Si rregullohen marrëdhëniet midis shtetit dhe fesë në një shtet shekullar?

Tre llojet e shtetit shekullar në traditën e demokracive liberale

Studjuesi Fikret Karčić në një studim që ai ka kryer mbi shtetit shekullar dhe fenë, i jep deri diku njëfarë përgjigjeje dilemës se si duhet të sillet muslimani në një shtet shekullar.   

Ai thotë se shteti shekullar është një nga modelet e mundshme që mund të përdoret për të rregulluar marrëdheniet midis fesë dhe autoriteteve politike. Në historinë e vonë të botës, kemi qenë dëshmitarë të shfaqjes së tij pas revolucioneve shoqërore. Ai manifestohet në forma të ndryshme (SHBA, Francë, Belgjikë, Turqi, etj.) dhe pasqyrohet në përkufizime të ndryshme teorike. 

Shfaqja e shteteve shekullare i ka vënë traditat e mëdha fetare përballë një sfide, duke e parë të nevojshme të përcaktojë pozicionin e tyre ndaj tij, si në kuptimin teorik ashtu edhe në atë pragmatik. Studjuesit muslimanë, pasi e refuzuan për njëfarë kohë idenë e shtetit shekullar, kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje më të madhe, duke zbuluar potencialin dhe mundësitë e tij të cilat më parë janë anashkaluar. 

Ai thotë se në traditën e demokracive liberale ekzistojnë tre lloj marëdhëniesh midis shtetit shekullar, individit dhe fesë:

  1. Feja dhe individi; ku është në fuqi parimi i lirisë fetare
  2. Shteti dhe individi; ku është në fuqi parimi i citizenship (shtetësisë)
  3. Shteti dhe feja; ku është në fuqi parimi i ndarjes

Secila nga marrëdhëniet e mësipërme ka speficikat e vete. Megjithatë, në vija të përgjitshme mund të thuhet se shprehja e lirisë fetare në një shtet shekullar përfshin dy domaine: Dogmen (Akaidin) dhe Sistemin Normativ Islam (Sheriatin). Për sa i përket Dogmës, duke qenë se ajo ka të bëjë me anën e brendshme të një individi, nuk ekzistojnë kufizime në një shtet shekullar apo në çfarëdo shteti që e njeh lirinë fetare si një të drejtë absolute të individit, ku asnjë forcë e jashtme nuk mud të diktojë bindjet e brendshme të personit. 

Sa i përket domainint të dytë; Sheriatit, këtu kemi të bëjmë me ‘pranimin’ dhe ‘praktikimin’. Pranimi i Sheriatit është një kusht i panegociueshëm për të qenë musliman. Ndërsa sa i përket ‘praktikimit’, këtu Sheriati ndahet në norma fetare, morale dhe ligjore. 

Normat fetare kanë të bëjnë me marrëdhënien e njeriut dhe Zotin (ibadat) dhe futen në kategorinë e ‘shprehjes së fesë. Regullat që kanë të bëjnë me ibadetet janë të rëndësishme për muslimanët në çdo situatë. Dhe në një shtet shekullar nuk mund të ketë kufizime në këtë aspekt. Pasi çdo kufizim do të përbënte shkelje të lirisë së shprehjes së fesë. 

Për sa i përket normave sheriatike ku futet dhe kodi moral, i cili përcakton sistemin e vlerave mbi të cilin gjykohen disa nga veprimet njerëzore, edhe këtu nuk mund të ketë kufizime në një shtet shekullar pasi morali është pjesë e ndërgjegjës njerëzore (human concience).

Ndërsa sa i përket normave ‘ligjore’ sheriatike në një shtet shekullar, këtu ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme për të rregulluar (apo ndaluar) disa nga këto praktika në linjë me ligjet e vendit. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se shteti shekullar ka ligjer e veta, atëherë në parim ka pak gjasa që normat ligjore islame të zbatohen në një shtet të tillë. Duke marrë parasysh këtë, normat ligjore sheriatike në një shtet shekullar kanë vlerë për muslimanët vetëm në parim, por ato nuk mund të zbatohen. 

Me fjalë të tjera, aspekti fetare i këtyre normave (diyanetan) është legjitim, por aspekti i tyre juridik (qada’an) nuk implementohet. Në këtë rast, kur themi se aspekti fetar i këtyre normave është i vlefshëm, por ato aspekti i tyre juridik nuk zbatohet, kjo do të thotë se këto norma shdërrohen nga kode ligjore në kode fetare dhe morale. Për shembull, marrëdhëniet jashtëmartesore (zinaja) janë të ndaluara për një musliman, por sanksionet që parashikon sheriati në rast se një veprim i tillë kryhet nuk vihen në zbatim. Prandaj, një veprim i tillë në kontekstin e shtetit shekullar shndërrohet në një normë moralisht të papranueshme (gjynah i madh), por jo një vepër kriminale, pasi sanksionet sheriatike nuk zbatohen.

Të ngjashme
Related

Si u shndërrua një dokument i rremë serb “Top Secret” në propagandë anti-muslimane në Kosovë

Idetë që përmban ai dokument tashmë qarkullonin mes figurave islamofobe shqiptare vite përpara. Kjo ngre një pyetje më të rëndësishme: çfarë qëllimi i shërben kjo narrativë?

25 vjet luftë kundër terrorit: si u bë Islamofobia politikë zyrtare

Një çerek shekulli pas 11 shtatorit, "Lufta kundër Terrorit" nuk ka marrë fund. Ajo thjesht ka evoluar. Ajo që nisi si përgjigje ndaj një sulmi u kthye në një arkitekturë të qëndrueshme dyshimi, e cila e shpalli kërcënim sigurie vetë identitetin musliman.

Islamofobia është kthyer në Kalin e Trojës të Izraelit për të bërë për vete perëndimorët

Netanyahu dhe ministrat e tij tashmë punojnë për ta kthyer frikën evropiane ndaj muslimanëve në kapital politik

Çmimi i injorancës: A e njeh Perëndimi Islamin, apo e shtrembëron?

Islamofobia lind shpesh nga padija; ndërsa dija dhe dialogu mund ta zëvendësojnë frikën me mirëkuptim.