Wednesday, October 23, 2024

Pse kjo fobi ndaj lëndës fetare në shkollat publike?

Si një shoqëri e mësuar t’i shohë ngjarjet e veta përmes skandalesh politike, ekonomike, shoqërore dhe duke qenë se kjo formë e të kuptuarit të realitetit shqiptar është kthyer tashmë  në ekskluziviste, nuk kishte se si të përtypej ndryshe një prurje e re si “mësimi i njohurive mbi fetë” në shkolla, përveçse duke e konceptuar atë si skandal. Thelbi i këtij “skandali” u pretendua të jetë cenimi i laikes së shkollave tona.

Frika e parë mendoj, vjen nga një i kuptuar jo i drejtë mbi atë se çfarë përbën laike tek ne. Shpesh është parë kjo e fundit si Laicite’ në kuptimin ekskluzivist dhe përjashtues dhe jo si një metodë shtetërore që realizon ndarjen pragmatike të religjionit nga autoriteti politik për hir të neutralitetit me synimin e vendosjes së një barazie në aksesin e hapësirës publike nga qytetarët. Laiciteti shqiptar u konceptua si një religjion për të ikur nga religjioni, në ndryshim nga koncepti anglo-sakson i laikes që mbron religjionin nga ndërhyrja e shtetit. Problemi me laicitetin është kur ai nga metodë shtetërore kthehet në ideologji, dhe ideologji imponuese ai kthehet kur teorizon se çfarë religjioni bën apo se si ai duhet të jetë.

Frika e dytë ndaj “skandalit” është mendimi i gabuar se besimet janë arkaike, të rrezikshme dhe për këtë, njohuritë për to nuk i duhen fëmijëve tanë. Kjo vjen nga të menduarit se besimet nuk janë fenomene moderne. Por, në fakt, besimet janë fenomene moderne aq sa janë modernë sekularizmi dhe laikja, sepse këta të fundit nuk do të kishin kuptim pa besimet. Atëherë meqë është kështu, besimet si fenomene moderne  duhen njohur dhe kuptuar në mënyrën më të drejtë edhe përmes futjes së tyre në kurrikulat shkollore.

Frika e tretë është se motivet e dhunës dhe konfliktit shtrihen në ideologjinë religjioze dhe për këtë arsye duhet ta ndalojmë religjionin nga hapësira publike dhe institucionet shkollore. Por ama, nuk ka asnjë dhunë e cila të jetë krejtësisht fetare. Pjesa më e madhe e dhunës në dukje fetare është thjesht një maskë për konfliktet e thella ekonomike, gjeopolitike dhe sociale.

Më shumë se pyetja; “A  cenohet laiciteti në shkollat shqiptare” unë do bëja pyetjen tjetër; “A ndihmon kjo nismë për liritë fetare?” Si mund të ketë liri fetare në një vend, si e drejtë kushtetuese dhe vlerë universale, nëse nuk kuptohet drejt “Tjetri” dhe “e ndryshmja” ndaj nesh? Përplasjet gjithmonë kanë ardhur si pasojë e injorancës dhe mosnjohjes. Ne, jemi kujdesur gjithmonë të meremetohemi së jashtmi dhe pothuaj kurrë së brëndshmi, prandaj kemi ecur si një shoqëri me gjysmën e trupit të paralizuar.

Meraku më i madh nuk është se a duhet një proces i tillë të ndërmerret, ashtu siç edhe pjesa më e madhe e vendeve perëndimore e kanë bërë, por, shqetësimi real është se si ai do të ndërmerret këtu në Shqipëri nga strukturat tona qeverisëse. Për këtë duhet një transparencë e plotë e procesit dhe një sens bashkëpunimi frutdhënës.

*Artikulli është pjesë e një diskutimi mbi lëndën për njohuritë fetare në shkollat publike të botuar te gazeta DITA. Titulli është redaksional.

Redi Shehu
Redi Shehu
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Komunikimit "MEDIUS", një njësi e avancuar e komunikimit intelektual. Është i shumanshëm me ndikim dhe komponentë të zgjedhur me synim krijimin e një mjedisi intelektual mediatik. Medius është themeluar nga një grup personalitetesh mediatike, të cilët vendosin bazën e një njësie efikase dhe elitare, për të riforcuar vlerat dhe drejtësinë në shoqëri përmes kanaleve të komunikimit mediatik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Popular

Të ngjashme
Related

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Lëvizja Identitare në Europë: fashizëm i vjetër me rroba të reja

Në kohën kur ekstremizmi i djathtë po përjeton një ringjallje të frikshme në Europë, është me rëndësi të kuptojmë transformimin e tij nga fashizmi klasik në një lëvizje të maskuar me rroba të reja.

Paris 2024: Olimpiada e diskriminimeve fetare dhe përplasjeve kulturore

Paris 2024 u shënua nga tensione kulturore dhe fetare, përfshirë ndalimin e hixhabit për sportistet franceze dhe me ceremoni me rituale satanike.

Përndjekja islamofobe në Angli: Pasojë e dekadave të politikave raciste

Po jetojmë në një epokë ku Islamofobia është bërë një fenomen i zakonshëm: nga sulmet e vogla deri te gjenocidi, nga Gaza në Gujarat, nga bandat e rrugëve te miliarderët, nga mediat te qeveritë: duket se jeta e muslimanëve nuk ka rëndësi.
Verified by MonsterInsights