Saturday, May 4, 2024

Njihuni me dy gratë muslimane që çuan një pjesëz të Shqipërisë në majat e shkencës europiane

Interesante dhe të thella janë arsyet përse këto vajza kanë zgjedhur t’i dedikohen shkencës dhe ekziston edhe nje lidhje e fortë mes besimit të tyre dhe zgjedhjes në fjalë.

Datë:

Suksesi përkufizohet në mënyra të ndryshme në varësi të asaj që njerëzit i japin përparësi. Për dikë suksesi mund të jetë pasurimi e për dikë tjetër pozita në ndonjë organizatë. Por ka diçka që disa e vlerësojnë më shumë se çdo gjë tjetër; impaktin pozitiv në shërbim të shoqërisë. Nëse karburanti i suksesit është qëllimi dhe pasioni, atëherë vullneti, puna e palodhur, sakrifica dhe vendosmëria e palëkundur janë mjetet që ta mundësojnë arritjen e suksesit. 

Të tilla janë dhe dy përsonazhet tona. Ato janë gra që kanë besuar në ëndrrën  e tyre, e mbi të gjitha kanë derdhur djersë deri në pikën e fundit për ta relizuar atë. Ato i përkasin asaj kategorie grashë me të cilat na pëlqen të mburremi të gjithë e që na shërbejnë si shembull frymëzimi e shprese se asgjë në jetë nuk është e pamundur nëse ke forcën dhe vullnetin e duhur për të arritur atë që don, pavararësisht se nga vjen.

Eriomina Shahaj dhe Egesta Lopci janë dy nga këto gra të guximshme, dy shkencëtare muslimane të cilat u larguan nga vendlindja e tyre, Shqipëria, në moshë fare të re me një ëndërr me vete, duke besuar fort se vendi që kishte pritur shumë shqiptarë të tjerë para tyre, do t’u jepte dhe atyre shansin për të realizuar atë ëndërr që vendi i tyre i varfër nuk kishte mundur t’ua përmbushte. Dhe kështu ndodhi. Pas një rrugëtimi të gjatë plot mund e sakrifica, pasioni, talenti e mbi të gjitha puna e tyre e palodhur  në fund u shbërblye. Ato kanë arritur të thyejnë çdo stereotip që ekziston mbi faktin e të qënit grua, emigrante, muslimane, por edhe të kalojnë me sukses sfidat që të sjell të qënit bashkëshorte dhe nënë njëkohësisht . 

Eriomina ka arritur që të kryejë doktoraturën në shkencat biologjike në moshë fare të re. Tani ajo është pjesë e stafit të Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano. Si emgrante, e muslimane njëkohësisht, rruga e saj nuk ka qenë e lehtë. Shpeshherë, asaj i është dashur të përballet me mentalitetin diskriminues që ekziston në auditorët e universitetit, por dhe në rrugë, aty ku ndërthuren bashkë të gjitha nivelet e eksperiences njerëzore. Por kjo nuk e ka pezmatuar atë që të vazhdojë rrugët drejt realizimit të ëndrrës së saj për t’u bërë shkencëtare, por njëkohësisht edhe për t’u bërë versioni më i mirë i vetvetës. Pasioni i saj “për të zbuluar të bukurën në të padukshëm” i ka dhënë asaj forcën e nevojshme që t’i bëjë ballë të gjithë pengesave në rrugën drejt arritjes së objektivave të saj. Eriomina shprehet e kenaqur që tashmë mundi i saj është shpërblyer dhe i ka dhënë mundësinë të ndihet e përmbushur e të punojë në një ambjet ku njerëzit janë më mendjehapur dhe më dashamirës ndaj diversitetit dhe bashkëjetesës me njerëzit e të gjitha besimeve.

Ngjashëm, edhe Egesta, vajza shkodrane e cila u largua nga  Shqipëria 20 vite më parë, ka mbaruar studimet e saj si studente e ekselencës në Universitetin e Bolonjës dhe sot është studjuese e avancuar e mjekësisë bërthamore. Ajo është angazhuar si mjeke në spitalin “Humanitas” në Milano, ka punuar si relatore për masterin e hematologjisë pediatrike në “La Sapienza” në Romë dhe është anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqatën Evropiane të Mjekësisë. Vetë presidenti italian i ka dorëzuar asaj dekoratë mirënjohjeje si një ndër personalitetet e mjekësisë që ia ka dedikuar jetën zbulimeve ndaj tumoreve.

Egesta ka dhënë kontributin e saj edhe në fushën akademike. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave shkencorë, ku i fundit është libri universitar në gjuhën italiane i titulluar “Compendio di Diagnostica Medico Nucleare”, në lidhje me diagnostikimin e sëmundjeve tumorale. Ajo ka marrë çmim nga Shoqata Evropiane e Mjekësisë Bërthamore, (EAMN). Ndërsa në qershor të këtij viti ajo u dekoruar me një tjetër çmim nga Ministria e Shëndetësisë në Itali në kuadër të projektit Starting Frant. Egesta ishte njëra ndër 146 hulumtuesit e  rinj nën moshën 33 vjeç, e cila fitoi të drejtën për një fond për kërkimet e saj shkencore në fushën e shëndetësisë për vitin 2018, duke u klasifikuar kështu si një nga shencëtarët e rinjë më me impakt në shoqëri. 

Interesante dhe të thella janë arsyet përse këto vajza kanë zgjedhur t’i dedikohen shkencës dhe ekziston edhe nje lidhje e fortë mes besimit të tyre dhe zgjedhjes në fjalë.

Egesta shprehet se Islami ka patur një ndikim të madh në rrugën e saj për t’u bërë shkencëtare. “Islami nxit besimtarët, qoftë meshkuj apo femra, që të bëjnë pyetje ekzistenciale në mënyrë të vazhdueshme, të njohin veten dhe botën përreth, duke u përpjekur për të gjetur përgjigje për këto pyetje” – shpjegon Egesta.

Sigurisht, arritjet e mëdha të këtyre vajzave dhe të të ngjshmeve me to nuk kishin si të kalonin pa u vënë re dhe nga media. Një dokumentar i realizuar kohët e fundit i titulluar: “Velli di cristallo – Shami prej Kristali”. Gratë dhe Islami në Italinë e kërkimit shkencor” hedh dritë mbi raportin e grave dhe shkencës me anë të historive përsonale të studjuesëve të ndryshme që jetojnë në Itali. Kontributi i tyre vlerësohet si një përpjekje për të sjellë një pjesëz të Shqipërisë në majat e kërkimit shkencor europian. Dokumentari është shfaqur gjatë Festivalit të Shkencës të mbajtur në Gjenova në dhjetor të vitit 2018. 

Observer.al

Nada Dosti
Nada Dosti
Studjuese dhe gazetare e pavarur. Aktualisht po kryen doktoraturën në Universitetin e Shkencave Sociale, dega Studime për Rrjetet Sociale. Është bashkëutorja e Raportit Europian për Islamofobinë, përgjegjëse për Shqipërinë për vitet 2019, 2020, dhe 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights