Saturday, April 27, 2024

Kriza e Macronit me Islamin

Macron nuk tregon tolerancë ndaj Islamit, por në të njejtën kohë ai u kërkon muslimanëve që të jenë tolerantë ndaj fyrjeve që bëhen ndaj fesë së tyre. Nëse kjo vazhdon kështu, problemi nuk do të jetë më ndalimi i respektimit të vlerave islame, por detyrimi aktiv për t’i sulmuar ato.

Nga Merve Şebnem Oruç 

Më 12 janar 2015, menjëherë pas vrasjeve në Paris, rreth 3.7 milionë njerëz u mblodhën anë e mbanë Francës me pjesëmarrjen e mbi 40 liderëve botërorë, të cilët marshuan krah për krah me njëri-tjetrin në shënjë solidariteti dhe uniteti. 

Nga data 7 deri më 9 janar, 17 vetë u vranë në tre sulme të ndryshme terroriste në godinës kryesore të revistës Charlie Hebdo, në një dyqan kosheri dhe në rrethinat e Parisit në Montrouge.

Ndonëse marshi u organizua në një kohë të shkurtër, me miliona marshuan rrugëve të Parisit duke brohoritur “Je Suis Charlie” (“Unë jam Charlie”).

Sipas Ministrit të Brendshëm francez, manifestimi ishtë më i madh se sa protestat e organizuara kur Parisi i çlirua nga Nazistët në Luftën e Dytë Botërore. Turma e mledhur u përshkrua si më e madhja në historinë moderne të Francës. Përreth botës, nga Hong Kongu në Tunizi, turmat e njerëzve u mblodhën në qytetet kryesore, ndërsa  monumentët e famshme u ngriçuan më Tringjyrëshin.

Hebdo dhe liria e shprehjes

Charlie Hebdo është një gazetë satirike që ka një reputacion për përballjen me autoritetin dhe me çfarë konsiderohet e shenjtë, si dhe për vënien në diskutim të çdo grupi që pretendon supremaci.

Pas publikimit në shumë raste të karrikaturave që tallnin Islamin, në vitin 2015 revista botoi imazhe të shumta që fyenin Profetin Muhammed. Kjo i provokoi muslimanët, për të cilët vizatimi i Profetit konsiderohet blasfemi dhe ndalohet në Kuran. Me fjalë të thjeshta, botuesit e “revistës së papërpegjshme” (këto janë fjalët e tyre) lënduan ndjenjat e besimtarëve muslimanë.

Sulmi ndaj Charlie Hebdo-s dallonte nga të tjerat pasi u pa si sulm ndaj lirisë së fjalës. Pas sulmit, mua m’u duk sikur bota mendonte se nuk kishte asgjë më të rëndësishme se liria e shprehjes. Personalisht besoja se parimet e shenjta të lirisë së fjalës ishin mbi çdo gjë.

Po të ishte ashtu, njerëzit do të kishin të drejtën t’i shprehnin lirshëm të gjitha mendimet e tyre, pavarësisht nëse ata kritikojnë apo tallin atë që mund të jetë e shenjtë për të tjerët. Isha e vetëdishme se ligji francez nuk e mbronte lirisë e pakufizuar të shprehjes. 

Për shembull, pranimi i terrorizmit përbën krim, ndërsa mohim i Holokaustit është i ndaluar në Francë. Por pas marshit të fuqishëm të miliona njerëzve, mendova se gjërat kishin ndryshuar pasi rrugët e Parisit i ngjanin një tempulli të hapur ku atë ditë hyjnizohej liria e fjalës. Por isha gabim. Pak ditë pas marshimit historik, autoritetet franceze filluan të arrestojnë njerëz me akuzat për lavdërimin dhe mbrojtjen e terrorizmit online.

Ishte koha që kombet të kuptonin më mirë pse disa qytetarë të pakënaqur po i bashkoheshin kauzave radikale. Duhet të bëhen përpjekje për t’i shkuar në thelb problemit, sidomos në vendet perëndimore si Franca, e cila ka një popullsi muslimane prej 5 milionë banorësh. 

Por për fat të keq, qeveria franceze zgjodhi të ndiqte një version ekstrem të shekullarizmit apo laicitetit. Me konsiderimin e sulmit ndaj Charlie Hebdo-s si 11 Shtatori Francez, vendi filloi të ndryshonte rrenjësisht, ndoshta edhe më shumë se sa kishin ndryshuar SHBA-të pas rënies së Kullave Binjake. 

Popullariteti i ish-Presidentit francez François Hollande, një socialist, preku fundin, ndërsa mbështetja për lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen u rrit. 

Në 2017, Emmanuel Macron-i garoi kokë më kokë kundër Le Pen-it në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi raundi i parë bëri bashkë votuesit e qendrës, të majtës ekstreme dhe të moderuarit kundër një presidence të mundshme të së djathtës ekstreme. 

Me ardhjen në pushtet si njeri i qendrës pa një parti, ideologji apo traditë, Macron-i ishte i lirë ta qeveriste Francën për pesë vite të plota duke shmangur ekstremizmin populist, i cili po përhapej me të shpejtë nëpër Europë e më tej. 

Ai shihej si politikan liberal, demokratik, i cili mund ta frenonte valën e populizmit që kishte përfshirë globin. E megjithatë, ai është shndërruar në liderin më populist në Europë.

Mbështetësit e tij i justifikojnë politikat e tij duke thënë se nëse Macron-i nuk do të bënte diçka në lidhje me kërcënimin populist, ai do të zëvendësohej nga një lider i ekstremit të djahtë. Me fillimin e protestave të jelekverdhëve në nëntor 2018, mbështetja ndaj tij ra në 29%.

Me rënien në harresë të mbështetësve të tij globalistë, Macron-i mund të ketë menduar se nuk do të ishte në gjendje ta siguronte karrigen e tij duke sulmuar vazhdimisht populistët, të cilët po fitonin terren çdo ditë. Në vend të kësaj, ai zgjodhi të përqafonte populizmin. 

Retorika e urrejtjes

Presidenti francez nuk u mjaftua me aq, por gradualisht përqafoi një retorikë anti-islamiste me qëllim që të tërhiqte islamofobët. Sot, e ashtuquajtura urrejtje “shekullare” ndaj muslimanëve është bërë pjesë e retorikës së përditshme për qeverinë franceze dhe për mediat. Muslimanët francezë i kërkojnë vazhdimisht Macronit që t’i japë fund stigmatizimit të tyre, por normalizimi që ai i ka bërë gjuhës së urrejtjes kundër Islamit, pothuajse e ka legjitimuar dhe institucionalizuar diskriminimin ndaj komunitetit musliman francez.

Përveç kësaj, presidenti francez kohët e fundit tha: “Islami është një fe në krizë në të gjithë botën sot. Ne nuk po e shohim këtë vetëm në vendin tonë”. Duke shtuar se ai po përpiqet ta “çlirojë” Islamin në Francë nga ndikimet e huaja duke përmirësuar mbikëqyrjen e financimit të xhamive, ai njoftoi një ligj kundër “separatizmit” fetar dhe përshkroi masat e reja “për të mbrojtur republikën dhe vlerat e saj dhe për të siguruar që ajo të përmbushë premtimet rreth barazisë dhe emancipimit”.

Mbështetësit e tij thonë se projektligji i ardhshëm kundër kërcënimit “separatist” do të përfshijë edhe grupe të tjera si supremacistët e bardhë, kur në fakt është e qartë se po shënjestron lëvizjet islamiste. Tani muslimanët francezë frikësohen se esktremsitët nuk do të jenë shënjestra e vetme e shtetit, ndërsa urrejtja e publikut ndaj Islamit si fe do të rritet. 

Macron nuk tregon tolerancë ndaj Islamit, por në të njejtën kohë ai u kërkon muslimanëve që të jenë tolerantë ndaj fyrjeve që bëhen ndaj fesë së tyre. Nëse kjo vazhdon kështu,  problemi nuk do të jetë më ndalimi i respektimit të vlerave islame, por detyrimi aktiv për t’i sulmuar ato. 

Kështuqë nuk kemi pse të habiteni nëse dëgjojmë se femijët muslimanë detyrohen të hanë mish derri në shkollë apo t’u kërkohet të vizatojnë karrikatura me Profetin Muhamed me justifikimin e që qenit “qytetarë të vërtetë francez”.

Fatkeqësisht, ka pasur më shumë incidente tragjike në Francë si pasojë e islamofobisë dhe ekstremizmit. Javën e kaluar, një mësuesi të një shkolle iu pre koka nga një ekstremist pasi ai tregoi karriaktura të Profetit Muhamed në klasë. Ndërkohë, këtë javë, dy gra muslimane u therën në këmbët e Kulles Eifel nga sulmues të cilet bërtisnin “arabë të ndyrë”. Do të shohim prapë raste të ngjashme nëse qeveria franceze vazhdon të nxisë islamofobinë. 

Duke parë standardet e dyfishta midis lirisë së shprehjes dhe lirisë së fesë pas sulmit ndaj Charlie Hebdos, shumë muslimanë nëpër botë e panë atë ngjarje si moment historik. Që nga ajo ditë, ata e dinin se Islami do të sulmohej përsëri me pretekstin e të qenit një fe jopaqësore dhe e dinin se këto sulme nuk do të mjaftoheshin vetëm me fjalë të ashpra apo fyrje. 

Të gjitha vendet muslimane, përfshirë edhe komunitetin musliman francez, e dënuan menjëherë sulmin ndaj Charlie Hebdos. Me përhapjen e radikalizmit, sidomos par evoluimit të grupit terrorist ISIS, vendet muslimane kanë luajtur rol kryesor në luftimin e organizatës famëkeqe. Sidoqoftë, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të penguar rritjen e islamofobisë nëpër botë, pasi incidentet islamofobe motivuan një sërë ideologjishë, përfshirë terrorizmin e ekstremit të djathtë. 

Në Francë kanë ndodhur mbi 1 mije incidente islamofobe gjatë vitit 2019, përfshirë 70 sulme fizike. Ndërkohë që agjencitë e inteligjencës në Perëndim paralajmërojnë se supremacistët e bardhë po kthehen në një kërcënim në rritje çdo ditë e më shumë, vende si Franca nuk nuk dëgjojnë. Për fat të mirë, jo të gjithë vendet në Perëndim ndjekin të njëjtën rrugë. 

Franca duhet të ndjekë shembullin e Zelandës së Re pas sulmeve në Christchurch

Vitin e kalaur, australiani Brenton Tarrant vrau 50 adhurues muslimanë gjatë një sulmi terrorist në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re, e cila zakonisht është një vend i paqtë. 

Kesaj here nuk kishte marshime globale për nder të viktimave, nuk kishe shprehje solidariteti dhe uniteti nga vendet e tjera, nuk kishte dënime apo paralajmërime nga liderët botërorë për rritjen e ekstremizmit.

Me përjashtim të vendeve muslimane, vetëm Kancelarja gjermane Angela Merkel i cilësoi sulmet ndaj xhamive si “terrorizëm” kur shprehu pikëllimin e saj për “qytetarët që u sulmuan e u vranë për shkak të urrejtjes raciste.”

Pavarësisht mungesës së mbështetjes ndaj saj nga pjesa tjetër e botës perendimore, Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern bëri të pamundurën për t’ua lehtësuar dhimbjen familjeve të viktimave. 

Ajo mori një vëndim të rëndësishëm kundër terrorizmit në një botë ku edhe liderët liberalë tregojnë kujdes me supremacistët e bardhë në përpjekje për të ruajtur votat. Sipas vetë fjalëve të saj, roli i saj ishte që “t’i jepte zë dhimbjes së kombit.”

Ajo ishte fytyra e Zelandës së Re në denoncimin e sulmeve terroriste në botë. Pas sulmeve, ajo vizitoi familjet e viktimave teksa mbante në kokë një shami në shenjë respekti. Ajo premtoi se do të garantonte sigurinë e tyre në xhamitë e vendit. 

Ardern hapi seancën parlamentare në Zelandën e Re me një mesazh ndjellës “Selam alejkum” për paqe drejtuar muslimanëve dhe u betua se kurrë nuk do ta përmendte emrin e terroristit. “Ai është një terrorist. Është një kriminel. Një ekstremist. Por, kur unë të flas, ai do të mbetet pa emër,” tha ajo. 

Pati një recitim nga Kurani për nder të shpirtrave të muslimanëve të vrarë gjatë sulmit. Të gjithë deputetet me në krye Ardern, e cila mbante një shami të zezë, mbajtën një moment heshtje dhe dëgjuan recitimin. Anë e mbanë Zelandës së Re, publiku vajtoi viktimat, vizitoi xhamitë dhe vendosi lule në memoriale. Në ditët që pasuan, ajo deklaroi se do të ndalonte të gjitha armët e stilit ushtarak, përfshirë armët ushtarake dhe gjysëm automatike. Mbështetja e madhe publike ndaj Ardern tani njihet si “Jacindamania.”

Këtë javë, Ardern arriti një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjitshme të mbajtura në vend. Ajo bëri që Partia e Punëtorëve e qendrës së majtë të arrinte rezultatin më të mirë në 50 vite, duke fituar me 49,1% të votave. 

Liderët perëndimorë si Emmanule Macron mund të mendojnë se toleranca ndaj Islamit dhe muslimanëve mund të shkatërrojë karrierën e tyre politike, por në fakt, u ka sjellë fitore të tjerëve si Jacinda Ardern. 

Për një kohe të gjatë, Ardern është përshkruar në media si një “anti-populiste” dhe mund të themi se fitorja e saj është rrjedhojë e simpatisë dhe dhembshurisë së saj.  Duke bashkuar vendin, ajo ka qenë shembull për liderët e tjerë botëror, të cilët kanë përvetësuar retorikë populiste nga frika se do të zëvendësohen nga politikanë të krahur të djathtë, politikat e të cilëve shkaktojnë përçarje. 

E di që po përpiqem të tregohem shpresëmirë, por çfarë do të na mbetej tjetër nëse do ta humbisnim shpresën? 

Observer.al

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights