Saturday, July 27, 2024

Pse po e lufton Gjermania Islamin Politik?

Politikanët gjermanë po e përvetësojnë gjithnjë e më shumë diskursin islamofob të mbështetur mbi narrativa të trashëguara shekullore mbi “tjetrin” musliman.

Datë:

Nga Imad Mustafa | MEE

Në muajt e fundit, ka pasur një rritje të madhe të shqetësimeve zyrtare të disa qeverive europiane për të ashtuquajturin Islam politik, për organizatat dhe përfaqësuesit e tij të supozuar. Menjëherë pas sulmit terrorist në Vjenë nëntorin e kaluar, Kancelari austriak Sebastian Kurz deklaroi në Twitter se qeveria e tij do të bëntë të mundur që “Islami Politik” të konsiderohet vepër penale në mënyrë që të godasë ata që nuk janë terroristë, por që krijojnë një terren pjellor për të”.

Pas sulmit terrorist në shtator 2020 në Paris, Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu vullnetin e tij për të luftuar “separatizmin islamik” dhe për të reformuar Islamin, i cili sipas tij gjëndej në “një krizë globale”

Gjatë viteve të fundit, Gjermania ka ecur në një drejtim të ngjashëm. I nxitur nga krahu i djahtë që po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, nga populistët dhe nga partia islamofobe Alternativa për Gjermaninë (AfD), diskursi i të cilës është i fokusuar në pretendimet për islamizimin e Europës dhe kërcënimin e sigurtë ndaj “vlerave” tona, shumë parti ekstremiste kanë marrë një kthesë të qartë drejt së djathtës (ekstreme). Një diskurs i tillë është i ndërtuar mbi narrativa të trashëguara qindra-vjeçare mbi “tjetrin” musliman, në krahasim me civilizimin dhe iluminimin europian. 

Ndonëse ky qëndrim nuk është i ri, kjo i shërben një funksioni të rëndësishëm në sistemin politik gjerman, që u mundëson lojtarëve të tjerë politikë dhe figurave publike të shprehin hapur qëndrime islamofobe, me justifikimin e garës elektorale në epokën e të drathtës ekstreme.

Në Gjermani, termi “Islam politik”, i cili ka marrë rëndësi të madhe vitet e fundit, është përdorur dhe debatuar prej shumë vitesh bashkë me terma të tjerë çorientues si “Islamizëm”, “Selefizëm radikal” dhe “terrorizëm”. [Këto terma] kanë për qëllim të shënjojnë grupe apo individë që janë kundërshtim me sistemin politik demokratik liberal, që janë të prirur drejt dhunës për qellime politike, apo që thjeshtë janë konservatorë, por [që shihen si] kërcënues dhe “të ndryshëm” nga përspektiva eurocentrike.

Teoritë konspirative

Nuk ka një përkufizim të qartë mbi Islamin politik. Gazetat, politikanët dhe akademikët kanë pothuajse gjithmonë kuptime të ndryshme mbi këtë fenomen. Duke i hapur kështu rrugën teorive konspirative dhe instrumentalizimit politik. Konstruksioni i “tjetrit” musliman që e shoqëron atë vjen bashkë me një injorancë të qellimshme të historisë, ideologjive dhe strukturave të një gamë të gjerë të organizatave dhe lëvizjeve islame. 

Në librin tim, Islami Politike përdor këtë term për organizatat dhe lëvizjet shoqërore e politike, si Hamasi në Palestinë, Vëllazëria Muslimane në Egjipt apo Hezbollahu në Liban. Duke analizuar historitë e tyre dhe qasjet e ndryshme ndaj shoqërisë dhe politikës, kam tërhequr një vijë midis tyre dhe entiteteve terroriste si Al-Kaeda apo grupi i Shtetit Islamik (ISIS). Megjithatë, një dallim i tillë, me pak përjashtime, është vështirë të gjendet në sferën publike dhe politike në Gjermani. Ekziston një koalicion heterogjen, edhe pse joformal, nga e djathta deri në skajin antifashist të ekstremit të majtë të spektrit politik, i cili gjen terren të përbashkët në armiqësinë ndaj Islamit dhe ithtarëve të formave të organizuara të Islamit.

Ky koalicion mbështetet nga një industri publikimi e udhëhequr nga informatorë vendas, nga të ashtuquajtur kritikë të Islamit, akademikë dhe jo-akademikë, me lidhje në sistemet politike dhe akademike, të cilët e kanë ndërtuar të gjithë karrierën e tyre mbi islamofobinë dhe margjinalizimin e mëtejshëm të popullsive emigrante muslimane në Gjermani.

Libra të përhapur si Fashizmi IslamGjenerata e AllahutIslami Politik: Provë Stresi për Gjermaninë, Juristët e Rremë të Zotit dhe Gjithçka për Allahun: Si po e Ndryshon Islami Politik Shoqërinë Tonë përfitojnë nga frika e kudogjendur ndaj “Islamit politik”, të cilën ata e nxisin gjithnjë e më shumë me narrativa mbi një axhendë të fshehur të Islamit politik (shpesh duke e barazuar me Vëllazërinë Muslimane). E zmadhojnë rolin e tij në shoqëritë europiane, duke sugjeruar se ai përbën një terren ideologjik pjellor për xhihadin e armatosur. Disa narrativa mbi pushtetin dhe ndikimin e supozuar të Islamit politik ngjajnë shumë me metaforat antisemitike për dominimin e botës. 

Rrjedha e vazhdueshme e lajmeve të këqija

Perspektiva e këtij diskursi është gjithmonë ajo e një Europe të rrezikuar nga muslimanë kërcënues e të rrezikshëm. Shkalla e mbikqyrjes së Islamit dhe jetës islame dhe sulmi pa kriter i Islamit politik që po shohim sot është pjesërisht rezultat i rrjedhës së vazhdueshme të lajmeve të këqija të paktën që prej 20 vjetësh.

Në këtë kuptim, 11 Shtatori ishte një pikë kthese pasi u dha shteteve perëndimore pretekstin për të shkuar në luftë në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut në ndkjekje të qëllimet të tyre neo-imperialiste politike dhe ekonomike jashtë vendit, ndërkohë që mbanin nën kontroll komunitetet emigrante dhe muslimane në shtëpi. E ashtuquajtura Luftë kundër Terrorit gjeti ekuivalentin e saj në Gjermani me nënshtrimin e emigrantëve jo-gjermanë, jo të bardhë dhe muslimanë me anë të programeve arsimore të sponsorizuara nga shteti dhe me anë të futjes së masave të gjera të sigurisë dhe politikës.

Janë shpenzuar miliarda në programe federale për demokratizimin dhe studimin e të rinjve muslimanë në Gjermaniparandalimin e ekstremizmit, deradikalizimin e të rinjve selefij, dhe për programet e detyrueshme të integrimit të muslimanëve dhe emigrantëve të tjerë. Për më tepër, ka lidhje të shumta midis institucioneve akademike dhe aparatit gjerman të sigurisë ku punonjës të agjencive të inteligjencës vendase ose think-tanke gjysmë zyrtare këshillojnë qeverinë dhe botojnë punime shkencore dhe vëllime të redaktuara rreth Islamit politik.

Një tjetër shembull është agjencia federale vendase e inteligjencës që ka krijuar një think-tank të vetin. Është shumë problematike për shkencëtarët socialë që të kryejnë studimet e tyre kryesisht përmes lenteve të shqetësimeve të sigurisë, gjë që kontribuon në njëanshmërinë e analizave, duke përforcuar përfundimisht imazhet mbizotëruese të Islamit si një kërcënim për shoqëritë dhe interesat evropiane/perëndimore.

Për më tepër, është e vështirë të mos i shikosh të rinjtë muslimanë të ndihen të diskriminuar në vendet e tyre në Europë kur mbahen vazhdimisht nën kontroll, edukohen dhe shihen me mosbesim.

Faktorët përkeqësues

Shfaqja e ISIS-it në 2014/2015 e përkeqësoi këtë trend. Edhe pse qeveritë perëndimore mund të kenë nevojë që të mbajnë shënime mbi zhvillimet jashtë vendit e të zhvillojnë programe edukative për ata të rinjë evropianë që ndjekin verbërisht thirrjen e xhihadit global – veçanërisht në Siri dhe Irak – e që pastaj kthehen në shtëpi, qëllimi dhe orientimi i këtyre programeve dhe mbulimi mediatik i tyre nuk përputhet me kërcënimet reale me të cilat përballet Gjermania apo Evropa në tërësi.

Shumica e viktimave të dhunës gjenocidale të ISIS-it në Siri dhe Irak janë jo-evropianë. Grupi terrorist ishte në gjendje të shfaqej vetëm për shkak të të ashtuquajturës Luftë kundër Terrorit dhe shkatërrimit të shtetit irakian. Në të njëjtën kohë, Gjermania nuk e ka problem të ngatërrohet me diktatorët rajonalë të Gjirit, ose autokratin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, i cili është përgjegjës për një nga masakrat më të egra në dekadat e fundit kundër protestuesve të paarmatosur dhe mbështetësve të Vëllazërisë Muslimane. Duket se shkeljet e të drejtave të njeriut merren në konsideratë vetëm nëse nuk ndërhyjnë me interesat politike.

Për t’u kthyer te politika e brendshme: aleanca qeverisëse në Gjermani botoi një dokument kohët e fundit ku u bënte thirrje njerëzve ta “luftonin islamizmin politik” (sic) – një shembull tjetër se sa i paqartë është ky koncept në politikën gjermane. Dokumenti e përshkruan “islamizmin politik” si një “ideologji të gjerë dhe një fe të politizuar, e cila përshkruan dhe rregullon jetën e përditshme të muslimanëve sipas kategorive të hallallit dhe haramit”.

Nga kjo perspektivë, dispozitat themelore islame, si mosngrënia e mishit të derrit, shihen si simbole të Islamit politik. Christoph de Vries, anëtar i Bundestagut dhe konservator i ashpër, i cili është autori kryesor i dokumentit, tha në një debat parlamentar janarin e kaluar se “Islamofobia nuk ekziston në Gjermani… ai është një koncept i shpikur mbi racizmin” që i shërben vetëm interesave të ithtarëve dhe udhëheqësve të Islamit politik.

Mesazh shkatërrues

Dy muaj pas botimit të dokumentit, zyra  gjermane punëve të brendshme krijoi Këshillin e Ekspertëve mbi Islamizmin Politik, i ngarkuar me zhvillimin e një plan-veprimi kundër ideologjive që nuk e përqafojnë dhunën “por që identifikohen si kërcënim për vlerat e vendit tonë… Këshilli pra është pjesë e qasjes sonë të përgjithshme për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin.”

Kjo është pothuajse identike me gjuhën e përdorur nga Kurz-i në Austri. Është një paralajmërim për të gjithë muslimanët gjermanë se prania e tyre në vend nuk është aspak diçka që ata duhet ta marrin si të mirëqenë. Përkundrazi, duket se qeveria gjermane është duke i hyrë ngadalë të njëjtës rrugë si Austria kur kjo e fundit prezantoi për herë të parë një Qendër Dokumentimi për Islamin Politik. Kjo qendër përhap teori të dyshimta në lidhje me Vëllazërinë Muslimane në Evropë. Ajo shkaktoi një protestë kur botoi të ashtuquajturën Hartë të Islamit në muajin maj, duke shënuar të gjitha xhamitë në vend.

Është shumë e qartë se, lufta kundër “Islamit politik” është në shumë raste luftë kundër vetë Islamit dhe komuniteteve muslimane. Përballë sulmeve gjithnjë në rritje kundër komuniteteve muslimane gjermane, ky është një mesazh shkatërrues që elitat politike u dërgojnë muslimanëve – dhe përbën tradhti ndaj idealeve të tyre liberale. 

Autori është ligjërues dhe studiues në departamentin e studimeve të medias dhe komunikimit, Universiteti i Erfurtit, Gjermani. Interesat e tij kërkimore përqendrohen në Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore, Islamin Politik dhe racizmin anti-musliman në Gjermani. Libri i tij i fundit titullohet “Revolucioni dhe transformimi i dëmtuar në Egjipt”.

Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Nga Srebrenica në Gaza – Si çon dehumanizimi sistematik në gjenocid

Ashtu si u dehumanizuan boshnjakët dhe u vranë sistematikisht, njësoj po ndodh me palestinezët sot.

A është Serbia në pritje të misionit të saj të hershëm?

Me këtë qasje të gabueshme, sidomos në Kosovë, Perëndimi ka dhënë sinjale se nuk e ka mbyllur përgjithmonë mundësinë që Serbia t’i kthehet misionit të saj të hershëm - çrrënjosjes së muslimanëve nga Ballkani.  

Islamofobia, si helm në politikën evropiane!

Shqetësimi i udhëheqësit të parë musliman në një demokraci perëndimore: a është urrejtja ndaj muslimanëve ajo që po nxit kryesisht populizmin në Evropë dhe Perëndim?

Dëshmor liberal apo Islamofob: Selman Rushdie e ka gabim për Palestinën

Për disa, ai është një hero liberal, por për muslimanët si unë, Selman Rushdiu është mishërimi i Islamofobisë moderne. E komentet e tij të fundit mbi Palestinën e dëshmojnë këtë.
Verified by MonsterInsights