Sunday, April 28, 2024

Trashëgimia e Ratko Mladić-it dhe lëshimet e Perëndimit ndaj kriminelëve të luftës

Qeveritë perëndimore nuk kanë nxjerrë mësime nga historia pasi vazhdojnë të bëjnë lëshime ndaj autorëve të gjenocidit.

Nga Ismail Ćidić  dhe Alma Begić

Më 8 qershor, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara la në fuqi dënimin për shefit ushtarak serb të Bosnjës dhe kriminelin e luftës Ratko Mladić-in për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë. Mekanizmi Ndërkombëtar i të Mbeturve për Gjykatat Penale në Hagë hodhi poshtë apelin e Mladić-it duke konfirmuar kështu dënimin me burgim të përjetshëm.

Udhëheqësit botërorë e mirëpritën përfundimin e çështjes gjyqësore nëntëvjeçare kundër Mladić-it.Presidenti SHBA-ve Joe Biden, deklaroi se gjykimi përfundimtar tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi dhe se kjo forconte vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar mizorit të tilla në të ardhmen kudo në botë.

Ndërsa shumë në Perëndim e konsiderojnë këtë si “drejtësi të çuar në vend” dhe si kohë për të nisur një kapitull të ri, për Bosnjën plagët e luftës janë akoma të hapura. Mladić-i dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij mund të jenë prapa hekurave, por idetë dhe veprimet e tyre vazhdojnë të formësojnë politikën boshnjake dhe të dëmtojnë jetën e boshnjakëve. Trashëgimia e tij më e madhe – një njësi autonome e spastruar etnikisht, Republika Srpska – jeton nën udhëheqjen e pasardhësve të tij ideologjikë dhe vazhdon të jetë model për kriminelët e luftës dhe terroristët në të gjithë botën.

Trashëgimia e Mladić-it

Para luftës, territori që sot gjendet brenda kufijve të Republikës Srpska ishte etnikisht i larmishëm, ashtu si pjesët e tjera të Bosnjës, ku rreth 30 përqind e popullsisë ishin boshnjakë (muslimanë). Megjithatë, gjenocidi çoi në homogjenitet etnik me qytete si Banja Luka, Prijedor, Srebrenica dhe Višegrad, të cilat humbën shumicën dërrmuese të popullsisë së tyre boshnjake.

Sot, në krye të Republikës Srpska është Milorad Dodik-u, një mohues krenar i gjenocidit dhe dëshmitar i pales mbrojtëse në gjyqet e Mladić-it dhe ish-Presidentit të Republikës Srpska dhe të dënuarit për krime lufte Radovan Karadžić-it.

Që kur e mori detyrën në 2006, Dodik-u ka zbatuar në mënyrë sistematike politika që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë jetën e popullsisë boshnjake të kthyer në shtëpitë e tyre në Republikën Srpska, ose të atyre që duan të kthehen.

Ai ka pohuar se të boshnjakët e kthyer po vijnë për ta “pushtuar përsëri” atë që ai e percepton si tokë që u takon serbëve. Për të frenuar kthimet e tilla, ai ka nxitur ligje që mundësojnë konfiskimin e tokës dhe pronave të boshnjakëve dhe kroatëve, të cilët u detyruan të largoheshin gjatë luftës.

Nën udhëheqjen e tij, shkollat ​​në Republikën Srpska vazhdojnë të mohojnë të drejtën kushtetuese të fëmijëve boshnjakë për të studiuar në gjuhën boshnjake. Institucionet shtetërore gjithashtu diskriminojnë joserbët për sa i përket mundësive në punësim dhe marrjen e shërbimeve.

Shumica e elitës politike në Republikën Srpska e mohon gjenocidin dhe refuzon të dënojë Mladić-in, Karadžić-in apo çdo kriminel tjetër të dënuar të luftës. Në maj të këtij viti, legjislatura e kësaj njesie refuzoi një kërkesë nga Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjen dhe Herzegovinën, Valentin Inzko, ku kërkohej të hiqej dorë nga nderimet qeveritare ndaj kriminelëve të luftës si Karadžić-i.

Nën këtë udhëheqje politike nuk ka pasur asnjë pendim apo debate publike për atë që ka ndodhur gjatë luftës, ndërkohë që kriminelët e dënuar të luftës vazhdojnë të nderohen. Dyqanet e suvenireve në kryeqytetin e Republikës Srpska, Banja Luka, shesin hapur postera, bluza dhe filxhanë me fytyrat e tyre, ndërsa rrugët dhe shkollat ​​në shumë qytete të Republikës Srpska mbajnë emrat e kriminelëve të luftës.

Për çudi, brezi i pasluftës – pasi është rritur në këtë mjedis urrejtjeje – përqafon plotësisht mohimin e gjenocidit dhe trashëgiminë e Mladić-it. Kryetari i Banja Lukës, Drako Stanivuković-i, një anëtar i kësaj gjenerate, është shembulli më i mirë i kësaj.

28-vjeçari jo vetëm që vazhdimisht refuzon të quajë Mladić-in, Karadžić-in dhe kriminelët e tjerë të luftës si të tillë, por ai gjithashtu duket se është tifoz i “çetnikëve” fashistë, forcave paramilitare jugosllave aleate me Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pikëpamjet radikale dhe aktivizmi i Stanivuković-it ka bërë që ai të marrë lavdërime të shumta, përfshirë këtu edhe nga krimineli i dënuar i luftës dhe çetniku i vetë shpallur Vojislav Šešelj.

Lëshimet ndaj kriminelëve të luftës

Fuqia që trashëgimia e Mladić-it vazhdon të ketë edhe sot ka të bëjë shumë me politikat perëndimore të lëshimeve.

Duket se Evropa Perëndimore nuk mori mësim nga fundi i viteve 1930 kur në mënyrë të përsëritur pranonte kërkesat e Hitlerit, duke shpresuar për paqe, e cila vetëm çoi në luftë. Pothuajse 60 vjet më vonë, ajo bëri të njëjtin gabim, kur u përpoq të bënte lëshime ndaj komandantëve të luftës së Republikës Srpska.

Në vjeshtën e vitit 1995, sapo ushtria boshnjake kishte filluar të përparonte kundër forcave Serbe, duke çliruar territore që ishin spastruar etnikisht, administrata e Klintonit nxitoi që t’i jepte fund luftimeve.

Ajo nxiti negociatat për paqe dhe ndërmjetësoi një marrëveshje që përcaktoi krijimin e Mladić-it dhe Karadžić-it, pra Republikën Srpska, në kushtetutën e Bosnjës, duke i dhënë asaj një njohje ndërkombëtare. Kjo lëvizje legalizoi dhe legjitimoi çështjen nacionaliste serbe dhe dërgoi një mesazh të fortë se ëndrra për një “Serbi të Madhe” është ende e gjallë, e madje e arritshme.

Gjatë dy dekadave që pasuan, Perëndimi vazhdoi të bënte lëshime ndaj asaj ideologjie gjenocidale. Kur Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Dodik-ut në 2017, Bashkimi Evropian vendosi të mos e ndiqte të njejtin shembull, pavarësisht njohjes së politikës së rrezikshme etnike që udhëheqësi serbë po luanin në Republikën Srpska. Në vitet që pasuan, kryeqytetet e BE-së vazhduan ta prisnin Dodik-un në vizita zyrtare, pa e qortuar fare për mohimin që i bënte gjenocidit.

Një shfaqje dobësie e tillë përballë ideologëve të gjenocidit ka sjellë në pikëpyetje integritetin e vlerave perëndimore dhe i kanë dërguar një sinjal të rrezikshëm pjesës tjetër të botës se, ndërmarrjet gjenocidale nuk do të vihen para përgjegjësisë dhe se udhëheqësit e tyre thjeshtë do të merren me të mirë.

Dënimet e dhëna për kriminelët e luftës, serbëve boshnjakë, nuk duket se i kanë dekurajuar mizoritë. Gjatë dekadës së kaluar, aktet gjenocidale kanë vazhduar të ndodhin në të gjithë botën, me, ose aspak reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Kriminelët e aspiruar të luftës e shohin çështjen e Mladić-it si model për mënyrën se si t’i legjitimojnë me sukses gjakderdhjet brutale. Terroristët e ekstremit të djathtë, si Anders Breivik-u dhe Brenton Tarrant-i, janë ndjerë gjithashtu të frymëzuar nga “heronjtë” e tillë si Mladić-i dhe Karadžić-i.

Në Republikën Srpska, këto lëshime kanë nxitur mbështetësit e Mladić-it dhe ka dekurajuar çdo lloj sfide ndaj narrativës dominuese që mohon gjenocidin. Kjo vetëm thellon mos funksionimin e shtetit boshnjak dhe e shtyn vendin gjithnjë e më afër katastrofës politike, apo edhe një konflikti tjetër gjenocidial.

Kjo tregon atë që Rajko Vasić-i, arkitekti i ideologjisë së partisë së Dodik-ut, tha kohët e fundit pasi u shkatërrua një kishë ortodokse e ndërtuar në mënyrë të paligjshme në tokën e një gruaje boshnjake në fshatin Konjevic Polje: “Në një luftë të ardhshme, shumë jetë të pafajshme do të zhduken për shkak të kësaj,” shkroi ai në Twitter.

Lëshimet, siç kemi mësuar nga historia, çojnë vetëm në luftë. 

Observer.al

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights