Friday, April 19, 2024

Stereotipizimi i grave muslimane në kinemanë perëndimore

Vendimi i marrë ndaj simboleve islame në Zvicër është normalizim i paragjykimeve anti-muslimane në mesin e spektrit politik dhe reflektim i krizës identitare të Europës.

Datë:

Nga İrem Yaşar

Ashtu si format e tjera të artit, kinemaja është pasqyrim i realitetit. Megjithatë, realiteti në ekran nuk është i natyrshëm, që do të thotë se arti i shtatë i prezanton publikut të tij një realitet të riprodhuar nga dora e njeriut. Ndonëse kinemaja, si një gjuhë e rëndësishme artistike, ka pasqyruar jetën dhe realitetin e strukturuar nga shoqëria që në fillimet e saj, ajo po ashtu i ka përfaqësuar gratë në mënyra të ndryshme për më tepër se 100 vjet.

Me kalimin e kohës, ky përfaqësim i grave në ekranin e madh filloi të shqyrtohej dhe kritikohej. Kritika kryesore kishte të bënte me faktin se gratë pasqyroheshin në mënyrë të shtrembëruar dhe në përputhje me interesat e kulturës patriarkale. Me diversifikimin e produksioneve, këtyre problemeve parësore iu shtuan kritika të tjera. Midis këtyre kritikave që pasuan ishte dhe çështja e diversitetit.

Në fakt, diversiteti është fokusi më i madh i sektorëve të kinemasë dhe televizionit sot,  jo vetëm për sa i përket përfaqësimit të grave, por edhe përshkrimit të përgjithshëm të të gjitha llojeve të njerëzve në ekran. Në median vizuale, diversiteti nënkupton më tepër përfaqësim të grupeve të ndryshme racore ose etnike, grave, individëve LGBTQ+ dhe njerëzve me aftësi të kufizuara konjitive ose fizike. Edhe pse sektorët e kinemasë dhe televizionit filluan t’i kushtojnë më shumë vëmendje diversitetit pas shumë kritikave të ashpra, përfaqësimi  grupeve pak të nënpërfaqësuara mund të jetë ende problematik.

Po ashtu, ka pasur një rritje të lehtë në përfaqësimin e grave muslimane në prodhimet e fundit, por portretizimi i tyre potencialisht i pasaktë ka shkaktuar polemika më të mëdha. Annenberg Inclusion Initiative e Universitetit të Kalifornisë Jugore ka kryer një hulumtim mbi përfaqësimin e muslimanëve në ekran në qershor të këtij viti. Duke ekzaminuar 200 filmat më të njohur të prodhuar nga 2017 deri në 2019 në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Zelandën e Re, iniciativa zbuloi se Mbretëria e Bashkuar kishte shkallën më të lartë të pranisë së grave muslimane në ekran me 36.7%. Kjo normë pasohej nga SHBA-të me 25.5%, Australia me 15.9% dhe Zelanda e Re pa përfaqësim.

Anjli Mohindra në rolin e Naidës në një xhirim të palëvizshëm nga “The Bodyguard”.

Edhe pse pothuajse një e katërta e popullsisë së botës është muslimane, këto norma përfaqësimi mbeten ende shumë të ulëta. Megjithatë, diskutimi më i madh rreth përfaqësimit të grave muslimane në ekran ka të bëjë në fakt me mënyrën si janë formuar personazhet e tyre në filmat dhe serialet televizive perëndimore. Në shumicën e këtyre prodhimeve shihet se femrat muslimane janë përgjithësisht të stereotipizuara. Për shembull, gratë muslimane paraqiten si personazhe të ndrydhura dhe të heshtura, shpesh të manipuluara nga burrat. Në një përshkrim tjetër, ato janë të profilizuara si personazhe radikale, të cilat përgjithësisht janë të përfshira në aktivitete terroriste. Ose paraqiten si individë që duhet të çlirohen nga një perëndimor, një burrë i bardhë. Për më tepër, sipas hulumtimit të Annenberg Inclusion Initiative, gratë muslimane shfaqen kryesisht si partnere romantike dhe anëtare të familjes.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Mesut Bostan, një akademik në departamentin e radio-televizionit dhe kinemasë në Universitetin Marmara, tha se produksionet perëndimore krijojnë një fantazi orientale me këto përshkrime problematike të grave. Sipas akademikut, femrat muslimane janë një mister i panjohur për Perëndimin dhe kjo ka rezultuar në krijimin e disa fantazive për këto femra në këtë rajon.

Në prodhimet kinematografike perëndimore, producentët nuk dinë asgjë për gratë muslimane dhe ata thjesht përpiqen t’i pasqyrojnë këto personazhe në përputhje me këndvështrimin e tyre, sipas Navid Akhtar, CEO i shërbimit të transmetimit të videove në internet Alchemiya. Në një intervistë për AA, CEO tha se perspektiva e producentëve perëndimorë në lidhje me gratë muslimane nuk është e saktë.

Mina El Hammani në rolin e Nadias në një xhirim të palëvizshëm nga “Elite”.

Sipas Bostan, përfaqësimi i shtrembëruar i grave muslimane në filma dhe seriale televizive mund të ngjajë me pikturat e orientalistëve të epokës osmane. Megjithëse këta artistë nuk e kanë parë kurrë haremin, ata kanë arritur të krijojnë shumë kryevepra që përshkruajnë jetën e haremit. Megjithatë, këto përshkrime nuk nuk kanë qenë asgjë më shumë se sa fantazitë e tyre personale.

Në Perëndim, ekziston në fakt një diskurs i përgjithshëm rreth grave muslimane që i paraqet ato si një kërcënim për traditat laike dhe vlerat e lirisë. Pasqyrimi problematik i këtyre grave në ekran tregon thjeshtë fuqinë e medias në afirmimin e tjetërsimit të grave muslimane në atë diskurs të përgjithshëm.

A është e mundur një alternativë?

Netflix është një nga platformat që tërheq më shumë reagime ndaj serialeve dhe filmave të tij televizivë që paraqesin përfaqësime të stereotipizuara dhe të shtrembëruara të grave muslimane. Mbaj mend që i kam parë “The Bodyguard” dhe “Elite” në këtë platformë pothuajse në të njëjtën kohë. I pari është një thriller për një veteran lufte, i cili është caktuar të mbrojë një politikan, e dyta është një dramë spanjolle për adoleshentë. Por përfaqësimi shumë shqetësues i grave muslimane ishte një gjë e përbashkët e të dyja produksioneve dhe ishte e gdhendur në kujtesën time.

Në “The Bodyguard”, Anjli Mohindra portretizon një grua me hixhab të quajtur Nadia. Ajo portretizohet në mënyrë krejtësisht stereotipizuese. E veshur me një shall të zi, Nadias duket se i ishte shplarë truri nga burri i saj për të vrarë veten. Por më vonë ajo shpëtohet nga aktori kryesor Richard Madden. Fillimisht mendova se ajo ishte përshkruar si një personazh i manipuluar, i shpëtuar nga një hero i bardhë, mashkull, por rezultoi se ajo ishte organizatorja terroriste pas të gjitha sulmeve të mëvonshme që u shpalosën gjatë serialit. Gjegjësisht, ajo pasqyronte stereotipin kërcënues.

Mina El Hammani në rolin e Nadias në një xhirim të palëvizshëm nga “Elite”.

Kur bëhet fjalë për serialin “Elite”, shohim një vajzë tjetër të quajtur Nadia. Kjo studente inteligjente me bursë mban hixhab në sezonin e parë të serialit, dhe më pas në sezonin e dytë ajo shfaqet me një pamje shumë seksi duke e hequr hixhabin teksa hyn në një lokal. Problemi këtu nuk është nëse ajo mban hixhab apo jo (pasi ky është një vendim krejtësisht personal i një gruaje), por seriali lë të kuptohet qartë se Nadia u bë e lirë vetëm pasi e hoqi hixhabin.

Ndërsa shumë përshkrime të ngjashme problematike tërheqin vëmendjen e medias, bota muslimane duhet ta përshkruajë veten në mënyrën e duhur duke prodhuar filmat dhe serialet e veta, sipas Akhtar. “Ne nuk mund t’i kontrollojmë mediat. Ne prodhojmë ndoshta vetëm 5% të Hollivudit. Nga këndvështrimi musliman, ne nuk shpenzojmë mjaftueshëm para dhe nuk trajnojmë mjaftueshëm njerëz në sektorin e kinemasë.”

Shumë profesionistë të tjerë të kinemasë mendojnë njësoj si Akhtar për këtë çështje. Për shembull, aktori Riz Ahmed, muslimani i parë i nominuar për aktorin më të mirë në Academy Awards, nisi një iniciativë me shumë partnerë për të përmirësuar mënyrën se si muslimanët përshkruhen në filma pasi studimi i më sipërm zbuloi se ata rrallë shfaqen në filma dhe kur ndodh, ata portretizohen në një dritë negative. Shpresoj të shohim më shumë përpjekje për të përmirësuar mënyrën e përshkrimit të muslimanëve dhe grave muslimane në ekran! 

Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?

Dita Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë: një thirrje globale për veprim

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të luftuar Islamofobinë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.

Manipulimi me “Fenë e vjetër’ të shqiptarëve në letërsinë shqipe

Falsifikimi i fakteve dhe i të vërtetave historike dhe fetare, për gjoja “fenë e vjetër- “krishterimin dardan”, nuk i bën asnjë dobi krishterimit sot ndër shqiptarë.
Verified by MonsterInsights