Friday, April 26, 2024

Raporti amerikan: Sterilizimi i muslimanëve në Kinë, dëshmi e një gjenocidi që duhet shmangur

Në Raportin Vjetor për 2020, USCIRF i bëri thirrje administratës Trump që të përdorë autoritetin e saj për të vendosur sanksione të posaçme ndaj zyrtarëve kinezë përgjegjës për shkjelje të shumta të lirive fetare.

Datë:

Një raport i publikuar nga Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Liritë Fetare në Botë (USCIRF) paralajmëron se masat shtypëse të qeverisë kineze për kontrollin e popullsisë kundër ujgurëve dhe muslimanëve të tjerë, që përfshin sterilizim të detyruar, mund të plotësojë kriteret ligjore për gjenocid sipas ligjit ndërkombëtar.

USCIRF është një entitet federal i pavarur, bipartizan, i krijuar nga Kongresi amerikan me synimin për të monitoruar, analizuar dhe raportuar mbi kërcënimet ndaj lirive fetare jashtë Amerikës. Komisioni përgatit rekomandime për politikën e jashtme amerikane për Presidentin, Sekretarin e Shtetit dhe Kongresin me synimin për të penguar persekutimin fetar dhe për të promovuar lirinë e fesë dhe besimit.

Në raportin e Komisionerit të USCIRF Nury Turkel thuhet: “Është e qartë nga të dhënat e vetë qeverisë kineze se politikat e Partisë Komuniste janë qartësisht të projektuara për të parandaluar rritjen e popullsisë ujgure, kazake dhe muslimanëve të tjerë të etnisë turkic.”

“Ne i kërkojmë Departamentit Amerikan të Shtetit që të hetojë për të parë nëse përpjekjet e qëllimshme dhe sistematike të qeverisë kineze për të pakësuar popullatën e muslimanëve turkic në Xinjiang plotësojnë perkufuzimin ligjor për gjenocid sipas asaj që është parashikuar në Konventën mbi Gjenocidin. Ne gjithashtu i kërkojmë qeverisë amerikane që të propozojë një rezolutë në OKB në lidhje me këto krime të cilat Partia Komuniste kineze i ka kryer kundër ujgurëve dhe muslimanëve të tjerë në Kinë.”

Sipas nenit II(d) të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimeve të Gjenocidit, “marrja e masave që kanë për qëllim parandalimin e lindjeve brenda një grupi të caktuar” është dëshmi e gjenocidit. 

Që prej vitit 2017, qeveria kineze e Presidentit Xi Jinping ka burgosur më shumë se një milion ujgurë, kazakë dhe muslimanë të tjerë, shpesh duke vënë në shënjestër përsona që praktikojnë fenë, siç është rritja e mjekrës apo mbajtja e mbulesës islame. Sipas një dokumenti qeveritar, shumë njerëz janë burgosur vetëm pse kishin shumë fëmijë.

Siç theksohet në një studim të sapo publikuar, politikat sterilizuese të qeverisë kineze kanë bërë që lindjet në Xinjiang të bien me 24 përqind vitin e kaluar. Po ashtu, afër gjysëm milion fëmijë muslimanë janë ndarë prej familjeve të tyre dhe janë vendosur në konvikte ku detyrohen me forcë që të dënoncojnë Islamin dhe të flasin gjuhën mandarin. 

“Është jashtëzakonisht e tmerrshme që në shekullin e 21-të qeveria komuniste kineze shënjestron komunitetet fetare, duke i sterilizuar me detyrim,” vuri në duke Komisionieri i USCIRF Gary Bauer. “Ne i kërkojmë Presidentit Trump dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që menjëherë të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve përgjegjës për këtë politikë të tmerrshme në basë të Dekretit mbi të Drejtat e Njeriut për Ujgurët.”

Në Raportin Vjetor për 2020, USCIRF i bëri thirrje administratës Trump që të përdorë autoritetin e saj në bazë të Dekretit Global Magnitsky për Përgjegjësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Dekretit Ndërkombëtarë për Liritë Fetare për të vendosur sanksione të posaçme ndaj zyrtarëve kinezë përgjegjës për shkjelje të shumta të lirive fetare, sidomos ndaj Sekretarit të tanishëm të Partisë Komuniste në Xinjuang, Chen Quanguo.

Në shkurt 2020, USCIRF publikoi një dokument ku shpjegonte se si masat e reja administrative të qeverisë kineze ndaj grupeve fetare mund të kufizojnë më tej liritë fetare. 

Observer.al

Observer.al
Observer.al
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë është platformë që trajton problemet e Islamofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit Musliman në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights