Thursday, April 25, 2024

Jehona e Holokaustit në gjenocidin ndaj muslimanëve rohinga

Qeveria birmaneze po ndjek skemën e regjimeve ekstremiste si nazistët

Datë:

Nga Wai Wai Nu dhe David Wirtschafter

Kanë kaluar pesë vjet që kur ushtria birmaneze filloi masat brutale ndaj myslimanëve Rohinga, duke detyruar rreth 700,000 njerëz të ikin në Bangladeshin fqinj. Kjo fushatë gjenocidale u shënua me vrasje masive, dhunë seksuale dhe rrënim të fshatrave të tërë. Ajo sinjalizoi gjithashtu një përshkallëzim të dhunës që vazhdon edhe sot e kësaj dite kundër pakicave etnike dhe fetare, si dhe aktivistëve pro-demokracisë. Muajin e kaluar, qeveria tronditi botën duke ekzekutuar katër aktivistë të demokracisë pa një proces të rregullt ligjor.

Përgjigja ndërkombëtare ndaj këtyre mizorive ka qenë zhgënjyese dhe aspak e përshtatshme. Megjithëse e njëjta ushtri që organizoi një grusht shteti në shkurt 2021 ka terrorizuar popullin Rohinga për dekada, SHBA-ja vetëm së fundi përcaktoi në mars se veprimet e saj përbënin gjenocid – diçka që ne kemi kërkuar që qeveria amerikane të bëjë prej vitesh.

Kjo deklaratë u pasua nga një raund i ri sanksionesh nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe kundër zyrtarëve të lartë burmezë dhe bizneseve të lidhura me ushtrinë. Ndonëse këto janë të gjitha hapa të rëndësishme përpara, duhet bërë shumë më tepër. Ne i bëjmë thirrje SHBA-ve që të zbatojnë një strategji gjithëpërfshirëse midis agjencive të ndryshme për të sjellë demokracinë në Birmani njëherë e përgjithmonë. Po ashtu duhet të ketë një përgjigje më të koordinuar ndërkombëtare që u hap refugjatët rrugën për të pasur akes në strehim, punë dhe mundësi arsimimi në vendet ku ndodhen, derisa të mundësohet një kthim i sigurtë i tyre në shtëpi.

Qeveria birmaneze po ndjek skemën e regjimeve ekstremiste si nazistët

Ne e kemi parë këtë skenar më parë. Në shumë mënyra, qeveria birmaneze po ndjek skemën e regjimeve ekstremiste si nazistët gjermanë. Junta ia hoqi të drejtat popullit Rohinga me Aktin e Shtetësisë së Birmanisë në vitin 1982, ashtu siç bëri Gjermania naziste me ligjet e Nurembergut në 1935; Sulmet gjithëpërfshirëse në fshatrat Rohinga të kujtojnë brutalisht pogromet naziste të vitit 1938; dhe kryqëzata për të shfarosur popullin Rohinga i bën jehonë frymës dhe qëllimit të Holokaustit.

Është thellësisht zhgënjyese të shikosh historinë që përsëritet. Në vitet 1930 dhe ‘40, amerikanët dhe inteligjenca britanike ishin në dijeni të kampeve të shfarosjes që synonin hebrenjtë, por miliona vdiqën përpara se të ndërmerreshin veprime konkrete. Sot, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për tmerret që po i shkaktohen popullit Rohinga: dhjetëra mijëra janë vrarë që nga ofensiva e vitit 2017; më shumë se 900,000 refugjatë Rohinga jetojnë në kampe të mjerueshme në Bangladesh; rreth 100,000 Rohingya po zhvendosen në një ishull të izoluar (shumë kundër vullnetit të tyre), të ekspozuar ndaj stuhive; po ashtu edhe të tjerë që kanë ikur në vende si India, Malajzia dhe Tajlanda përballen me diskriminim, arrestime arbitrare dhe dëbim të detyruar. 

Udhëheqësit botërorë kanë dënuar veprimet e juntës dhe kanë treguar gatishmëri për të mbështetur përpjekjet e ndihmës humanitare. Por fjalët tingëllojnë të zbrazëta pa veprime kuptimplota.

Ne e dimë se SHBA-të mund të mobilizojë rrjete efektive ndërmjet agjencice në kohë krize. Në janar 1944, për shembull, presidenti Franklin D. Roosevelt krijoi Bordin e Refugjatëve të Luftës, i cili mblodhi së bashku anëtarët e Departamenteve të Shtetit, Luftës dhe Thesarit për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës për hebrenjtë e arratisur. Bordi krijoi një strehë refugjatësh në Upstate të Nju Jorkut, ndihmoi organizatat private me përpjekjet e ndihmave, nisi një fushatë mediatike për të penguar autorët dhe madje mbështeti negociatat klandestine për çlirim– të gjitha këto shpëtuan dhjetëra mijëra jetë.  

Ne e dimë gjithashtu se bota mund të lëvizë shpejt, kohezivisht dhe praktikisht. Marsin e kaluar, brenda një muaji pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, SHBA-të u zotuan të sigurojnë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë për ndihmën humanitare; u dha shumë ukrainasve status e mbrojtjes së përkohshme, duke i lejuar ata të qëndrojnë dhe të punojnë deri në 18 muaj pa dokumentet e nevojshme; dhe u angazhuan për pranimin e 100,000 refugjatëve ukrainas, mes shërbimeve të tjera.

Vendet evropiane filluan reagimin e tyre të koordinuar, duke lehtësuar kërkesat e imigracionit dhe duke lëvizur për të rivendosur Direktivën e Mbrojtjes së Përkohshme që do t’u jepte refugjatëve të drejta për një leje qëndrimi, akses në punë, strehim dhe arsim. 

Krejt e kundërta ndodh me popullin Rohinga, i cili vazhdon të përballet me një të ardhme të pasigurt. Nëse bota nuk po punon në mënyrë aktive drejt riatdhesimit të sigurt dhe vullnetar, atëherë ne po i braktisim ata; nuk ka asgjë të vështirë për të kuptuar këtu.  

Tani, kur bëhet fjalë për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë krizë, ne duhet të fokusohemi të zëri i popullit Rohinga. Kjo është arsyeja pse sëbashku, me një koalicion prej më shumë se 300 aktivistësh Rohinga, hebrenj amerikanë, rabinë, kantorë dhe mbështetës, i kemi dërguar një letër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, duke i kërkuar që SHBA të rrisë presionin mbi ushtrinë birmaneze duke sanksionuar naftën dhe sektorin e gazit, që përbëjnë burimin më të madh të të ardhurave të juntës.

Sanksionet e mëparshme ishin të mirëseardhura, por nuk e kanë goditur ushtrinë aty ku dhemb. Bashkimi Evropian ka sanksionuar tashmë Ndërmarrjen e Naftës dhe Gazit të Mianmarit. Nëse SHBA-të ndjekin të njejtin shembull, do të dërgojnë një mesazh të fortë dhe të unifikuar global se junta nuk mund të veprojë pa u ndëshkuar.

Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë presion ndaj qeverisë së Bangladeshit dhe OKB-së për të përmirësuar kushtet në kampet e refugjatëve. Përkeqësimi i kushteve po rrezikon mirëqenien e refugjatëve, ku gati gjysma e tyre janë nën moshën 18 vjeç. SHBA-të duhet të rrisin mbështetjen e tyre për çështjet ndërkombëtare kundër ushtrisë birmaneze.

Ne mirëpresim vendosmërinë në lidhje me gjenocidin dhe zotimin për të mbështetur Mekanizmin Hetimor Ndërkombëtar të OKB-së për Mianmarin dhe rastin e Gambisë. Megjithatë, ne gjithashtu i bëjmë thirrje SHBA-ve që t’i referojë mizoritë e juntës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të forcuar përpjekjet globale për të mbajtur përgjegjëse qeverinë birmaneze.  

Ne e dimë se as Departamenti i Shtetit dhe as Presidenti Joe Biden nuk mund të veprojnë vetëm; se Kongresi duhet gjithashtu të tregojë lidership serioz për këtë çështje duke miratuar Aktin e Birmanisë. Dhe ne e dimë se të vetme SHBA-të nuk mund të arrijnë drejtësi për popullin Rohinga; se një përgjigje gjithëpërfshirëse dhe e koordinuar ndërkombëtare është çelësi i këtij suksesi. Ne e dimë gjithashtu se çdo ditë që nuk veprojmë është një ditë më shumë ku njerëzit vdesin.

Shpesh dëgjohet refreni “Kurrë më” kur kujtojmë Holokaustin. Nëse si shoqëri jemi të sinqertë për këtë, duhet ta nënkuptojmë këtë për këdo, kudo dhe kurdo. “Kurrë më” duhet të jetë më shumë se një slogan për mbijetesën e hebrenjve, ai duhet të jetë një himn për mbijetesën njerëzore.

Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights