Saturday, April 27, 2024

Paralajmërimi: Franca rrezikon të përhapë Islamofobinë në krye të BE-së

Me marrjen e kryesisë së BE-së, ekziston frika se Parisi mund ta përdorë pozitën e vet për të përhapur politikat e saj islamofobe në bllok.

Datë:

Nga Dilara Aslan

Identiteti kombëtar francez, siguria e brendshme dhe lufta ndaj ekstremizmit fetar do të jenë pikat kryesore në zgjedhjet franceze të vitit 2022. Kjo përkon me marrjen e drejtimit të BE-së nga Parisi, duke ngritur shqetësime se pikëpamjet e tij të ashpra mund të ndikojnë tek anëtarët e bllokut.

Franca ka marrë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithatë, projekt-ligji i vendit kundër radikalizmit ka krijuar tashmë një klimë të pakëndshme për muslimanët e Francës. Ekspertët janë të shqetësuar se Parisi mund të përpiqet të imponojë pikëpamjet e veta anti-muslimane në tërë bllokun.

“Tani ka shembuj ku mund ta shihni ndërhyrjen e qeverisë franceze në nivel europian kur bëhet fjalë për ekzistencën e muslimanëve dhe dukshmërinë e tyre”, tha Farid Hafez, nga Universiteti Georgetown.

Duke renditur rastet e shumta kur qeveria franceze ka shkuar kundër Komisionit Evropian, Hafez përmendi rastin e Komisioneres Evropiane për Barazi Helena Dalli. Ajo u sulmua nga ministrat francezë për takimin që pati me përfaqësuesit e një organizate rinore muslimane. Organizata po merrte pjesë në një fushatë të organizuar nga Këshilli i Evropës. Ai po ashtu vuri në dukje grupin e të drejtave civile Alliance Citoyenne, që ka mbrojtur në mënyrë aktive të drejtat e grave muslimane. Por që më pas humbi financimin.

“Prandaj, unë mendoj se Franca do të imponojë pikëpamjet e saj në Europë. Pyetja është se sa vende të tjera evropiane do të lejojnë që qeveria franceze të ndikojë në mënyrën se si shihen dhe pozicionohen muslimanët në Bashkimin Evropian”.

Qeveria franceze njoftoi në fillim të këtij viti se do t’i shtonte kontrollet në vendet e adhurimit dhe shoqatat e dyshuara për përhapjen e të ashtuquajturës propagandë fetare ekstremiste.

Goditja erdhi pas vrasjes në muajin tetor 2020 të mësuesit Samuel Paty. Ai u vu në shënjestër pas një fushate në internet kundër tij për shfaqjen e karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi. Karrikaturat ishin botuar më herët nga revista satirike Charlie Hebdo .

Hafez theksoi se pas vdekjes së Paty-s, Franca dhe Austria në veçanti kërkuan që BE-ja të lëshonte një deklaratë të ashpër duke e inkuadruar problemin si të rrënjosur në Islam. Shumica e vendeve të BE-së u tërhoqën, tha ai, duke shpjeguar se për këtë arsye presidenca e Francës mund të mos rrisë drejtpërdrejt pikëpamjet islamofobike brenda BE-së.

Sulmi erdhi në mes të një debati të nxehtë mbi fushatën e Macronit kundër asaj që ai e quajti “separatizëm islamist” në komunitetet e emigrantëve. Muslimanët konservatorë akuzohen se refuzojnë shekularizmin, fjalën e lirë dhe vlerat e tjera që mësohen në shkollë.

“Unë shoh se Franca është një nga vendet më problematike kur bëhet fjalë për islamofobinë në Europë”, tha Hafez. “Franca ka qenë një nga qeveritë më të ashpra në legjislacionin kundër muslimanëve. Ne shohim jo vetëm ndalime të hixhabit, por edhe pas vrasjes së Paty-s, qeveria franceze e përdori këtë incident për të goditur shoqërinë civile muslimane – bastisi xhamitë dhe madje mbylli organizatat anti-raciste për asgjë tjetër veçse pse flisnin kundër islamofobisë.”

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme, që nga nëntori 2019 janë inspektuar 3881 objekte dhe janë mbyllur 126, kryesisht biznese të vogla, por edhe dy shkolla.

Ligji i propozuar dhe Programi Celula Luftimin e Islamin Radikal, i udhëhequr nga prefektë në çdo rajon, janë vetëm pjesë e një operacioni shumështresor për të shpartalluar ata që autoritetet i quajnë “armiq të Republikës”.

Ministria e Brendshme tha në dhjetor se rreth 100 xhami dhe salla lutjesh janë hetuar gjatë muajve të fundit për shkak të dyshimit se ato po përhapnin ideologji “separatiste”.

Gjashtë vende ishin duke u hetuar me synimin për t’i mbyllur në bazë të ligjeve franceze kundër ekstremizmit dhe separatizmit, tha ai.

Popullsia muslimane e Francës vlerësohet të jetë rreth 5 milionë njerëz. Shumë prej tyre kanë origjinës familjare nga Algjeria, ose pjesë të tjera të perandorisë së mëparshme të Francës.

Frika e përhapjes së politikave islamofobe në BE

Duke folur për Daily Sabah, Abdennour Toumi, ekspert i Afrikës së Veriut në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme (ORSAM) me qendër në Ankara, tha se rrënjët e atmosferës aktuale anti-islame kthehen te “retorika e vendosur nga partia e ekstremit të djathtë e znj. Marine Le Pen (RN), mediat korporatiste dhe elita arrogante anti-muslimane në lagjet elegante pariziene të bregut të djathtë dhe të majtë,” të rritur nga disa sulme terroriste që ka pësuar vendi.

“Emmanuel Macron është i moderuar dhe nuk besoj se është anti-musliman. Por mbijetesa e tij politike dhe imperativët e sulmeve pas Charlie Hebdo dhe Parisit, kanë formësuar politikën e tij ndaj Islamit. Kështu, ai don të zbuste muslimanët në Francë si presidenti Nicolas Sarkozy,” tha ai.

Toumi nuk beson se Franca do të jetë e suksesshme në ndikimin e politikave të bllokut mbi Islamin dhe komunitetin musliman. Megjithatë, ai paralajmëron se ministri i brendshëm i vendit është më agresiv dhe synon të çrrënjosë të ashtuquajturin Islam “radikal”.

“Sa i përket reagimit të BE-së për Islamin, çështja nuk është homogjene për 27 anëtarët. Ato aktualisht po përballen me sfida të tjera si variantet e pandemisë COVID-19 dhe çështjet makroekonomike”.

Duke folur për efektet e politikave të Francës në komunitet, Toumi thekson se grupi minoritar prej miliona njerësish është ende i mbrojtur nga ligjet kombëtare dhe evropiane.

“Çështja e Islamit ‘radikal’ e ka ndërlikuar luftën reale të kësaj çështjeje të mprehtë. Ajo ka nevojë për mjete të thella logjistike dhe edukative që një ditë të përmbajë këtë çështje të sigurisë kombëtare që u shndërrua në diskurs politik. Në fund të fundit, muslimanët në Francë janë integruar mirë dhe brezi i tretë i emigrantëve muslimanë, veçanërisht komunitetet e Magrebit, ndihen plotësisht francezë dhe patriotë.”

Ai thotë se politika të tilla “do të destabilizonin më tej presidentin Macron”, i cili është në prag të një zgjedhjeje të nxehtë presidenciale që do të zhvillohet në pranverë.

Priten veprime më të ashpra në prag të zgjedhjeve presidenciale

“La laicite është bërë feja e shtetit,” shtoi Toumi.

Macron u akuzua nga kritikët e majtë në atë kohë për stigmatizimin e komunitetit më të madh musliman të Evropës dhe për zemërimin e ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve të vitit 2022.

Por në të djathtë, votuesit dhe politikanët kanë kërkuar prej kohësh veprime më të ashpra për të rivendosur autoritetin e shtetit në atë që një grup mësuesish e përshkruan në një libër të 2015i-ës si “territoret e humbura të Republikës”.

Ato përfshijnë ekspertin e diskutueshëm të medias Eric Zemmour, një kandidat i mundshëm për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai ka deklaruar vrasjen e Paty-s si provë se Franca është në një “luftë civile” me muslimanët radikalë.

Toumi tha se muslimanët përfaqësojnë vetëm rreth 1% të trupit elektoral francez. Vota e tyre nuk rëndon seriozisht në zgjedhjet kombëtare ku votojnë përgjithësisht të moshuarit dhe jo të rinjtë.

Macron, i cili u zgjodh në vitin 2017 me një zotim për të reformuar Francën dhe për të rivendosur statusin e saj si një fuqi globale, është favoriti dërrmues për të fituar zgjedhjet. Por analistët paralajmërojnë se fitorja e tij nuk është aspak e sigurt.

“Këto zgjedhje do të jenë historike dhe përfundimisht do të krijojnë një zhurmë e madhe politike në Republikën e Pestë Franceze,” tha Toumi, duke treguar se sfiduesi kryesor i Macron është kandidatja republikane Valerie Pecresse.

Pecresse bëri fushatë mbi premtimet për të përgjysmuar numrin e lejeve të qëndrimit për migrantët jashtë BE-së, për të ashpërsuar dënimet gjyqësore në lagjet e vështira ku policia është nën presion, si dhe për të ndaluar gratë që shoqërojnë fëmijët e tyre në udhëtimet shkollore të mbajnë shami muslimane.

“Ndjej zemërimin e njerëzve që ndihen të pafuqishëm përballë dhunës dhe rritjes së separatizmit islamik, të cilët ndjejnë se vlerat dhe mënyra e tyre e jetesës kërcënohen nga imigrimi i pakontrolluar,” tha ajo.

“Është një mundësi për muslimanët që të dalin si një aktor serioz në politikën franceze dhe do të krijojnë një imperativ të ri social dhe politik në zgjedhjet e ardhshme.”

Toumi tha se komuniteti musliman në Francë duhet të bashkohet dhe të bëjë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Zëri i tyre mund të jetë një argument i fortë për të pazërit dhe do të heshtë elitën dhe politikanët anti-muslimanë.”

Hafez tha se shqetësimi kryesor i Francës është e ardhmja e shoqërisë franceze. Parisi nuk dëshiron që muslimanët e vetëorganizuar, të cilët janë krenarë për identitetin e tyre fetar, të thonë se çfarë është Franca dhe si duhet të duket në të ardhmen.

Pushteti është problemi

“Çështja e islamofobisë është çështje pushteti, është çështje e rolit të muslimanëve në Francë sot dhe nesër.”

Vitin e kaluar, Franca u përfshi në një grindje të ashpër me vendet muslimane, përfshirë Turqinë, mbi deklaratat dhe politikat e bëra nga zyrtarët e lartë francezë pas ripublikimit të karikaturave fyese të Profetit Muhamed. Muslimanët në mbarë botën e denoncuan vendimin e revistës satirike franceze Charlie Hebdo për të ribotuar karikaturat që nuk respektojnë fenë dhe profetin.

Observatoire National de Lutte contre l’Islamophobie regjistroi 235 akte islamofobe nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2020, një rritje prej 53% nga viti i kaluar. Sipas një raporti prej 886 faqesh të titulluar “Raporti i Islamofobisë Europiane 2020” i bashkëredaktuar nga Enes Bayrakli, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Turko-Gjerman me qendër në Stamboll dhe Hafez, ka pasur një rritje prej 14% në aktet islamofobe dhe 79% rritje të kërcënimeve.

“Viti 2020 shënon një pikë kthese për islamofobinë dhe trajtimin e muslimanëve në Francë,” thuhet në raport, duke shtuar se për disa vitesh tashmë, qeveria franceze ka “keqpërdorur konceptin e “laïcité” (versioni francez i shekularizmit) për ta bërë atë një armë në dëm të muslimanëve francezë dhe Islamit. Kjo ka çuar në përjashtimin socio-ekonomik të shumë muslimanëve, dhe në veçanti të grave muslimane që mbajnë shami”.

Shada Islam, në një artikullin të botuar në Guardian, preku gjithashtu atë që ajo e quajti “paniku i muslimanëve të Francës” dhe tha se “fiksimi i Francës me muslimanët, dikur i kufizuar te grupet e ekstremit të djathtë të BE-së, tani është shtrirë në të gjithë spektrin politik evropian; Islami shihet ose si një kërcënim për traditat kombëtare laike ose për idenë e “Europës së krishterë”.

Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights