Wednesday, April 2, 2025

Vrasjet seriale të muslimanëve në Amerikë: “Cila do të jetë viktima e rradhës?” 

Një seri vrasjesh në shtetin amerikan të New Mexico-s ka shokuar muslimanët në të gjithë SHBA-në.

Datë:

Një seri vrasjesh të disa burrave muslimanë në New Meksiko ka përhapur një valë frike në mesin komuniteteve muslimane në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet kanë identifikuar viktimën e katërt të hënën. Nuk kanë përjashtuar mundësinë që vrasjet e burrave muslimanë në qytetin e Albuquerque mund kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Tre nga vrasjet ndodhën javën e fundit. Autoritetet kanë thënë se raca dhe feja e viktimave ishin faktorë të përbashkët. “Hetuesit besojnë se vrasja e së premtes mund të ketë lidhje me tre vrasjet e fundit të burrave muslimanë, të cilët ishin po ashtu me origjine nga Azia Jugore,” tha policia. Policia u ka kërkuar banorëve të ndihmojnë në gjetjen e një automjeti që besojnë se ka lidhje me vrasjet.

“Jam i zemëruar dhe i pikëlluar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave muslimanë në Albuquerque”, shkroi Biden në Twitter të dielën. “Ndërsa jemi në pritje të një hetimi të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Administrata ime qëndron fuqishëm në krah të komunitetit musliman. Këto sulme urrejtjeje nuk kanë vend në Amerikë.”

Naeem Hussain-i u vra të premten mbrëma. Tre burra muslimanë janë vrarë me armë zjarri gjatë nëntë muajve të fundit të zënë në pritë. Vrasjet janë kthyer në burim frike për muslimanët në mbarë SHBA-në, të cilët përballën vazhdimisht me racizëm, diskriminim dhe dhunë.

“Fakti që i dyshuari është ende i lirë është tmerruese”, shkroi në Twitter Debbie Almontaser-i, një udhëheqëse e komunitetit musliman në Nju Jork. “Kush  e ka rradhëm më pas?!”

Hussain-i, 25 vjeç, ishte nga Pakistani. Vdekja e tij ndodhi menjëherë pas vdekjes së Muhammad Afzaal Hussain-it, 27 vjeç, dhe Aftab Hussein-it, 41 vjeç, të cilët gjithashtu ishin nga Pakistani dhe anëtarë të së njëjtës xhami.

Rasti më i hershëm ndodhi në nëntor dhe përfshinte vrasjen e Mohammad Ahmadi-t, 62 vjeç, nga Afganistani.

Aneela Abad-i, sekretare e përgjithshme e Qendrës Islame të New Mexico-s, tha se komuniteti musliman ishte “totalisht  i tronditur” nga vrasjet, duke shtuar se qendrat e bashkësisë islame kanë rritur nivelin e sigurinë.

Edward Ahmed Mitchell-i, zëvendësdrejtor i grupit të të drejtave civile muslimane pranë Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), ka thënë se komunitetet muslimane në SHBA do t’i përgjigjen vrasjeve me “vigjilencë, kujdes të shtuar dhe qëndrueshmëri”.

CAIR-i ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për atë që i jep forcave të rendit informacione që mund të çojë në arrestimin e vrasësit.

I njëjti automjet dyshohet se është përdorur në të katër vrasjet – një Volkswagen gri e errët ose argjendi me katër dyer që duket të jetë një Jetta ose Passat me xhama të lyer, sipas policisë. Autoritetet publikuan foto duke u kërkuar njerëzve të ndihmonin në identifikimin e makinës dhe ofruan një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për informacionin që çonte në arrestimin e të kërkuarit.

“Ne kemi një hallkë shumë, shumë të fortë,” tha të dielën kryebashkiaku i Albuquerque, Tim Keller. “Ne kemi një automjet të cilin duhet ta gjejmë.”

Guvernatorja e shtetit Michelle Lujan Grisham tha në një deklaratë më 6 gusht se burime shtesë të forcave të rendit po viheshin në dispozicion për hetimin.

“Ne nuk do të ndalemi në kërkim të drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre dhe po përdorim çdo burim për të kapur vrasësin ose vrasësit”, thuhet në deklaratë. “Ne do t’i gjejmë.”

Lujan Grisham ofroi gjithashtu mbështetje për komunitetin musliman të New Mexico-s. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur komunitetin musliman të Albuquerque dhe New Mexico-s në tërësi gjatë kësaj periudhe të vështirë,” tha ajo. “Ju jeni nju meksikanë, jeni të mirëpritur këtu dhe ne jemi me ju.”

Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

[td_block_social_counter facebook="/ObservatoriOKI/" manual_count_facebook="16985" twitter="observeroki" manual_count_twitter="2458" manual_count_youtube="61453" tdc_css="eyJhbGwiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjEwIiwiYm9yZGVyLWJvdHRvbS13aWR0aCI6IjEiLCJib3JkZXItY29sb3IiOiIjZDFkMWQxIiwiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJwaG9uZSI6eyJtYXJnaW4tYm90dG9tIjoiMjAiLCJkaXNwbGF5IjoiIn0sInBob25lX21heF93aWR0aCI6NzY3fQ==" style="style5 td-social-boxed" manual_count_instagram="564865" instagram="/observatorioki" open_in_new_window="y"]
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Islamofobia si problem për përkufizimin e Islamofobisë

Përpjekja e qeverisë së Starmer për ta përkufizuar Islamofobinë është një sipërmarrje e caktuar të dështojë, përderisa ajo vijon të kriminalizojë muslimanët që shprehin hapur bindjet e tyre politike. 

A mund të kamuflohet terrorizmi brenda humanizmit (shoqatave humanitare)?

Këto fakte tregojnë qartë fytyrën e vërtetë të atyre që e krijuan këtë propagandë kaq të fuqishme kundër organizatave dhe fondacioneve islame me pretekstin e “luftës kundër terrorizmit”, ku pasoja më e madhe ishte kostoja humane.

Perëndimi në krizë: Si bota islame po merr në dorë diplomacinë globale

Ndërsa Perëndimi përballet me sfida në qeverisje dhe diplomaci, diplomatët muslimanë po mbushin në këtë vakum duke udhëhequr përpjekjet globale për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme dhe promovimin e paqes.

Aushvici si përkujtim: Pse Evropa nuk duhet ta injorojë Islamofobinë dhe ekstremizmin e djathtë

Në 80 vjetorin e Holokaustit, rreziku i Islamofobisë dhe ekstremizmit të djathtë po rritet në Evropë. Pse është e nevojshme të reagojmë tani?
Verified by MonsterInsights