Saturday, July 27, 2024

Raporti: Islamofobia dhe racizmi antishqiptar në rritje në Kosovë

Përmbledhje e Raportit të Islamofobisë në Europë për vitin 2020, kapitulli mbi Kosovën.

Datë:

Në vitin 2020 figura të njohura të së djathtës ekstreme në perëndim kanë vazhuar të riprodhojnë ligjërim islamofob kundër Kosovës. Një sulm i tillë ka ardhur nga ish-presidenti i ShBA-ve Donald Trump, i cili në postimin e tij në profilin zyrtar në Twitter rreth “marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka mohuar ekzistencën autoktone të shqiptarëve në Evropë për shkak të përkatësisë fetare . Në Francë, një politikan konservator i është referuar një metafore orientaliste në lidhje me Kosovën për të folur rreth trazirave në qytetin e Dijonit, ndërsa një deklaratë raciste antishqiptare e bërë nga një politikan i së djathtës ekstreme në Gjermani, ka qenë prezente në media edhe gjatë vitit 2020.

Racizmi antishqiptar ka qenë i përhapur edhe në Serbi gjatë po këtij viti. Në shtator, ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin e ka përdorur publikisht të paktën gjashtë herë fjalën serbe antishqiptare e cila ua mohon njerzimin shqiptarëve duke i paraqitur si ‘jonjerzorë’. Pasi varre massive me të zhdukurit e luftës në Kosovë janë gjetur në Serbi gjatë këtij viti, ky përdorim racist i gjuhës tregon ndërlidhjen ndërmjet gjuhës diskriminuese dhe gjenocideve që kanë ndodhur në Ballkan në vitet e 90-ta.

Si rezultat i përhapjes së pandemisë së Koronavirus-it, prezenca diasporike e kosovarëve në shumë shtete evropiane është problematizuar, sidomos gjatë pushimeve verore. Në një emision të lajmeve shumë të shikuar në Gjermani është përdorur një semiotikë islamofobe për të fajësuar kosovarët të cilët kanë ‘transportuar’ virusin në Gjermani pasi janë kthyer nga pushimet. Argumente të ngjashme janë përdorur edhe në shtete tjera evropiane me një popullatë shqiptare të konsiderueshme, për shembull Zvicra apo Finlanda.

Në Kosovë, poashtu, është vërejtur që kritika kundër islamofobisë shqiptare është shprehur në ligjerimet publike më zëshëm se sa vitet e kaluara. Në lajmërimin për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, argumentet kundër saj jo vetëm që janë sfiduar, por edhe është argumentuar që islamofobia në Kosovë është projekt i elitave, siç e ka bërë teologu Mustafë Bajrami në një debat televiziv. Kjo hipotezë nënkupton që ekziston një mospërputhje thelbësore midis qendrimeve hegjemonike të elitës në lidhje me islamin dhe zakonet e praktikuara nga populli të cilët rrjedhojnë nga tradita të ndryshme myslimane.

Për të thënë ndryshe, ky raport argumenton se dallimi nërmjet islamofobisë “së mbrendshme” dhe “së jashtme” nuk është aq i saktë për shkak se islamofobia nuk mund të ndahet në seksione të veçanta. Më e saktë është hipoteza që islamofobia shprehet ndryshe në varësi të rrethanave në të cilat vepron. 

Raportin e plotë në anglisht mbi Kosovën me autor Adem Ferizajn mund ta gjeni këtu.

Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Nga Srebrenica në Gaza – Si çon dehumanizimi sistematik në gjenocid

Ashtu si u dehumanizuan boshnjakët dhe u vranë sistematikisht, njësoj po ndodh me palestinezët sot.

A është Serbia në pritje të misionit të saj të hershëm?

Me këtë qasje të gabueshme, sidomos në Kosovë, Perëndimi ka dhënë sinjale se nuk e ka mbyllur përgjithmonë mundësinë që Serbia t’i kthehet misionit të saj të hershëm - çrrënjosjes së muslimanëve nga Ballkani.  

Islamofobia, si helm në politikën evropiane!

Shqetësimi i udhëheqësit të parë musliman në një demokraci perëndimore: a është urrejtja ndaj muslimanëve ajo që po nxit kryesisht populizmin në Evropë dhe Perëndim?

Dëshmor liberal apo Islamofob: Selman Rushdie e ka gabim për Palestinën

Për disa, ai është një hero liberal, por për muslimanët si unë, Selman Rushdiu është mishërimi i Islamofobisë moderne. E komentet e tij të fundit mbi Palestinën e dëshmojnë këtë.
Verified by MonsterInsights