithmonë: përballë një Serbie që synon ta ripushtojë dhe serbizojë gjithë Kosovën. Pa i marrë leje askujt. Përveç ndoshta Putinit, me të cilin Vuqiqi planifikon të takohet në Moskë javën që vjen.

Milazim Krasniqi
Milazim Krasniqihttps://milazimkrasniqi.wordpress.com/
Profesor i asocuar i gazetarisë dhe letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi udhëheq Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik, aty ku në vitin 2004 ka fituar titullin e doktorit të shkencave filologjike. Themelues i Institutit të Medies, redaktori i parë i zhurnalit “Media”, Krasniqi ka shërbyer edhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (2001-2009) dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (2008-2010.)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Popular

Të ngjashme
Related

A po rikthehet Islamofobia sot si pas 11 Shatorit?

Si dikur pas 11 shatorit, edhe sot me luftën e Izraelit në Gaza mediat perëndimorë e shfrytëzojnë maskën e çlirimit për të çuar përpara agjendat e tyre koloniale.

Debati mbi Islamofobinë: nuancat dhe semantika

Manifestimet e Islamofobisë në vendet me shumicë muslimane shpesh errësohet nga fokusi i madh që i kushtohet këtij fenomeni në kontekstet perëndimore.

Pse bota hesht për ndalimin e abajas në Francë?

Perëndimi e mbrojti fort të drejtën e grave iraniane për të hequr shaminë, ndërsa tani që qeveria franceze po kufizon të drejtat e tyre, të gjithë heshtin.

Turqit qipriotë: një popull musliman i izoluar nga Islamofobia

Nga Paul Bristow  Kjo javë shënoi Ditën Ndërkombëtare për Luftimin...
Verified by MonsterInsights